Pikat kryesore të veçorive

Eksploroni disa nga veçoritë e EC40 të krijuara për t'ju ndihmuar të mbani ritmin me jetën.

Lidhje e thjeshtë

Google Maps

Arrini lehtësisht destinacionin tuaj duke përdorur Google Maps. Është integruar në sistemin e informacionit dhe argëtimit të EC40 për të bërë shumë të lehtë aksesimin e informacionit mbi trafikun në kohë reale. Përfitoni navigim të përditësuar kur kushtet ndryshojnë ose kur merrni një kthesë të gabuar, dhe gjeni stacionet e karikimit në rreze të afërt kur të jetë koha për rikarikim.

Google Assistant

Flisni me asistentin e Google për ndihmë pa pasur nevojë të përdorni duart. Gjeni lehtësisht muzikë, dërgoni mesazhe dhe bëni telefonata, merrni përgjigje për pyetjet e kërkuara dhe më shumë, që të mund të fokusoheni në drejtimin e automjetit.

Google Play

Qëndroni të lidhur me jetën tuaj dixhitale me Google Play. Përdoreni për të aksesuar aplikacionet dhe shërbimet tuaja të preferuara dhe bëjeni çdo udhëtim më argëtues dhe relaksues.

Ekrani qendror i Volvo EC40 shfaq një masazh konfirmimi për përditësimin e softuerit.Përditësime të thjeshta të softuerit

Mbajeni lehtësisht softuerin e makinës tuaj të përditësuar. Përditësimet përmes ajrit dërgojnë versionin më të fundit të veçorive të bazuara në softuer, nga reja kompjuterike në makinën tuaj. Gjithashtu, është e thjeshtë të shtohen veçori të reja të bazuara në softuer.

Ekrani qendror i Volvo EC40 shfaq disa aplikacione të disponueshme në makinë.Paketa e shërbimeve dixhitale

Një paketë shërbimesh dixhitale ju jep akses në aplikacionet ekskluzive të transmetimit dhe argëtimit në makinë. Me internet pa limit të përfshirë në paketën tuaj të shërbimeve dixhitale, mund të shijoni gjithçka që ofrojnë aplikacionet tuaja të preferuara. Mësoni rreth paketës së shërbimeve dixhitale të disponueshme në tregun tuaj kur makina juaj e re Volvo të dorëzohet.

Ekrani qendror i Volvo EC40 shfaq disa aplikacione të disponueshme në makinë.Apple CarPlay

Bëni telefonata, dërgoni mesazhe, përdorni hartat dhe luani muzikë pa i hequr sytë nga rruga duke përdorur Apple CarPlay. Apple CarPlay është plotësisht i përputhshëm si standard me Volvo EC40 për modelet më të reja se Apple iPhone 5.

Apple CarPlay

Apple CarPlay dhe iPhone janë marka tregtare të Apple Inc.

Ekrani qendror i Volvo EC40 shfaq një masazh konfirmimi për përditësimin e softuerit.
Ekrani qendror i Volvo EC40 shfaq disa aplikacione të disponueshme në makinë.
Ekrani qendror i Volvo EC40 shfaq disa aplikacione të disponueshme në makinë.
Google Maps

Arrini lehtësisht destinacionin tuaj duke përdorur Google Maps. Është integruar në sistemin e informacionit dhe argëtimit të EC40 për të bërë shumë të lehtë aksesimin e informacionit mbi trafikun në kohë reale. Përfitoni navigim të përditësuar kur kushtet ndryshojnë ose kur merrni një kthesë të gabuar, dhe gjeni stacionet e karikimit në rreze të afërt kur të jetë koha për rikarikim.

Kontrolle të thjeshta karikimi

Futeni në prizë dhe kontrolloni aplikacionin për të konfirmuar se po karikoni kur të jetë koha për rikarikim. Do të njoftoheni me një sinjal kur bateria të arrijë nivelet e synuara të karikimit. Planifikoni karikimin dhe gjithashtu ruani vendndodhjet e karikimit.

Karakteristika për largimin e stresit

Përcaktoni makinën tuaj në një hartë ose bini borisë për ta gjetur. Kyçeni dhe shkyçeni me një prekje kur harroni çelësat. Përditësoni dhe përmirësoni softuerin e makinës me një klikim. Dhe rregulloni klimën e kabinës përpara se të niseni.

Aplikacioni Volvo Cars

Një ekran nga Volvo Cars app.

Shfrytëzoni maksimalisht veçoritë dhe funksionalitetet e disponueshme në EC40 tuaj me Volvo Cars app.

Një eksperiencë e plotësuar e drejtimit të makinës

Asistenca për shoferin

Jini më të qetë mendërisht me Pilot Assist. Kjo teknologji e avancuar ju ndihmon të mbani një distancë të sigurt nga makina para jush duke përshtatur automatikisht shpejtësinë tuaj. Kjo mund të ndihmojë për të bërë më të lehtë lëvizjen në trafik të rënduar. EC40 juaj plotësisht elektrike mund të ndihmojë edhe në mbajtjen e mjetit brenda në korsi me një ndihmë të vogël të drejtimit të makinës.

