Pikat kryesore të veçorive

Eksploroni veçoritë e sigurisë, rehatisë dhe të lidhjes që e bëjnë EX30-ën një punë të madhe, jo aq të madhe në dukje.

Ekran qendror i kombinuar

Një tablet 12.3" është drejtuesi juaj i kombinuar dhe ekrani qendror. Ai shfaq informacionin e shoferit të lexueshëm me një shikim dhe kontrollet tuaja të preferuara në një ekran.

Kontrollet reaguese

Ekrani me prekje është dizajnuar për të dhënë pamje vizuale HD me shkëlqim dhe reflektim minimal. Dhe reagon. Sensorët dhe një film me rreze infra të kuqe i bëjnë komandat e menjëhershme.

Personalizoni makinën tuaj.

Jeta ka nevojë për më pak rrëshqitje dhe navigime ekrani, për këtë arsye EX30-ta vjen e pajisur me një ndërfaqe të personalizuar të shoferit për një kontroll më të thjeshtë.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës me shkurtoret dhe cilësimet e tij inteligjente.Shkurtore dhe cilësime inteligjente

Kërkoni kontrollet më të përdorura në fund të ekranit qendror. Megjithatë këto nuk janë shkurtore standarde. Kontrollet shfaqen vetëm kur funksioni është i disponueshëm. Doni që të ngrini derën e bagazhit? Do të duhet të prisni derisa shpejtësia të jetë e ulët mjaftueshëm që të mund të funksionojë. Widget-et në ekranin qendror janë gjithashtu inteligjente. Përfitoni akses në navigim, telefonin tuaj dhe media pa pasur nevojë të rrëshqitni. Thjesht prekni për të aksesuar plotësisht funksionalitetin. Pamja e mirëseardhjes e bën më të thjeshtë që të personalizoni makinën para se të niseni. Zgjidhni një temë për ambientin për të përcaktuar humorin, për të aktivizuar komandat si drejtimi me një pedal dhe për të aktivizuar Pilot Assist.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës në modalitetin e qetësisë.Pamjet e ekranit të shoferit

Merrni informacionin e shoferit ashtu siç dëshironi. Pamja në modalitetin e qetësisë heq të gjitha informacionet përveç atyre që janë të domosdoshme për shoferin. Pamja në modalitetin për hapësirat rrethuese jep të njëjtin informacion plus veçoritë e mbështetjes aktive të shoferit më një pamje reale të të gjithë automjeteve rreth jush. Zgjidhni pamjen tuaj të preferuar në ekranin qendror ose programoni që një buton në timon të mundësojë kalimin nga njëra tek tjetra.

Pamje nga afër e ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç të EX30-ës me Google Maps të integruar.Kontrolli intuitiv me Google të integruar

Me aplikacionet dhe shërbimet e Google të integruara, mund të lidheni me jetën tuaj dixhitale pa e lidhur telefonin tuaj me makinën. Shkarkoni aplikacionet tuaj të preferuara në Google Play dhe përdorini pa përdorur duart me anë të Google Assistant. Tashmë muzika, librat audio dhe podkastët mund të luhen thjesht duke thërritur 'Hey Google.' Google Assistant mund të përdoret gjithashtu për të kontrolluar disa funksione të makinës, për të bërë telefonata dhe për të dërguar mesazhe, për të kontrolluar orët e punës dhe për të bërë kërkime të shpejta që bëni në telefonin tuaj. Navigoni më të sigurt duke përdorur Google Maps. Përcaktoni lehtësisht destinacionin tuaj dhe shikoni udhëzimet kthesë pas kthese në ekranin tuaj qendror. Ju do të shihni gjithashtu autonominë e disponueshme, sa parashikohet të jetë niveli juaj i baterisë në destinacion dhe stacionet e karikimit në rrugën e zgjedhur nga ju. Eksperienca juaj do të bëhet më e thjeshtë me kalimin e kohës pasi Google përshtatet me preferencat tuaja.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës me shkurtoret dhe cilësimet e tij inteligjente.
Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës në modalitetin e qetësisë.
Pamje nga afër e ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç të EX30-ës me Google Maps të integruar.
Shkurtore dhe cilësime inteligjente

Kërkoni kontrollet më të përdorura në fund të ekranit qendror. Megjithatë këto nuk janë shkurtore standarde. Kontrollet shfaqen vetëm kur funksioni është i disponueshëm. Doni që të ngrini derën e bagazhit? Do të duhet të prisni derisa shpejtësia të jetë e ulët mjaftueshëm që të mund të funksionojë. Widget-et në ekranin qendror janë gjithashtu inteligjente. Përfitoni akses në navigim, telefonin tuaj dhe media pa pasur nevojë të rrëshqitni. Thjesht prekni për të aksesuar plotësisht funksionalitetin. Pamja e mirëseardhjes e bën më të thjeshtë që të personalizoni makinën para se të niseni. Zgjidhni një temë për ambientin për të përcaktuar humorin, për të aktivizuar komandat si drejtimi me një pedal dhe për të aktivizuar Pilot Assist.

