Versioni i artikullit 2022.269.0

Kushtet e shërbimeve të Volvo Cars

Volvo Cars ju ofron shërbime për t'ju siguruar liri në lëvizje në mënyrë personale, të qëndrueshme dhe të sigurt ("shërbimet").

Shembuj të shërbimeve tona janë aplikacioni Volvo Cars, shërbimet dixhitale, shërbimet e automjetit nga distanca, Connected safety ose ndarja e makinës. Disa shërbime ndryshojnë në varësi të tregut dhe shërbimet e tjera janë funksione në makinë, të cilat ndryshojnë sipas modelit dhe vitit të makinës. Jo të gjitha shërbimet disponohen në të gjitha tregjet.

Subjekti Volvo Cars që po lidh me ju këto kushte në Shqipëri është VCAG d.o.o. Podgorica, Ulica 4.Jula 113/7 81000 Podgorica, Montenegro, që në këto kushte referohet si "Volvo Cars" ose "ne", "neve" ose "tonë" dhe përfshin çdo filial të Volvo Cars ("filiali").

Ofruesit e shërbimeve dhe subjektet kontraktore

Për abonimet në Shërbimet nga distanca dhe Shërbimet dixhitale të Volvo Cars, si dhe për shërbimet e tjera ku deklarohet diçka e tillë, ofruesi i shërbimit është Volvo Cars. Nëse e keni blerë makinën direkt nga ne, atëherë këto shërbime me abonim janë pjesë përbërëse e kontratës suaj me ne. Nëse e keni blerë makinën nga një shitës me pakicë, atëherë një kontratë e veçantë për shërbimet me abonim që lidhet direkt midis jush dhe Volvo Cars, mbulon ofrimin e këtyre shërbimeve nga ne për ju. Kur periudha përkatëse e abonimit përfundon, ju duhet ta rinovoni abonimin ose të blini një abonim të ri për shërbimet në fjalë, nëse dëshironi të vazhdoni t'i përdorni ato. Nëse zgjidhni të mos i zgjatni apo të mos i rinovoni shërbimet dixhitale, ato do të çaktivizohen, gjë e cila mund të prekë funksionalitetin e aplikacioneve të tjera të makinës dhe të shërbimeve të palëve të treta.

Për disa shërbime ne mund të caktojmë një filial që t'i ofrojë shërbimet. Ne do t'ju njoftojmë filialin përmes kushteve të veçanta të zbatueshme, në procesin e porositje, me email ose me aplikacionin Volvo Cars.

Kur Volvo Cars përdor një palë të tretë si nënkontraktor për të ofruar pjesë të një shërbimi, Volvo Cars do të jetë përgjegjëse për shërbimin përveçse kur bihet dakord ndryshe midis jush dhe Volvo Cars ose nëse deklarohet ndryshe në këto kushte, në kushtet e veçanta të zbatueshme dhe/ose në kushtet ose dokumentacionin e palës së tretë. Volvo Cars mund t'ju vendosë gjithashtu në dispozicion shërbime të palëve të treta, dhe këto shërbime të palëve të treta kontraktohen në mënyrë të pavarur dhe direkte ndërmjet jush dhe palës së tretë specifike që ofron shërbimet e palëve të treta. Në asnjë rast Volvo Cars nuk do të jetë palë në një marrëveshje midis jush dhe palës së tretë që ofron shërbimet e palëve të treta.

Përse zbatohen këto kushte?

Të gjitha shërbimet u nënshtrohen këtyre kushteve të shërbimit të Volvo Cars ("kushtet") dhe mund t'i nënshtrohen kushteve të veçanta, kushteve ose dokumentacionit të palëve të treta.

Për të përdorur një shërbim, ju duhet të pranoni këto kushte (që mund të përfshijnë përshkrimet specifike të shërbimeve më poshtë, p.sh. shërbimet e automjetit nga distanca), në disa raste, kushtet e veçanta të ndara dhe çdo kusht të zbatueshëm të palëve të treta, duke shtypur ose duke klikuar në butonin e konfirmimit, ose, nëse blini një shërbim, duke vendosur porosinë, dhe pas pranimit tuaj, midis jush dhe Volvo Cars lidhet një kontratë me efekt ligjor detyrues, për përdorimin e shërbimit përkatës. Kushtet zbatohen për shërbimet e palëve të treta vetëm deri në pikën e nevojshme për ofrimin e atij shërbimi të palëve të treta.

"Kushtet e veçanta" janë kushte të ndara dhe/ose përshkrime të shërbimeve nga ne që zbatohen në shtesë të këtyre kushteve, për një shërbim të veçantë. Kushtet e veçanta duhen lexuar së bashku me këto kushte dhe ato u nënshtrohen këtyre kushteve.

"Shërbimet e palëve të treta" janë shërbimet që ofrohen nga një palë e tretë e pavarur, e ndarë nga shërbimet tona, dhe roli ynë parësor këtu është që t'jua vendosim ato në dispozicion. Juve mund t'ju kërkohet të paguani tarifa dhe/ose të pranoni kushtet e palës së tretë si parakusht për përdorimin e shërbimit të palës së tretë.

"Kushtet e palëve të treta" janë kushtet e veçanta ndërmjet jush dhe palës së tretë përkatëse, në lidhje me një shërbim të palës së tretë.

"Dokumentacioni" u referohet informacioneve të tjera rreth shërbimeve të veçanta të disponueshme në vende të ndryshme nëpërmjet eko-sistemit të Volvo Cars, p.sh. manuali i përdorimit, në adresën http://support.volvocars.com, në http://volvocars.com, në aplikacionet Volvo Cars, te makina juaj Volvo dhe/ose te shitësi lokal me pakicë i Volvo Cars. Dokumentacioni mund të përmbajë terma dhe kushte ligjore dhe kufizime për mënyrën sesi ju autorizoheni për të përdorur një shërbim të veçantë, dhe këto janë pjesë e kontratës ndërmjet jush dhe Volvo Cars. Nëse dokumentacioni dhe këto kushte apo kushtet e veçanta bien ndesh me njëri-tjetrin, mbizotërojnë këto të fundit. Asnjë e përfshirë në dokumentacion nuk ju jep të drejtën të përdorni një shërbim specifik.

PËRDORIMI I NJË SHËRBIMI

Kërkesat

Ju mund ta përdorni një shërbim vetëm nëse ju: a) jeni në moshë madhore, b) keni zotësinë juridike të lidhni një kontratë, dhe c) nuk pengoheni nga ligji i zbatueshëm që ta përdorni shërbimin.

