Zbuloni disa nga veçoritë premium të dizajnit të brendshëm të EC40 që e bëjnë më të lehtë gjetjen e kohës për vete.
Krijoni atmosferën për udhëtimet tuaja të përditshme me makinë me një interior të cilësisë së lartë. Interiori nuk ka lëkurë, dhe bashkon tapiceri, dekor dhe veçori bashkëkohore për të krijuar një kabinë të thjeshtë por padyshim elegante.
Synoni të udhëtoni me EC40. Është i disponueshëm me ambiente të brendshme të krijuara nga tapiceri nga burime të përgjegjshme ose pjesërisht të ricikluara, duke përfshirë tapetin që i jep një jetë tjetër mbetjeve plastike. Dhe ne i kemi bërë kontrollet e sistemit infotainment të njohura dhe intuitive për ta bërë jetën pak më të thjeshtë.
Shijoni pamjen e mrekullueshme të jashtme sa herë që hapni derën me dekorin topografik. Këto panele të skalitura janë të frymëzuara nga konturet malore të Parkut Kombëtar Abisko të Suedisë. Duke përdorur shtresa materialesh me bira me ndriçim të butë, dekori merr tre dimensione dhe e mbush kabinën me ndriçimin qetësues të ambientit.
Ndiqni impulset tuaja kur jeni në lëvizje pa krijuar rrëmujë në kabinë. EC40 ka grepa, mbajtëse, dhe ndarje të dobishme për të mbajtur gjërat që keni nevojë që ti mbani gjithmonë me vete dhe kënaqësitë e vogla spontane. Duke zhvendosur altoparlantët nga panelet e dyerve, ne kemi krijuar xhepa të mëdhenj për ju the pasagjerët tuaj ku mund të vendosni sende të mëdha si shishe uji apo laptopë. Dhe ne e kemi bërë këtë gjë pa zvogëluar tingullin rrethues me cilësi të lartë të disponueshëm në EC40.
Ka hapësirë për artikujt e domosdoshëm dhe ato që është mirë ti keni me vete në bagazhin e madh të EC40. Kemi hequr harqet e brendshme të gomave për ta bërë më të madh dhe të gjerë. Një hapësirë nën dysheme dhe një ndarje hapësire në pjesën e përparme ju mundëson të merrni edhe më shumë gjëra me vete. Bagazhi i madh është projektuar për të qenë fleksibël dhe i thjeshtë për tu ngarkuar. Dyshemeja e sheshtë qëndron e sheshtë kur palosni mbështetëset e pasme për të zgjeruar kapacitetin mbajtës. Nuk ka dalje që mund t'ju pengojnë gjatë ngarkimit të artikujve të mëdhenj. Dhe kur i keni duart plot, rrëshqitni këmbën nën prapakolp për të hapur derën e bagazhit.
Qëndroni të lidhur me botën e jashtme në një hapësirë private dhe të rehatshme, të gjithën për vete kur drejtoni një EC40. Çatia e madhe e fiksuar panoramike shtrihet nga ndenjëset e pasme deri te ndenjëset e përparme, duke i dhënë kabinës një ndjesi hapësire dhe ajrimi. Lejojeni dritën e diellit të hyjë. Dhe gjatë natës, shikoni yjet kur të ndaleni në semafor.
Konfiguroni EC40 tuaj dhe shihni një çmim të personalizuar.
Plotësisht elektrike
Një SUV i vogël 5-vendësh me sistemin më të fundit të zërit dhe ambient të brendshëm elegant me materiale të ricikluara dhe të rinovueshme.
Plug-in hybrid
Dizajni inteligjent në çdo kthesë. Njihuni me SUV-në tonë hibride me karikim SUV e nivelit të mesëm me Google të integruar.
Plotësisht elektrike
Një SUV i vogël 5-vendësh me sistemin më të fundit të zërit dhe ambient të brendshëm elegant me materiale të ricikluara dhe të rinovueshme.
Plug-in hybrid
Dizajni inteligjent në çdo kthesë. Njihuni me SUV-në tonë hibride me karikim SUV e nivelit të mesëm me Google të integruar.
Veçoritë dhe aplikacionet e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha nivelet e pajisjeve dhe opsionet e motorit, tregjet ose modelet.