Foto që tregon Volvo PV544

Volvo PV544. Me një pult të ri me gjysmën e sipërme të mbushur për të përmirësuar sigurinë e brendshme.

Në gusht 1958, u prezantua Volvo PV544, një version më modern i PV444. Këto ishin ndryshimet ishin më të mëdha që nga prezantimi i modelit PV444 në vitin 1944. Makinës iu shtua një xham i përparmë më i madh i mysët si dhe një xham i pasmë më i madh për të përmirësuar dukshmërinë. Pjesa e brendshme kishte një kruskot të ri me pjesën e sipërme me mbushje për të përmirësuar sigurinë e brendshme. Kilometrazhi ishte i tipit të "termometrit"; ku një shirit i kuq tregonte shpejtësinë. Ndenjësja e pasme u rimodelua për të përmirësuar nivelin e komoditetit dhe për të siguruar hapësirë për një person shtesë në krahasim me pararendësin e tij, PV444.

Ky model u përditësua po ashtu edhe në aspektin teknik. Makina Volvo PV444 (përveçse në Amerikën e Veriut) ishte e disponueshme vetëm me një alternativë motori. Me ardhjen e modelit PV544, u shtua edhe një version i dytë. Për herë të parë u vendos po ashtu edhe një kambio manuale me 4 marshe.

Nën telajo, modeli PV544 po përditësohej vazhdimisht. Ndryshimi kryesor u realizua në vitin 1961, kur motori i famshëm "B18" u vendos nën kofano, në të njëjtën kohë kur sistemi elektrik filloi të furnizohej me 12 V.

Specifikimet teknike
Modeli: PV 544
Variantet: Special I, II dhe Sport (të quajtura kryesisht) PV 544 A PV 544 B PV 544 C PV 544 D PV 544 E PV 544 F PV 544 G
Prodhuar: 1958 - 1965
Volumi: 243990
Trupi: I mbyllur me 2 dyer
Motori: Me 4 cilindra në linjë, me valvula sipër, 1583 cc, 79,37 x 80 mm, 60 bhp në 4500 rpm ose 85 bhp në 3500 rpm. 1961: 1778 cc, 75 bhp në 4500 rpm ose 90 bhp në 5000 rpm, më pas rritur në 95 bhp
Transmisioni: Manual me 3 ose 4 marshe, me levë marshi të montuar në dysheme
Frenat: Tamburë hidraulikë në të gjitha rrotat.
Përmasat:
Të ndryshme: Volvo PV544 u bë një nga makinat më të suksesshme të garave në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960.