"Drejtuesi parësor" i një makine Volvo është personi që ka të drejtën e posedimit të saj, e përdor atë në mënyrë të përhershme si mjet transporti dhe/ose është i regjistruar si pronari i saj, lëshuesi me qira, pajtimtari ose personi i autorizuar i makinës në një autoritet kombëtar (nëse ka). Drejtuesi parësor mund të mos jetë patjetër pronari i makinës, p.sh. dhënësi me qira i një makine Volvo ndërkohë që kompania e dhënies me qira është pronare, ose e abonuar te një makinë Care by Volvo. Ju duhet të jeni drejtuesi parësor ose të keni pëlqimin e qartë dhe të pakundërshtueshëm të drejtuesit parësor ("pëlqimi i drejtuesve parësorë") që të përdorni një shërbim të lidhur në një mënyrë me një makinë Volvo specifike, apo që të lidhni një shërbim në një makinë Volvo specifike ose me ndonjë shërbim tjetër. Ne mund të hetojmë në çdo kohë nëse ju jeni drejtuesi parësor apo nëse keni pëlqimin e drejtuesit parësor.

Çdo lidhje e bërë midis një makine Volvo dhe një shërbimi apo midis shërbimeve të ndryshme mund të çaktivizohet në çdo kohë siç përshkruhet te dokumentacioni. Ju keni detyrimin që të çaktivizoni çdo lidhje nëse nuk jeni më drejtuesi parësor i makinës apo nëse nuk keni më pëlqimin e drejtuesit parësor.

Shërbimet mund të variojnë në varësi të modelit dhe të vitit të modelit të makinës Volvo, të vendit tuaj të rezidencës,të vendit ku është regjistruar, shitur dhe ku përdoret makina Volvo, nga gjuha juaj parësore, nga ofruesi i rrjetit celular, sistemi infotainment dhe ofruesi(t) e shërbimeve të aplikacioneve. Nëse makina Volvo nuk është e pajisur me veçoritë e nevojshme teknike apo nëse ju nuk plotësoni kërkesat e përcaktuara në këto kushte, në ndonjë kusht të veçantë dhe/ose në ndonjë kusht të palëve të treta për shërbimin e veçantë, ne nuk kemi detyrimin që t'ju ofrojmë shërbimin(et). Ne ju vendosim në dispozicion informacionin rreth shërbimeve tona dhe çdo kërkese të zbatueshme, të cilin ju duhet ta lexoni dhe kuptoni përpara blerjes ose abonimit në atë shërbim.

Shërbimet mund të variojnë gjithashtu në varësi të aksesit tuaj personal në pajisje të caktuar(a) (p.sh. pajisje celulare ose kompjuterë me softuerë specifikë ose sisteme operative specifike). Nëse pajisja(et) tuaja nuk janë të pajisura me veçoritë e nevojshme teknike apo nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në këto kushte dhe në ndonjë kusht të palëve të treta për shërbimin e veçantë, ne nuk kemi detyrimin që t'ju ofrojmë shërbimin(et). Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse një shërbim nuk disponohet, nëse ka disponueshmëri apo funksionim të reduktuar apo të ndikuar nga shkaqe përtej kontrollit tonë të arsyeshëm si për shembull, për shkak të kushteve të lidhjes, të kushteve gjeografike dhe topografike (të tilla si vendet e largëta, parkimi nëntokë, ndërtesat e larta, kodrat ose tunelet), për shkak të dëmtimit apo të mosmbajtjes së makinës apo të pajisjeve në gjendje të mirë pune, për shkak të ligjeve, rregullave ose rregulloreve qeveritare, për shkak të prishjes, trafikut të dendur ose vjetrimit të infrastrukturës së rrjeteve me valë, për shkak të sulmeve kibernetike, të luftës, forcës madhore, fatkeqësisë natyrore, motit të ashpër dhe grevave të punonjësve, të ndalimit të paparashikuar të punës, apo për shkak të shërbimit ose përditësimeve apo gabimeve të softuerit.

Disa shërbime kërkojnë akses në internet ose në të dhëna celulare që të funksionojnë. Makina juaj Volvo mund të përfshijë koston e aksesit për një periudhë të caktuar, në të kundërt ju duhet të paguani për këtë akses, por në shumicën e rasteve aksesi juaj u nënshtrohet kushteve të palëve të treta, p.sh. atyre të ofruesit të shërbimit të internetit ose të telekomunikimit ("ofruesi i shërbimeve të të dhënave"). Volvo Cars nuk është dhe asnjëherë nuk do të jetë ofrues i shërbimeve të të dhënave.

Aksesi juaj dhe përdorimi i shërbimeve mund t'i nënshtrohet përfundimit me sukses të një procesi verifikimi që përfshin një kontroll të detyrueshëm "njih klientin tënd". Në këtë proces, duhen paraqitur dokumentacion dhe informacione personale të caktuara te Volvo Cars ose tek ofruesi i shërbimeve të të dhënave. Në disa raste, mund t'ju kërkohet të dorëzoni dokumentacion shtesë për të kaluar me sukses procesin e identifikimit.

Disa veçori të ofruara te shërbimet duhen përdorur vetëm kur ju e keni nën kontroll vizual makinën Volvo apo ndryshe kur jeni të bindur se është e sigurt që të përdoren dhe nuk ka rrezik dëmtimi të pronës apo të lëndimit të personave, siç përshkruhet në këto kushte, në kushtet e veçanta apo te dokumentacioni. Të gjitha shërbimet duhen përdorur nga ju vetëm në pajtim të plotë me ligjet përkatëse në tregun tuaj dhe ato nuk duhen përdorur për asnjë qëllim të jashtëligjshëm. Ju duhet t'i përdorni veçoritë dhe shërbimet në dispozicionin tuaj në përputhje me të gjitha ligjet e zbatueshme për qarkullimin në rrugë në juridiksionin tuaj. Veçoritë e Volvo Cars plotësojnë praktikat e sigurta të drejtimit të mjetit dhe nuk janë menduar për të mundësuar apo për të nxitur drejtimin e pavëmendshëm, agresiv apo të jo të sigurt dhe të paligjshëm të mjetit. Dhe e fundit, ju jeni në çdo kohë personi përgjegjës për përdorimin e sigurt dhe të ligjshëm të automjetit. Çdo garanci lidhur me përshtatshmërinë, sigurinë ose mundësinë për të përdorur një shërbim është objekti i deklarimit tonë të mohimit të përgjegjësisë për garancinë.

Volvo ID

Përdorimi i shumë shërbimeve kërkon që ju të keni një Volvo ID aktive. Volvo ID është një llogari unike, personale dhe jo e transferueshme dhe ajo është mënyra sesi ne ju ofrojmë aksesin te shërbimet brenda ekosistemit të Volvo Cars. Volvo ID dhe funksionaliteti i lidhur me të është një shërbim dhe rregullohet nga këto kushte. Krijimi dhe përdorimi i Volvo ID është falas .