Hyrje pa probleme

Eksperienca e pronarit të EX30 fillon dhe mbaron me aplikacionin. Edhe para se të vijë, përdoreni për të organizuar dhe personalizuar makinën tuaj.

Kontrolli nga distanca

Përdorni aplikacionin për të ndryshuar në distancë cilësimet e temperaturës, për të kontrolluar karikimin, përditësuar dhe përmirësuar softuerin, për të përcaktuar rrugën që do të ndiqni dhe shumë më shumë.

Aplikacioni Volvo EX30.

Imazhi i një telefoni inteligjent me aplikacionin e Volvo EX30 që ofron akses në shërbime dhe funksionalitete të dobishme.

Shfrytëzoni maksimalisht veçoritë dhe funksionalitetet e makinës tuaj me aplikacionin Volvo EX30.

Komoditet do të thotë rehati.

Imazh që tregon timonin sportiv në formë katrore të Volvo EX30-ës.Timoni sportiv në formë katrore

Dizajni në formë katrore i timonit mundëson një kontroll sportiv. Dhe është i pajisur me butona elegant për ti dhënë kontroll drejtuesit. Madje ju mund edhe ta personalizoni për të pasur akses më të thjeshtë në një funksion të caktuar. Kur temperatura bie, ngrohni timonin. Përdorni ekranin qendrorë ose lëreni që ky veprim të kryhet nga makina. Në temperaturat nën 7°C, timoni mund të ngrohet si pjesë e programit parashikues të planifikuar në aplikacionin tuaj të Volvo EX30-ës.

Imazh që tregon hapësirën e gjerë dhe të larmishme të ngarkimit dhe ruajtjes së Volvo EX30-ës.Hapësira të shumëllojshme për ngarkimin dhe mbajtjen e mallrave

Ngarkoni dhe shkarkoni çdo gjë që transportoni më lehtësisht duke përdorur bagazhin e gjerë 318L të EX30-ës. Ka një dysheme të sheshtë, pa dalje dhe mund të ulet për më shumë lehtësi.Keni nevojë të ngarkoni më shumë? Ka një hapësirë të fshehur nën dyshemenë e ngarkesës dhe kapakut, dhe ju mund të palosni disa ose të gjitha mbështetëset për të rritur kapacitetin e ngarkesës. Një hapësirë qendrore me shumë hapësira i jep të gjithëve më shumë hapësirë në dysheme. Hidhini çantat tuaja dhe ushqimet pa u shqetësuar për derdhje. Ka më shumë hapësirë nën të për artikuj edhe më të vegjël. Shikoni për grepa, mbajtëse, rrjeta, kuti dhe xhepa në të gjithë kabinën dhe bagazhin. Makinat Volvo janë të dizajnuara për jetën, dhe jeta shoqërohet me gjëra.

Imazh që tregon ndenjëset e holla dhe ergonomike të Volvo EX30-ës.Ndenjëse të holla, ergonomike

Ne i dizajnojmë ndenjëset për të mbështetur maksimalisht shtyllën kurrizore. Kjo mund të ulë presionin, përkuljen dhe tendosjen e shpatullave. Gjeni pozicionin tuaj ideal të ndenjëses duke përdorur parametrat që ndryshohen me energji elektrike. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ndenjëset e përparme janë të mëdha. Profili i tyre i hollë përputhet me qasjen tonë drejt dizajnit minimalist dhe krijon më shumë hapësirë për këmbët për pasagjerët në ndenjëset e pasme. Doni që ndenjësja juaj të jetë pak më e ngrohtë? Përdorni ekranin qendror për ta ngrohur ose lëreni që makina ta bëjë këtë automatikisht kur temperaturat bien nën 7°C. Është pjesë e programit parashikues që keni përcaktuar në aplikacionin e Volvo EX30-ës.