Një grua përdor telefonin e saj celular për të aksesuar Volvo Cars app.Kontrolli i karikimit nga distanca

Shfrytëzoni maksimalisht drejtimin e SUV-së Volvo plotësisht elektrike me Volvo Cars app. Gjeni stacionet e karikimit, monitoroni statusin e karikimit dhe planifikoni karikimet në shtëpi. Sistemohuni para se të niseni duke rregulluar klimën e kabinës, duke vënë në punë ciklin e pastrimit të ajrit dhe më shumë. Keni harruar çelësat? Nuk ka problem. Përdorni aplikacionin për të kyçur dhe shkyçur makinën tuaj.

Kontrolli i karikimit nga distanca

Disponueshmëria dhe veçoritë e Volvo Cars app ndryshojnë sipas tregut.

Një nga grilat e ajrit me stil në kabinën e Volvo EC40.Ajër më i pastër i kabinës

Thithni ajër më të pastër me sistemin tonë të avancuar të pastrimit. Parandalon hyrjen në kabinë të deri 80 përqind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5, duke ju ofruar cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme. Gjithashtu mund të monitoroni nivelin e pjesëzave dhe polenit jashtë dhe në kohë reale.

Fenerë me pikselë LED

Ndriçoni rrugën përpara me fenerët me pikselë LED që kanë dizajnin tonë simbolik me çekiçin e Thorit. Secila njësi ka 84 LED-e që përshtaten me trafikun për të optimizuar shikueshmërinë tuaj në kushte me pak ndriçim pa verbuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

Një grua përdor telefonin e saj celular për të aksesuar Volvo Cars app.
Një nga grilat e ajrit me stil në kabinën e Volvo EC40.
Asistenca për shoferin

Jini më të qetë mendërisht me Pilot Assist. Kjo teknologji e avancuar ju ndihmon të mbani një distancë të sigurt nga makina para jush duke përshtatur automatikisht shpejtësinë tuaj. Kjo mund të ndihmojë për të bërë më të lehtë lëvizjen në trafik të rënduar. EC40 juaj plotësisht elektrike mund të ndihmojë edhe në mbajtjen e mjetit brenda në korsi me një ndihmë të vogël të drejtimit të makinës.

Karakteristikat e sigurisë dhe asistencës së shoferit

Pamja e parkimit 360°

Parkoni më me vetëbesim me pamje 360° të makinës tuaj EC40. Katër kamera dhe 12 sensorë ultrasonik kombinohen për t'ju dhënë një pamje të plotë të SUV-së tuaj për të rritur dukshmërinë e objekteve jashtë saj.

Një pamje më e mirë e pjesës së pasme

Ecni prapa me besim të plotë të mbështetur nga paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar. Pavarësisht nëse keni një pamje të kufizuar nga pas apo jo, sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë pas EC40 tuaj dhe të frenojë nëse është e nevojshme.

Një pamje më e mirë e pjesës së pasme

Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk zëvendësojnë vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.

Ndryshoni korsinë me vetëbesim

Stresohuni më pak për ndryshimin e korsive. Kur një automjet hyn në pikën tuaj të verbër, EC40 mund t'ju sinjalizojë përmes një drite në pasqyrën e derës së majtë ose të djathtë, dhe të kthejë makinën tuaj përsëri në korsi nëse është e nevojshme.

Mbajtje më e lehtë në korsi

EC40 mund t'ju ndihmojë të qëndroni në korsi kur devijoni aksidentalisht. Mund të dërgojë dridhje të lehta përmes timonit dhe ta kthejë SUV-n tuaj në mënyrë të sigurt brenda korsisë.

Shmangia e përplasjes

EC40 është krijuar për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve, këmbësorëve, çiklistëve dhe kafshëve të mëdha, ditën ose natën. SUV-ja fillimisht do t'ju paralajmërojë nëse ka rrezik për përplasje. Nëse nuk reagoni në kohë, makina mund të drejtojë dhe të frenojë makinën.

Shmangia e përplasjes

Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me veturën mund të zbulohen nën shpejtësi të caktuara dhe në kushte të caktuara.

Mbrojtje inovative për pasagjerët

Për të ndihmuar në mbajtjen e pasagjerëve të sigurt dhe baterinë të paprekur në rast përplasjeje, EC40 ka një strukturë unike sigurie. Bateria mbrohet nga një kafaz sigurie i përbërë nga një skelet prej alumini të ekstruduar i vendosur në mes të strukturës së trupit të makinës.

Pamja e parkimit 360°

Parkoni më me vetëbesim me pamje 360° të makinës tuaj EC40. Katër kamera dhe 12 sensorë ultrasonik kombinohen për t'ju dhënë një pamje të plotë të SUV-së tuaj për të rritur dukshmërinë e objekteve jashtë saj.

Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

Konfiguroni EC40-ën tuaj

Konfiguroni EC40 tuaj dhe shihni një çmim të personalizuar.

Konfiguroni
Shihni çfarë ka në gjendje

Shihni çfarë ka në gjendje

Shihni çfarë ka në gjendje

EC40 është gati për t'u transportuar.

Shihni çfarë ka në gjendje
Rezervo një test drive

Rezervo një test drive

Rezervo një test drive

Përjetoni si udhëtohet me EC40.

Rezervo një test drive
Financoni makinën tuaj

Financoni makinën tuaj

Shihni opsionet e financimit

Zbuloni opsionet e financimit për EC40 tuaj.

Shihni opsionet e financimit
Merrni një preventiv

Merrni një preventiv

Merrni një preventiv

Shihni koston e EC40 suaj.

Merrni një preventiv

Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha nivelet e pajisjeve dhe opsionet e motorit.Google, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.