Disa shërbime mund t'ju kërkojnë të lidhni llogarinë tuaj Volvo ID në një ose më shumë makina Volvo.

Duke regjistruar një Volvo ID, ju konfirmoni se të dhënat që na jepni janë dhe mbeten të sakta dhe që Volvo ID krijohet për përdorim në përputhje me këto kushte. Ju gjithashtu konfirmoni se ne mund t'ju kontaktojmë në adresën e emailit që keni specifikuar kur keni regjistruar llogarinë tuaj Volvo ID. Ne nuk do ta përdorim këtë adresë emaili për marketing të drejtpërdrejtë, përveçse kur: a) marketingu i drejtpërdrejtë ka lidhje me një produkt ose shërbim që është i ngjashëm me atë që ju keni blerë tashmë dhe ju nuk keni zgjedhur opsionin që të mos merrni mesazhe për marketing të drejtpërdrejtë, ose b) në të gjitha situatat e tjera, ju na keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur për të vepruar në këtë mënyrë.

Ndryshimi i pronësisë/drejtuesit parësor të një makine Volvo

Në rast të një ndryshimi të pronësisë dhe/ose të një ndryshimi të drejtuesit parësor (nëse nuk është pronari) të një makine Volvo, ju duhet të çaktivizoni menjëherë të gjitha shërbimet e lidhura me atë makinë Volvo duke përdorur opsionin “rikthe në cilësimet e fabrikës”. Në varësi të modelit dhe të vitit të modelit të makinës Volvo, mund t’ju duhet ta çoni makinën te një shitës lokal me pakicë i Volvo-s për të kryer rikthimin dhe për këtë mund të paguhet ndoshta edhe ndonjë tarifë. Ju duhet të çaktivizoni menjëherë lidhjen midis llogarisë suaj Volvo ID dhe makinës Volvo të transferuar, si dhe të gjitha shërbimet dhe çdo të dhënë përkatëse. Më shumë informacion për mënyrën e çaktivizimit të shërbimeve mund të gjendet te dokumentacioni. Gjithashtu mund të pyesni shitësin lokal me pakicë të Volvo Cars ose të na kontaktoni neve.

Nëse ne mësojmë për ndonjë ndryshim të pronësisë dhe/ose për një ndryshim të drejtuesit parësor (nëse nuk është pronari) të një makine Volvo me një ose më shumë Volvo ID të lidhura me të, ne mund të çaktivizojmë ose të bllokojmë menjëherë këto lidhje, përveç rastit kur ju mund të na dëshmoni se jeni drejtuesi parësor apo se keni pëlqimin e drejtuesit parësor për të vazhduar përdorimin e llogarisë suaj Volvo ID në lidhje me makinën Volvo. Përveçse kur kërkohet nga ligji i zbatueshëm, pronari ose drejtuesi parësor i një makine Volvo nuk do të ketë të drejtën e aksesit në informacionin rreth pronarëve të mëparshëm, të drejtuesve parësorë të mëparshëm apo të llogarive Volvo ID të lidhura më parë në atë makinë Volvo.

SHËRBIMET

Ju mund të hyni te shumë shërbime përmes aplikacionit tonë kryesor, aplikacionit "Volvo Cars", i cili menaxhon ndërveprimin tuaj me Volvo Cars. Për të përdorur aplikacionin Volvo Cars juve ju nevojitet një Volvo ID. Ekzistojnë disa shërbime ose funksione që janë falas, ndërkohë që të tjerat kërkojnë abonim ose duhen blerë.

Shërbimet dixhitale

Disa makina Volvo shiten ose janë të përputhshme me një paketë të shërbimeve dixhitale që mund të përfshijë:

  • Google maps, Google Assistant dixhital dhe dyqanin e aplikacioneve Google Play
  • Shërbimet e automjetit nga distanca
  • Të dhëna të përfshira.

Produktet dhe veçoritë e sakta që disponohen dhe/ose të përfshira te shërbimet dixhitale mund të ndryshojnë në varësi të tregjeve.

Shërbimet e automjetit nga distanca

Shërbimet e automjetit nga distanca është një shërbim me valë i lidhur në makinën tuaj Volvo. Më parë ky produkt është quajtur Volvo On Call dhe ai mund të quhet ende me këtë emër në disa raste, si për shembull në telefonat që punojnë me sisteme operative të vjetra, te butoni VOC në makinë, në dokumentacionin që nuk është përditësuar ende.

Ju mund të jeni gjithashtu në gjendje të përdorni funksione nga telefoni juaj celular:

  • të ekzekutoni komanda nga distanca - të ndizni ngrohësin, të ndizni motorin, të dërgoni drejtimet
  • të shihni informacionet rreth makinës suaj - temperatura, karburanti ose autonomia elektrike, dyert e shkyçura, aktivizimi i alarmit, mirëmbajtja e nevojshme, ditari i drejtuesit, përdorimi i energjisë elektrike
  • të gjurmoni makinën tuaj, të krijoni regjistra të drejtimit.

Ju mund të jeni gjithashtu në gjendje të përdorni disa funksione direkt nga makina juaj Volvo:

  • të sinjalizoni automatikisht shërbimin e emergjencës në rast aksidenti me makinën tuaj Volvo
  • të kontaktoni një qendër telefonike të Volvo Cars.

Shumica e funksioneve kërkojnë që aplikacioni Volvo Cars të shkarkohet dhe të përdoret në telefonin tuaj celular. Ju mund të lexoni këtu përshkrimin tonë të produktit për shërbimet dixhitale që përshkruan gjithashtu shërbimet e automjetit nga distanca.

Abonimi në shërbimet dixhitale dhe në shërbimet e automjetit nga distanca

Që shërbimet dixhitale ose shërbimet e automjetit nga distanca të funksionojnë, nevojitet një abonim aktiv.

Zakonisht, një abonim për shërbimet dixhitale ose shërbimet e automjetit nga distanca ofrohet me blerjen e një makine Volvo të re, midis 3 dhe 5 viteve – ne japim informacion në tregjet lokale; verifikojeni atë me shitësin me pakicë ose në faqen tonë të internetit Volvo Cars ("abonimi fillestar").

Ju mund ta zgjatni abonimin pas përfundimit të abonimit fillestar. Informacionet sesi funksionojnë abonimet mund t'i lexoni këtu.