Imazh që tregon timonin sportiv në formë katrore të Volvo EX30-ës.
Imazh që tregon hapësirën e gjerë dhe të larmishme të ngarkimit dhe ruajtjes së Volvo EX30-ës.
Imazh që tregon ndenjëset e holla dhe ergonomike të Volvo EX30-ës.
Timoni sportiv në formë katrore

Dizajni në formë katrore i timonit mundëson një kontroll sportiv. Dhe është i pajisur me butona elegant për ti dhënë kontroll drejtuesit. Madje ju mund edhe ta personalizoni për të pasur akses më të thjeshtë në një funksion të caktuar. Kur temperatura bie, ngrohni timonin. Përdorni ekranin qendrorë ose lëreni që ky veprim të kryhet nga makina. Në temperaturat nën 7°C, timoni mund të ngrohet si pjesë e programit parashikues të planifikuar në aplikacionin tuaj të Volvo EX30-ës.

Karikues telefoni me wireless

Karikoni telefonin tuaj në një ndarje të dedikuar në ndenjësen e përparme.

Prizë elektrike në bagazh

Vendosni mjete elektrike të vogla në prizën me fuqi dymbëdhjetë volt në bagazh. Funksionon edhe kur makina është e fikur.

Katër porta USB-C

Mbajini pajisjet ndezur me katër porta USB-C në kabinë, dy në pjesën përpara dhe dy në pjesën mbrapa.

Asistenca për shoferin për rrugë më të sigurta.

Park Pilot Assist

EX30-ta mund të drejtojë timonin, të shtojë shpejtësinë dhe të frenojë për tu parkuar vetë. Dhe po, mund të parkojë edhe në një hapësirë parkimi paralele. Vetëm mbani një sy të mprehtë në atë që po ndodh dhe merrni drejtimin nëse ndodh diçka e papritur. Makina gjithashtu mund të gjejë hapësira të mira parkimi. Në shpejtësinë 22km/orë, mund të gjejë dhe t'ju tregojë opsione në ekranin qendror. Zgjidhni një dhe makina do të bëjë pjesën tjetër.

Kamera 360°

Kamerat në të gjitha anët ju japin një pamje 360° në HD të makinës tuaj. Kjo pamje shfaqet automatikisht në ekranin qendror kur fusni marshin për të ecur mbrapa ose i afroheni një pengese me shpejtësi të ulët. Kërkojeni kur ju nevojitet dhe do t'ju shfaqen krah për krah një ekran 360° dhe një 180°. Nuk keni më nevojë të kaloni nga njëri tek tjetri. Izoloni kamerat kur dëshironi të shihni pamjen e përparme, të pasme ose anësore. Dhe shikoni makinën tuaj dhe ambientin përreth saj në formën intuitive 3D.

Alarmi për hapjen e derës

EX30-ta përdor radarët e pasmë për të dalluar çiklistë ose skuterë që vijnë nga pas, dhe sinjalizon me anë të një alarmi nëse dikush brenda makinës tenton të hapë një nga dyert. Alarmi ka dy nivele. Fillimisht, do të dëgjoni një paralajmërim në ekranin qendror dhe një dritë të vazhdueshme BLIS. Kur rreziku i përplasjes është i pashmangshëm, alarmi bëhet më i fortë. Do të dëgjoni një tingull paralajmërues dhe drita BLIS po të pulsojë.

Pilot Assist

Pilot Assist ju ndihmon në shumë mënyra të vogla për të bërë një ndryshim të madh. Gati për të ndryshuar korsi? Lëreni makinën tuaj që ta bëjë këtë lëvizje. Duhet të ketë kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar ndryshimin e korsisë, dhe ju duhet të ruani kontrollin e timonit. Por kjo veçori e re është dizajnuar për të ulur presionin e ndryshimit të korsive. Makina juaj mund të ndihmojë që kalimi dhe drejtimi i makinës pranë automjeteve të mëdha të jenë më pak i pakëndshme. E bën këtë duke rritur dhe ruajtur distancën anësore midis makinës suaj dhe automjetit tjetër. Dhe kur ka kamionë në të dyja anët, makina drejtohet në një pikë qendrore mes tyre.Pilot Assist përshtat shpejtësinë tuaj për të ruajtur distancën midis jush dhe automjetit para jush. Kjo mund t'ju vijë shumë në ndihmë sidomos në trafikun e rënduar. Makina juaj mund të frenojë për të përfunduar ndalesën, nëse makina përpara ndalon. Por nëse ajo makinë ndalon vetëm për pak, makina juaj do të rifillojë drejtimin. Këto janë vetëm disa mënyra se si Pilot Assist ofron mbështetje të avancuar për shoferin. Por ju duhet të mbeteni të vëmendshëm dhe të angazhuar. Pilot Assist mund të bëjë kërkesa për të drejtuar dhe të përshkallëzojë paralajmërimet nëse dallon një shofer që nuk reagon. Mungesa e përgjigjes mund të bëjë që makina të ndalojë plotësisht.