Të gjitha abonimet te shërbimet dixhitale dhe shërbimet e automjetit nga distanca ndjekin makinën dhe jo juve – kështu, nëse ju e shitni makinën Volvo, atëherë abonimi ofrohet vetëm për pronarin e ri të makinës. Ju duhet të informoni kompaninë Volvo që nuk e keni më makinën në pronësi dhe të anuloni çdo abonim përsëritës, për të shmangur pagesat në të ardhmen. Shërbimet dixhitale ose shërbimet e automjetit nga distanca janë në dispozicion në lidhje me makinën deri në përfundimin e periudhës përkatëse të abonimit.

Deklaratat e mohimit të përgjegjësisë për shërbimet e automjetit nga distanca

Shërbimet e automjetit nga distanca kanë si synim t’ju mbështetin juve dhe pasagjerët në rast aksidentesh ose të vjedhjes së makinës, duke iu nënshtruar shtrirjes dhe funksioneve të shërbimeve të automjetit nga distanca, por: a) ato nuk janë një kontratë sigurimi dhe Volvo Cars nuk ka asnjë detyrim kundrejt ndonjë kompanie sigurimi në lidhje me makinën tuaj Volvo, b) nuk janë menduar për të zëvendësuar ndonjë pajisje kundër vjedhjes të instaluar në makinën tuaj Volvo, c) nuk zëvendësojnë asnjë nga shërbimet shtetërore apo kombëtare të emergjencës në dispozicionin tuaj, dhe d) duhen përdorur në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme. Volvo Cars nuk deklaron ose nuk garanton që një makinë e vjedhur do të rikthehet.

Rezervimi dixhital

Çfarë është rezervimi dixhital?

Rezervimi dixhital është një shërbim i Volvo Cars që disponohet përmes aplikacionit Volvo Cars ose online, i cili ju mundëson të rezervoni një kohë për servisin e makinës suaj Volvo ose për shërbime të tjera Pick-up & Delivery Services, me një shitës me pakicë.

Përkufizimet që përdoren për rezervimin dixhital janë:

  • "Rezervim dixhital" është çdo kërkesë e veçantë e konfirmuar për servis ose shërbim Pick-up & Delivery Services.
  • "Shofer" është një person i punësuar ose i kontraktuar nga një shitës me pakicë që drejton makinën e klientit ose makinën e dhënë hua midis vendndodhjes së klientit dhe qendrës së servisit, dërgon makinat e xhirove të provës te një vend i preferuar për klientin, kryen shkëmbimin e automjetit me qira me klientin ose dërgon një makinë të blerë të re te një vend i kërkuar.
  • "Shkëmbim i automjetit me qira" nënkupton që në një vend të caktuar bëhet një këmbim i automjetit tuaj me qira ose të abonuar.
  • Shërbim "Pick-up & Delivery Service" është organizimi që makina juaj Volvo të merret dhe/ose të dorëzohet në lidhje me i) servisin, ii) dërgimin e automjetit, iii) xhirot e provës, iv) shkëmbimin e automjetit me qira, ose v) çdo shërbim tjetër të ngjashëm që ofrohet përmes aplikacionit Volvo Cars.
  • "Shitës me pakicë" është një biznes i pavarur nga Volvo Cars që është i autorizuar për të shitur autovetura të markës Volvo dhe/ose për të ofruar shërbime të tjera përkatëse, përfshirë shërbimin Pick-up & Delivery Service.
  • "Servis" janë shërbimet specifike që përcaktohen dhe pranohen ndërmjet jush dhe Volvo Cars ose një shitësi me pakicë, në lidhje me makinën tuaj Volvo, për shembull, mirëmbajtje rutinë, shërbim garancie etj.
  • "Xhiro provë" nënkupton që një makinë duhet dërguar në një vend të preferuar dhe atje të bëhet një xhiro provë për të testuar makinën.
  • "Përdorues" janë punonjësit e Volvo Cars ose të një shitësi me pakicë që punojnë me Volvo Pick-up & Delivery Service dhe produktin shoqërues Birdseye, si dhe që kanë akses në llogaritë dhe të dhënat e klientëve.
  • "Dërgim i automjetit" është dërgimi i një makine të blerë të re te një vend i kërkuar.

Volvo Cars nuk kryen asnjë servis përmes rezervimit dixhital – ajo është vetëm një platformë teknike që ju mundëson të rezervoni një kohë për servisin e makinës suaj Volvo nga një shitës me pakicë.

Shërbimi Pick-up & Delivery Service përfshin një punonjës ose kontraktor të shitësit me pakicë që shkon te një vend i caktuar, në një orë dhe datë të caktuar për të tërhequr dhe për të kthyer makinën tuaj Volvo.

Nëse shitësi me pakicë ofron makina hua (ose zëvendësuese), atëherë mund të ofrohet një e tillë – ju duhet të pranoni kushtet shtesë në lidhje me automjetin hua, me shitësin me pakicë.

Kur shërbimi Pick-up & Delivery Service ka përfunduar, me ju planifikohet një rezervim dixhital për ta dërguar makinën tuaj në një vend të caktuar dhe në një orë dhe datë të miratuar.

Ju mund t'i menaxhoni rezervimet tuaja dixhitale në aplikacionin Volvo Cars. Menaxhimi i rezervimit dixhital përfshin:

  • Planifikimin e një takimi që makina Volvo juaj të merret në një vend të përcaktuar (qoftë përmes aplikacionit Volvo Cars ose duke telefonuar një qendër servisi që ofron shërbimin);
  • Takimin me shoferin e caktuar (të përkufizuar më lart) në vendin, datën dhe orën e përcaktuar.
  • Dorëzimin e çelësit të makinës suaj Volvo.
  • Ndjekjen e instruksioneve që jepen nga shoferi.
  • Ndjekjen e progresit të rezervimit dixhital në aplikacionin Volvo Cars.
  • Planifikimin e një takimi për kthimin e makinës suaj, duke ndjekur hapat e mësipërm.

Ndërveprimet e ofruesit të shërbimit

Përdorimi i rezervimit dixhital është pa pagesë.

Servisi: Nëse nuk e keni blerë makinën tuaj Volvo apo nëse nuk jeni abonuar direkt te Volvo Cars:

  • E gjitha puna që kryhet në makinën tuaj Volvo nga shitësi me pakicë është objekt i një kontrate të veçantë midis jush dhe shitësit me pakicë.
  • Çmimet që janë të afishuara te rezervimi dixhital ofrohen nga shitësit me pakicë dhe jo nga Volvo Cars. Ju duhet të konfirmoni objektin e servisit dhe çmimin me shitësin me pakicë, përpara se të kryeni servisin në makinën tuaj Volvo.

Shërbimet Pick-up & Delivery Services: Volvo Cars nuk ofron vetë ndonjë automjet nëpërmjet shërbimit Pick-up & Delivery Service. Shitësit me pakicë kanë përgjegjësinë për marrjen, dërgimin dhe ndarjen e makinave të klientëve dhe/ose të makinave hua. Marrëveshja lidhur me shërbimet Pick-up & Delivery Services dhe për çdo tarifë bëhet ekskluzivisht midis jush dhe shitësit me pakicë. Volvo Cars nuk përfshihet në ekzaminimin ose angazhimin e shoferëve nga shitësit me pakicë. Volvo Cars nuk garanton se marrja dhe dërgimi i makinës përmes shërbimit Pick-up & Delivery Service do të rezultojnë me sukses.

Pretendimet që lindin nga apo që kanë lidhje me rezervimin dixhital, shërbimin Pick-up & Delivery Service, servisin apo çdo shërbim tjetër që kryhet ose ofrohet nga një shitës me pakicë apo nga shoferi, trajtohen ekskluzivisht midis jush dhe shitësit me pakicë dhe, deri në masën e lejuar nga ligji, Volvo Cars nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo dëm. Shitësit me pakicë janë gjithmonë personat përgjegjës për veprimet ose mosveprimet e punonjësve, të agjentëve dhe të kontraktorëve të tyre.

Rezervimi dixhital është vetëm një platformë teknike që ju mundëson të rezervoni një kohë për servisin ose shërbimin Pick-up & Delivery Service, ose për përdoruesit, që të mbështetë realizimin e marrjes dhe të dërgimeve të makinës përmes shërbimit Pick-up & Delivery Service.

Ju mund ta anuloni përdorimin e rezervimit dixhital duke dërguar një email në adresën cld-luxedata@grp.volvocars.com.

BLERJA E SHËRBIMEVE

Porositja e shërbimeve

Përpara se të mund të përdorni një shërbim që kërkon pagesë, do të duhet të përfundoni një proces porositjeje online, të konfirmoni porosinë tuaj dhe të paguani për shërbimin. Merrni kohën e duhur për të lexuar dhe për të kontrolluar porosinë tuaj në çdo hap të procesit. Kryerja e porosisë nënkupton lidhjen e një marrëveshjeje me efekt detyrues ndërmjet jush dhe Volvo Cars për përdorimin e shërbimit përkatës, përveç rastit kur ne e refuzojmë porosinë tuaj ("kontrata").

Pas finalizimit të porosisë, ju shihni në ekran një konfirmim të porosisë dhe ne ju dërgojmë gjithashtu një email me kuponin/faturën që përmban detajet përkatëse për porosinë tuaj dhe një numër ID unik të porosisë të cilit duhet t'i referoheni në çdo pyetje ose korrespodencë të mëvonshme lidhur me porosinë tuaj. Si alternativë, ne mund t'ju kontaktojmë për t'ju komunikuar se nuk e pranojmë porosinë tuaj. Zakonisht kjo ndodh sepse: a) ne nuk mund të autorizojmë pagesën tuaj, ose b) ju nuk keni të drejtë të blini shërbimin.

Pagesa

Një shërbim zakonisht porositet dhe paguhet përmes aplikacionit Volvo Cars ose online, duke përdorur vetëm karta krediti ose debiti që përdoren në përgjithësi, përmes një sistemi pagesash të sigurt online.

Ne përdorim shërbimet e pagesave të palëve të treta dhe, duke dhënë detajet e kartës suaj të kreditit ose të debitit, ju autorizoni shprehimisht ofruesin tonë të shërbimit të pagesës të debitojë tarifat e zbatueshme për këtë mënyrë pagese, si dhe taksat dhe detyrimet e tjera që paguhen nga ju, dhe ju pranoni përpunimin e transaksionit të pagesës dhe të detajeve të kartës dhe të çdo informacioni tjetër të nevojshëm për ekzekutimin e transaksionit të pagesës nga pala e tretë përkatëse (duke përfshirë, por jo vetëm, parandalimin e mashtrimit). Ne përdorim vetëm ato shërbime pagesash të palëve të treta që janë të certifikuara nga bankat dhe ndërmjetësit e kartave, për të menaxhuar në mënyrë të sigurt transaksionet e pagesave. Të gjitha komunikimet midis faqes sonë të internetit dhe bankës suaj trajtohen nga shërbimet e pagesave të palëve të treta.

E drejta e anulimit

Ju mund ta anuloni kontratën tuaj brenda 14 ditëve pas lidhjes së kontratës pa dhënë asnjë arsye.

Për të ushtruar të drejtën tuaj të anulimit, ju duhet të na informoni me anë të një deklarate të qartë për vendimin tuaj për anulimin e kontratës. Ju mund ta bëni këtë duke e dërguar anulimin tuaj me postë në adresën tonë të shënuar me lart ose te na kontaktoni.

Nëse vendosni të anuloni kontratën, ne do t'ju rimbursojmë pa vonesë të paarsyeshme për të gjitha pagesat që ne kemi marrë nga ju në lidhje me kontratën. Nëse e keni përdorur shërbimin përpara ushtrimit të së drejtës suaj të anulimit, ne mund të bëjmë një zbritje të arsyeshme nga shuma e rimbursimit, e cila korrespondon me përdorimin e shërbimit nga ana juaj.

Ne do ta bëjmë rimbursimin duke përdorur të njëjtat mënyra pagese që ju keni përdorur për transaksionin fillestar. Ju nuk do të pësoni asnjë tarifë nga ne si rezultat i rimbursimit.

Asgjë në këto kushte nuk ndikon në të drejtat tuaja të ligjshme, qoftë në lidhje me të drejtën tuaj të tërheqjes apo ndonjë të drejtë tjetër.

Abonimet dhe rinovimet

Në disa tregje është e mundur që të abonoheni në një shërbim mbi bazë përsëritjeje ku abonimi rinovohet automatikisht, p.sh. çdo muaj, dhe në tregje të tjera vetëm për periudha fikse, p.sh. çdo tre muaj ose çdo vit.

Për abonimet fikse ju do të debitoheni në avancë për periudhën e abonimit dhe abonimi nuk rinovohet automatikisht. Nëse keni një abonim fiks, ju mund të ushtroni të drejtën e anulimit, rast në të cilin ju do të merrni një rimbursim.

Për abonimet përsëritëse (përveç abonimeve përsëritëse vjetore), ju do të debitoheni në avancë për periudhën e abonimit. Ju mund të dërgoni në çdo kohë njoftim për anulimin dhe abonimi juaj do të përfundojë në fillimin e periudhës pasardhëse të abonimit, duke iu nënshtruar së drejtës së anulimit (gjatë 14 ditëve direkt pasi fillon abonimi juaj i parë), rast në të cilin ju do të merrni një rimbursim.