Sistemet për shmangien e përplasjeve

EX30-ta është e dizajnuar për t'ju ndihmuar të shmangni ose zbusni përplasjet me mjetet e tjera, këmbësorët dhe çiklistët në çdo kohë, ditën apo natën. Mund të dërgojë alarme zanore ose vizuale dhe paralajmërime për pulsin e frenimit kur dallohet një rrezik për përplasje. Nëse një përplasje është e afërt ose nëse duhet të ktheheni në rrugën e një automjeti që vjen në një kryqëzim, makina mund të frenojë automatikisht. Në disa situata, mund edhe të drejtojë makinën për të shmangur ose zbutur një përplasje.

Sistemi i sinjalizimit të shoferit

Makina juaj mund të dallojë shoferët e shpërqendruar ose të përgjumur. Një sensor me rreze infra të kuqe në kolonën e timonit ndjek lëvizjet e syve dhe kokës së shoferit. Lexon se sa shpejt ose ngadalë hapin dhe mbyllin sytë dhe sa shpesh. Një kamerë e përparme shikon rrugën për të dalluar lëvizjen e çrregullt të makinës. Dhe një sensor tjetër monitoron timonin. Kur të dhëna analizohen së bashku, dhe dallohet një shofer i shpërqendruar ose i përgjumur, makina mund ti japë mesazhe shoferit për ti thënë se është koha për tu përqendruar ose për të bërë një pushim.

Park Pilot Assist

EX30-ta mund të drejtojë timonin, të shtojë shpejtësinë dhe të frenojë për tu parkuar vetë. Dhe po, mund të parkojë edhe në një hapësirë parkimi paralele. Vetëm mbani një sy të mprehtë në atë që po ndodh dhe merrni drejtimin nëse ndodh diçka e papritur. Makina gjithashtu mund të gjejë hapësira të mira parkimi. Në shpejtësinë 22km/orë, mund të gjejë dhe t'ju tregojë opsione në ekranin qendror. Zgjidhni një dhe makina do të bëjë pjesën tjetër.

Karikimi më i mirë, më i shpejtë.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës me përkujtuesit për karikim dhe pikat e karikimit.Përkujtuesit e karikimit dhe gjetësi i stacionit

Niveli 20 përqind i baterisë aktivizon automatikisht një kujtesë për karikim. Bashkë me kujtesën, makina juaj ju ofron një listë të stacioneve publike të karikimit në Google Maps. Zgjidhni një stacion dhe shijoni navigimin kthesë pas kthese plus parashikimin e kohës së nevojitur për të arritur dhe të nivelit të baterisë që do t'ju ketë mbetur deri në arritje.

Përgatitje paraprake e baterisë për karikim të shpejtë

Zgjidhni rrugën tuaj për në një stacion karikimi dhe makina juaj do të përgatisë baterinë, do ta ngrohë paraprakisht ose do ta ftohë atë në temperaturën optimale për karikim. Kjo mund të ndikojë shumë në sa shpejt dhe me sa efikasitet karikohet bateria kur ju të mbërrini.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës që tregon karkimin e shpejtë.Karikim nga 10% në 80% në 26.5 minuta

Karikoni EX30-në tuaj nga 10 në 80 për qind në 26.5 minuta në stacionet publike të karikimit të shpejtë. Një kuti muri Volvo Cars e bën gjithashtu më të shpejtë karikimin e shpejtë në shtëpi. Në krahasim me një prizë të zakonshme në shtëpi, mund të karikojë EX30-ën tuaj deri në pesë herë më shpejt. Dhe ju mund të filloni dhe ndaloni karikimin, ta planifikoni atë dhe të monitoroni progresin në kutinë e murit dhe në telefonin tuaj inteligjent.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës me përkujtuesit për karikim dhe pikat e karikimit.
Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës që tregon karkimin e shpejtë.
Përkujtuesit e karikimit dhe gjetësi i stacionit

Niveli 20 përqind i baterisë aktivizon automatikisht një kujtesë për karikim. Bashkë me kujtesën, makina juaj ju ofron një listë të stacioneve publike të karikimit në Google Maps. Zgjidhni një stacion dhe shijoni navigimin kthesë pas kthese plus parashikimin e kohës së nevojitur për të arritur dhe të nivelit të baterisë që do t'ju ketë mbetur deri në arritje.