Nëse keni një abonim përsëritës vjetor, ju do të debitoheni në avancë dhe ju mund ta ushtroni të drejtën e anulimit gjatë 14 ditëve direkt pasi fillon periudha e rinovuar e abonimit, rast në të cilin ju do të merrni një rimbursim.

ÇËSHTJET DIXHITALE DHE TË PRONËSISË INTELEKTUALE

Kufizimet në përdorim

Ju nuk mund ta përdorni shërbimin:

  • në kundërshtim me çfarë specifikohet në këto kushte, në kushtet e veçanta apo në kushtet e palëve të treta dhe/ose në dokumentacion.
  • në një mënyrë që bie ndesh me ligjet ose rregulloret e zbatueshme, p.sh. rregulloret për të drejtat e pronësisë intelektuale ose rregulloret e qarkullimit. Gjithashtu ndalohet përdorimi që kërcënon sigurinë e një shërbimi, si dhe përdorimi që mund të dëmtojë ose të ndërhyjë në infrastrukturën tonë apo të një pale të tretë ose përdorimi i shërbimeve të klientëve të tjerë.

Ju nuk duhet të dëmtoni, të çaktivizoni apo të dëmtoni shërbimet në një mënyrë tjetër, ose në lidhje me shërbimet të futni viruse, "krimba", program keqdashës, program spiun, "kalë troje" ose kode apo programe të tjera keqdashëse, të cilat mund të dëmtojnë funksionimin e shërbimit. Nëse lejoni persona të tjerë të përdorin shërbimet, ju konfirmoni dhe pranoni se përdorimi i tyre është krejtësisht përgjegjësia juaj. Kjo do të thotë që çdo shkelje nga përdoruesi e këtyre kushteve, e çdo kushti të veçantë të zbatueshëm ose e kushteve të palëve të treta dhe/ose dokumentacionit konsiderohet si shkelje e kryer nga ju.

Përdorimi dhe/ose krijimi i një llogarie që nevojitet për shërbimet me një identitet të rremë apo me anë të informacioneve të pasakta është i ndaluar dhe gjithashtu mund të përbëjë vepër penale.

Disa shërbime mund të kërkojnë një fjalëkalim, rast në të cilin ju duhet të zgjidhni një fjalëkalim që është i vështirë për t'u zbuluar nga të tjerët. Ne mund të vendosim kërkesa lidhur me atë se çfarë konsiderohet një fjalëkalim mjaftueshëm i sigurt. Përgjegjësia për ta mbajtur fjalëkalimin tuaj të fshehtë dhe për të mos ua bërë të ditur palëve të treta është vetëm e juaja. Nëse dyshoni se një palë e tretë ka siguruar akses të paautorizuar në fjalëkalimin tuaj, ju duhet ta ndryshoni menjëherë fjalëkalimin. Nëse dyshoni se një palë e tretë ka siguruar akses të paautorizuar në një nga shërbimet përmes llogarisë suaj Volvo ID, na kontaktoni menjëherë.

Ju deklaroni dhe garantoni se nuk do të shitni, ofroni, transferoni, nënlicenconi ose nuk do t’i eksportoni shërbimet plotësisht apo pjesërisht (duke përfshirë, por pa u kufizuar te ndonjë softuer) tek asnjë "person i listuar", që nënkupton çdo person, kompani, ent ose organizatë të përcaktuar në një listë sanksionesh të nxjerrë nga, apo në të kundërt të bllokuar ose që u nënshtrohet sanksioneve ekonomike të vendosura nga Bashkimi Evropian ("BE"), Shtetet e Bashkuara të Amerikës ("SHBA") ose Kombet e Bashkuara ("KB") apo nga çdo autoritet tjetër përkatës qeveritar, sipas rastit, ose tek asnjë person nën zotërimin apo kontrollin e këtij personi të listuar apo që vepron për ose në emër të këtij personi. Ju gjithashtu deklaroni dhe garantoni se nuk po veproni për ose në emër të, dhe që nuk do t’i shitni, nuk do t’i ofroni, transferoni ose nënlicenconi shërbimet plotësisht ose pjesërisht (duke përfshirë, por pa u kufizuar te ndonjë softuer) te ndonjë person që ndodhet ose operon në Kubë, Iran, Korenë e Veriu, Siri ose në rajonin e Krimesë në Ukrainë. Duke përdorur shërbimet, ju gjithashtu deklaroni dhe garantoni se nuk ndodheni në një vend të tillë ose në një listë të tillë.

Licenca e përdoruesit dhe të drejtat e pronësisë intelektuale

Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale për shërbimet dhe për përmbajtjet e shërbimeve (duke përfshirë, por pa u kufizuar te ndonjë softuer) janë pronë ekskluzive e jona ose e filialeve tona dhe/ose të licencuesve tanë. Nëse këto kushte, ndonjë kusht i veçantë i zbatueshëm dhe/ose dokumentacioni nuk lejon ndryshe, juve nuk ju jepet asnjë e drejtë në ose për të drejtat e pronësisë intelektuale.

Ne ju japim një licencë për përdorim personal të përmbajtjes dhe të softuerit të lidhur me shërbimet. Kjo licencë, që mund të përfshijë të drejta të pronësisë intelektuale, është joekskluzive dhe, përveçse kur parashikohet ndryshe në këto kushte, nuk është e transferueshme. Licenca mund të përdoret vetëm për qëllimet dhe në përputhje me kufizimet e përdorimit të specifikuara në këto kushte ose në kushtet e veçanta të zbatueshme.

Nëse nuk lejohet nga ligji, ju nuk duhet të zbërtheni, të dekodoni, të përpiqeni të nxirrni kodin burim, të modifikoni ose të krijoni vepra derivative nga softueri i lidhur me shërbimet dhe nga përmbajtja e tij. Çdo shkelje e këtij kufizimi ose çdo mosrespektim i ndonjë kushti të kësaj licence mund të rezultojë në pezullim ose në ndërprerje të ofrimit të shërbimeve.

Nëse nuk specifikohet ndryshe, markat, logot e korporatave, emrat e domeneve dhe simbolet u nënshtrohen të drejtave tona të markave tregtare, të drejtave të markave tregtare të licencuesve tanë dhe, sipas rastit, të drejtave të markave tregtare të palëve të treta.

Kjo licencë skadon kur kontrata, këto kushte ose kushtet e veçanta përfundojnë ose kur ju ndaloni përdorimin e një shërbimi të veçantë apo të të gjitha shërbimeve.

Lidhjet në burimet ose faqet e internetit të palëve të treta

Shërbimet mund të përmbajnë lidhje në aplikacionet ose faqet e internetit të palëve të treta. Ne i ofrojmë këto lidhje vetëm si lehtësi dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, produktet ose shërbimet në këto faqe interneti apo që ofrohen prej tyre. Përfshirja e ndonjë lidhjeje nuk nënkupton miratimin nga ana jonë të sajtit.

Sa më lart vlen gjithashtu për çdo vendim të marrë apo veprim të kryer duke u mbështetur te shërbimet. Në ofrimin e shërbimeve ne ndërmarrim hapa të arsyeshëm për të mbrojtur pajisjet dhe sistemet tuaja nga viruset, "krimbat", programet keqdashëse, programet spiune, "kuajt e Trojës" dhe nga programet ose kodet e tjera keqdashëse, por megjithatë, ne nuk garantojmë që ato nuk ekzistojnë apo që nuk do të prekin pajisjet dhe sistemet tuaja.

Kushtet shtesë për aplikacionet në dyqanet e aplikacioneve

Nëse keni hyrë apo keni shkarkuar ndonjë shërbim të Volvo Cars nëpërmjet një aplikacioni (" aplikacioni Volvo Cars i ofruar") nga një dyqan aplikacionesh apo nga një platformë shpërndarëse (si për shembull Apple Store, Google Play ose Amazon Appstore) (secila, "ofruesi i aplikacionit"), atëherë ju konfirmoni dhe pranoni:

  • Ta përdorni aplikacionin Volvo Cars të ofruar vetëm në përputhje me atë çfarë lejohet në kushtet e përdoruesit të ofruara nga ofruesi i aplikacionit. Përveç kësaj, këto kushte janë dakordësuar ndërmjet jush dhe nesh, dhe jo me ofruesin e aplikacionit, dhe po ashtu ndërmjet nesh dhe ofruesit të aplikacionit, dhe vetëm ne jemi përgjegjësit e vetëm për aplikacionin Volvo Cars të ofruar. Për rrjedhojë, ofruesi i aplikacionit nuk ka asnjë detyrim për të ofruar shërbime mirëmbajtjeje ose mbështetjeje lidhur me aplikacionin Volvo Cars të ofruar.
  • Nëse aplikacioni Volvo Cars i ofruar nuk përmbush ndonjë garanci të zbatueshme, ju mund të njoftoni ofruesin e aplikacionit dhe të merrni mbrapsht çmimin e blerjes për aplikacionin Volvo Cars të ofruar. Deri në masën maksimale të lejuar nga ligji i zbatueshëm, ofruesi i aplikacionit nuk ka asnjë detyrim garancie lidhur me aplikacionin Volvo Cars të ofruar.
  • Nëse po përdorni një aplikacion Volvo Cars të ofruar, të projektuar për përdorim në një pajisje celulare me sistem operativ Apple iOS ("aplikacioni iOS"), ju gjithashtu:
  • Pranoni se Volvo Cars dhe jo Apple, është përgjegjëse për trajtimin e çdo pretendimi nga ju apo nga një palë e tretë lidhur me aplikacionin iOS ose me zotërimin dhe/ose përdorimin e aplikacionit iOS nga ana juaj, duke përfshirë, por pa u kufizuar te: i) pretendimet për përgjegjësinë e produktit; ii) pretendimi se aplikacioni iOS nuk përmbush ndonjë kërkesë rregullatore ose ligjore të zbatueshme; dhe iii) pretendimet që ngrihen sipas legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit ose ndonjë legjislacion i ngjashëm, si dhe që këto pretendime rregullohen vetëm nga kjo marrëveshje dhe çdo ligj i zbatueshëm për ne si ofrues i aplikacionit iOS.
  • Pranoni se Volvo Cars dhe jo Apple, është përgjegjëse, deri në masën e kërkuar nga këto kushte, për hetimin, mbrojtjen, zgjidhjen dhe çlirimin nga çdo pretendim për shkelje të pronësisë intelektuale të palëve të treta në lidhje me aplikacionin iOS ose me zotërimin dhe përdorimin e aplikacionit iOS nga ana juaj.
  • Deklaroni dhe garantoni se i) nuk ndodheni në një shtet që është objekt i një embargoje nga qeveria e SHBA-së, apo që është përcaktuar nga qeveria amerikane si një shtet "që mbështet terrorizmin"; dhe ii) ju nuk jeni në ndonjë listë të qeverisë amerikane me palët e ndaluara ose të kufizuara.
  • Pranoni të veproni në përputhje me të kushtet e zbatueshme të palëve të treta në marrëveshje kur përdorni aplikacionin iOS (p.sh. ju nuk duhet të shkelni kushtet e marrëveshjes së shërbimit të të dhënave me valë kur përdorni aplikacionin iOS).
  • Ju pranoni se Apple dhe degët e Apple janë përfituesit palë e tretë në këto kushte, për sa i përket licencës suaj për aplikacionin iOS. Pas pranimit të këtyre kushteve nga ana juaj, Apple do të ketë të drejtën (dhe do të konsiderohet se ka pranuar të drejtën) për të zbatuar këto kushte kundër jush për sa i përket licencës suaj për aplikacionin iOS, në cilësinë e përfituesit palë e tretë të tij.

ÇËSHTJET LIGJORE

Ndryshimet te kushtet, në kushtet e veçanta ose te shërbimet

Ne mund t'i ndryshojmë herë pas here këto kushte ose kushtet e veçanta. Ne do t'ju njoftojmë juve të paktën 30 ditë më përpara kur ndryshimi është i konsiderueshëm apo që ndryshon ndjeshëm detyrimet tuaja ose detyrimet tona. Juve mund t'ju kërkohet që t'i pranoni kushtet e ndryshuara përpara se të vazhdoni ta përdorni shërbimin, ose, vazhdimi i përdorimit nga ana juaj do të konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve.

Ne mund të shtojmë ose të heqim shërbime dhe funksione ose veçori në shërbime, të ndërpresim plotësisht ose pjesërisht ofrimin ose dhënien e aksesit në shërbime të caktuara, si dhe më përgjithësi të ndryshojmë shërbimet ose aksesin, për t'i mbajtur shërbimet të dobishme dhe aktuale.

Ju keni gjithmonë të drejtën të ndaloni përdorimin e shërbimeve dhe t'i ndërpritni këto kushte dhe kushtet e veçanta në përputhje me kërkesat për zgjidhje Afati dhe zgjidhja më poshtë, nëse nuk jeni dakord me ndryshimet në këto kushte, në kushtet e veçanta dhe/ose në shërbime.