Përmirësuar duke aktivizuar teknologjinë.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës dhe përditësimeve të tij të transmetuara nëpërmjet ajrit.Përditësime të thjeshta të softuerit

Përditësimet përmes ajrit (OTA) janë një mënyrë e lehtë për të pajisur makinën tuaj me softuerin më të fundit. Pa vizita tek mekaniku. Pa linja për shërbimin e klientit. Duke përdorur aplikacionin Volvo EX30 ju mund të planifikoni përditësime të OTA-së në kohën më të përshtatshme për ju. Më pas ato kalohen nëpërmjet resë kompjuterike direkt në makinë. Përditësimet OTA gjithashtu e bëjnë të lehtë shtimin e funksioneve të reja dhe plotësuese të bazuara në softuer në makinën tuaj kur i dëshironi.

Imazhi i logos së 5G-së duke ju mundësuar një lidhje në kohë reale me Volvo EX30-ën.Lidhje në kohë reale me rrjetin 5G

EX30-ta është i pajisur me teknologji që lejon aksesin e rrjetit celular 5G. Është shkallë komunikimi që ju mundëson komunikim në kohë reale midis rrjetit dhe makinës. Gjithashtu mund të lidhë EX30-ën me ekosistemin e trafikut jashtë makinës. Për shembull makina juaj mund të ndajë vendndodhjen dhe shpejtësinë e saj me Google në mënyrë që Google Maps të navigojë një rrugë që shmang bllokimin dhe ju çon aty ku dëshironi të shkoni në kohën më të shkurtër të mundshme. Makina do të përdorë rrjetet e tjera të disponueshme kur nuk ofrohet rrjeti 5G.

Imazhi i logos së Snapdragon® Cockpit Platforms që po përdoret për sistemin info-argëtues në Volvo EX30-ën.Snapdragon® Cockpit Platforms

Sistemi ynë info-argëtues i gjeneratës së ardhshme mundësohet nga softueri i zhvilluar nga ekspertët tanë të inxhinierisë dhe Snapdragon Cockpit Platforms nga Qualcomm Technologies, Inc. Kjo fuqi informatike tregon se funksionet bazë, nga siguria dhe info-argëtimi e deri tek menaxhimi i baterisë dhe ekranit, janë të shpejta, reaguese dhe të sakta.

Imazhi i ekranit qendror HD me prekje në stil tableti me madhësi 12.3 inç i EX30-ës dhe përditësimeve të tij të transmetuara nëpërmjet ajrit.
Imazhi i logos së 5G-së duke ju mundësuar një lidhje në kohë reale me Volvo EX30-ën.
Imazhi i logos së Snapdragon® Cockpit Platforms që po përdoret për sistemin info-argëtues në Volvo EX30-ën.
Përditësime të thjeshta të softuerit

Përditësimet përmes ajrit (OTA) janë një mënyrë e lehtë për të pajisur makinën tuaj me softuerin më të fundit. Pa vizita tek mekaniku. Pa linja për shërbimin e klientit. Duke përdorur aplikacionin Volvo EX30 ju mund të planifikoni përditësime të OTA-së në kohën më të përshtatshme për ju. Më pas ato kalohen nëpërmjet resë kompjuterike direkt në makinë. Përditësimet OTA gjithashtu e bëjnë të lehtë shtimin e funksioneve të reja dhe plotësuese të bazuara në softuer në makinën tuaj kur i dëshironi.

Konfiguroni EX30 tuaj

Konfiguroni EX30 tuaj dhe shihni një çmim të personalizuar.

Konfiguroni
Shihni çfarë ka në gjendje

Shihni çfarë ka në gjendje

Shihni çfarë ka në gjendje

EX30 është gati për t'u transportuar.

Shihni çfarë ka në gjendje
Rezervo një test drive

Rezervo një test drive

Rezervo një test drive

Përjetoni si udhëtohet me EX30.

Rezervo një test drive
Financoni makinën tuaj

Financoni makinën tuaj

Shihni opsionet e financimit

Zbuloni opsionet e financimit për EX30 tuaj.

Shihni opsionet e financimit
Merrni një preventiv

Merrni një preventiv

Merrni një preventiv

Shihni koston e EX30 suaj.

Merrni një preventiv

Teknologjitë dhe veçoritë e të ardhmes të treguara dhe përshkruara, dizajni final dhe aftësitë mund të ndryshojnë. Veçoritë mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha tregjet dhe nuk do të jenë standarde në të gjitha tregjet për të gjitha modelet. Produktet e markës Snapdragon dhe Qualcomm janë produkte të Qualcomm Technologies, Inc. dhe/ose filialeve të saj.

Google, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.