Mohimi i përgjegjësisë për garancinë

Përveçse kur përcaktohet ndryshe në këto kushte dhe deri në masën e lejuar nga ligji, as ne dhe asnjë prej filialeve tona nuk do të ketë asnjë detyrim kundrejt jush apo kundrejt një pale të tretë, që lind nga apo lidhet me ofrimin e shërbimeve, apo për ndonjë mosmarrëveshje, kundërshti ose pretendim që lind nga apo që lidhet me veprimet ose mosveprimet tuaja, ose me ofrimin e shërbimeve. Pretendimet që lindin nga apo që kanë lidhje me një shërbim të palëve të treta trajtohen ekskluzivisht midis jush dhe palës së tretë dhe, deri në masën e lejuar nga ligji, Volvo Cars nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo dëm.

Shërbimet dhe përmbajtja ofrohen mbi parimin "siç janë", pa asnjë formë garancie, duke përfshirë edhe atë që shërbimet ose përmbajtja do të plotësojnë kërkesat tuaja apo që do të jenë të disponueshme në mënyrë të pandërprerë, të sigurt ose pa defekte, ose në lidhje me cilësinë, saktësinë, korrektësinë, vërtetësinë, tërësinë ose besueshmërinë e ndonjë shërbimi ose përmbajtjeje. Pa u kufizuar në sa më lart, ne dhe filialet tona refuzojmë shprehimisht të gjitha garancitë lidhur me përshtatshmërinë për shitje, përshtatshmërinë për një qëllim të caktuar, mungesën e interferencës ose mungesën e ndërhyrjes, ose garancitë që ngrihen në lidhje me shitjen ose përdorimin për qëllime tregtare.

Asgjë në këto kushte nuk përjashton, nuk kufizon ose nuk ndryshon ndonjë garanci, term ose kusht, të drejtë apo zgjidhje të nënkuptuar ose të vendosur nga një ligj i zbatueshëm, që nuk mund të përjashtohet, kufizohet ose ndryshohet ligjërisht.

Kufizimi i përgjegjësisë

Përveçse kur përcaktohet ndryshe në këto kushte dhe deri në masën e lejuar nga ligji, as ne dhe asnjë prej filialeve tona nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë:

  • dëm rastësor, të veçantë, ekzemplar, ligjor, ndëshkues ose pasojë, duke përfshirë humbjet e fitimeve, humbjen e të dhënave ose të emrit të mirë, ndërprerjen e shërbimit, dëmtimin e kompjuterit ose prishjen e sistemit ose koston e zëvendësimit të shërbimeve që lind nga ose në lidhje me këto kushte ose nga përdorimi ose pamundësia e përdorimit të shërbimeve ose të përmbajtjes, pavarësisht nëse bazohet në garanci, kontratë apo shkelje (duke përfshirë pakujdesinë), në përgjegjësinë për produktin apo mbi bazë tjetër ligjore, dhe pavarësisht nëse ne ose filialet tona apo një palë tjetër e tillë është informuar ose jo për mundësinë e këtij dëmi ose ka qenë neglizhente, edhe nëse një zgjidhje e kufizuar e përcaktuar këtu konstatohet se ka dështuar në qëllimin themelor të saj.
  • humbje që tejkalon vlerën që ju na keni paguar për përdorimin e shërbimeve në 12 muajt përpara ngjarjes mbi të cilën mbështetet një pretendim.

Afati dhe zgjidhja

Këto kushte do të vazhdojnë të zbatohen deri në zgjidhjen e tyre ose derisa ju të ndaloni përdorimin e të gjitha shërbimeve.

Ju mund ta ndërpritni në çdo kohë përdorimin e ndonjë ose të të gjitha shërbimeve, rast në të cilin këto kushte, kushtet e veçanta ose kushtet e palëve të treta nuk do të zbatohen më, dhe ju nuk do të keni më detyrime të tjera në përputhje me këto kushte, me kushtet e veçanta ose me kushtet e palëve të treta.

Nëse ju ndërpritni përdorimin e një shërbimi të veçantë, këto kushte, kushtet e veçanta ose kushtet e palëve të treta vazhdojnë të zbatohen për secilin nga shërbimet që vazhdoni të përdorni.

Ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim përgjithmonë ose përkohësisht ofrimin e shërbimeve dhe të zgjidhim ose të pezullojmë këto kushte dhe/ose ndonjë kusht të veçantë në rast a) të shkeljes suaj reale ose të dyshuar në mënyrë të arsyeshme të këtyre kushteve dhe/ose të ndonjë kushti të veçantë, b) të vendimit tonë për të ndaluar ofrimin e shërbimeve në formatin aktual, në mbarë botën ose në një zonë gjeografike të veçantë, ose c) të një arsyeje biznesi të ngjashme që ne në gjykimin tonë të vetëm e konsiderojmë shkak të arsyeshëm për ndërprerjen e ofrimit të shërbimeve. Nëse Volvo Cars synon të ndalojë ofrimin e ndonjë shërbimi, ju do të njoftoheni për këtë brenda një kohe të arsyeshme përpara se shërbimi të ndërpritet.

Me zgjidhjen e këtyre kushteve, ju nuk mund t'i përdorni më shërbimet.

Zgjidhja nuk cenon ndonjë dispozitë të këtyre kushteve, të kushteve të veçanta ose të kushteve të palëve të treta, e cila nga natyra është parashikuar të vazhdojë të zbatohet edhe pas zgjidhjes, duke përfshirë pa kufizim kushtet lidhur me: a) mohimin e përgjegjësisë për garancitë, b) kufizimin e përgjegjësisë, dhe c) legjislacionin e zbatueshëm dhe vendin e procedurave gjyqësore.

Transferimi

Asnjë palë nuk mund t'i transferojë të drejtat dhe detyrimet e saj nga këto kushte apo nga ndonjë kusht i veçantë te një palë e tretë, pa pëlqimin me shkrim të palës tjetër. Megjithatë, ne mund t'i transferojmë te një nga filialet tona të drejtat dhe detyrimet tona sipas këtyre kushteve dhe/ose ndonjë kushti të veçantë.

Legjislacioni i zbatueshëm dhe vendi i procedurave gjyqësore

Nëse nuk kërkohet ndryshe nga ligji, këto kushte, kushtet e veçanta dhe çdo përdorim i shërbimeve interpretohet në përputhje me dhe rregullohet nga ligji lokal, duke përjashtuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave, pa marrë parasysh parimet e së drejtës ndërkombëtare private të saj. Nëse nuk kërkohet ndryshe nga ligji, vendi ekskluziv i procedurave gjyqësore për të gjitha pretendimet që ngrihen nga këto kushte dhe/ose kushtet e veçanta janë gjykatat në zonën ku ne kemi zyrën e regjistruar.

Nëse banoni në Bashkimin Evropian, Komisioni Evropian ofron një platformë online për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që mund ta aksesoni këtu:

https://ec.europa.eu/consumers/odr

Nëse dëshironi të sillni një çështje në vëmendjen tonë, ju lutemi të na kontaktoni.