Viti 2023 ishte një vit i trazuar por edhe elektrizues rritjeje për Volvo Cars

Ndërsa vitit të trazuar por edhe të paharrueshëm 2023 po i vjen fundi, le të shikojmë pas dhe të reflektojmë në vitin që pati Volvo Cars.

Fotografi e një makine Volvo EX90 ngjyrë gri me bagazhin plot me dhurata, e parkuar para një peme Krishtlindjeje.

Një makinë EX90 ngjyrë gri me bagazhin plot me dhurata, e parkuar para një peme Krishtlindjeje.

Çfarë viti ishte 2023! Ne prezantuam disa makina të reja elektrike, bëmë investime të tjera të ndryshme thelbësore për të ardhmen tonë, ndërmorëm disa hapa të rëndësishëm drejt ambicieve tona për qëndrueshmëri, raportuam shitje në rritje dhe të gjitha këto në një mjedis të jashtëm të trazuar dhe sfidues. Na përgatit më së miri drejt vitit 2024, i cili do të jetë një vit kritik për transformimin tonë të vazhdueshëm si kompani.


Le të diskutojmë për këto makina të reja të bukura fillimisht. Në qershor, ne lançuam makinën tonë të vogël port të fuqishme EX30, një SUV i vogël plotësisht elektrik. Edhe para se makina EX30 të ishte e aksesueshme për klientët, ajo la një përshtypje të madhe me komente të shkëlqyera një koleksion të rregullt çmimesh nga media globale e automobilave. Makina EX30 ka një efekt të madh në një strukturë të vogël: materiale dhe dizajn më të qëndrueshëm, teknologji për ta bërë jetën tuaj më të këndshme dhe një pikë tërheqëse çmimi për një makinë elektrike premium.


Më pas, në vjeshtë, ne zbuluam MPV-në tonë të parë plotësisht elektrike. Volvo EM90 është një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje dhe kombinon rehatinë dhe luksin me cilësinë e Volvo Cars që presin klientët tanë. Si EX30 ashtu edhe EM90 zgjerojnë markën tonë në segmente të reja tregu dhe zgjerojnë portofolin tonë drejt një audience më të madhe.

Viti 2023 ishte një vit rritjeje.

Zbulimi i EX30 dhe EM90 u zhvillua në një sfond rritjeje dhe popullariteti të makinave tona. Nëntori ishte muaji i 15 rresht i rritjes së shitjeve dhe pjesa jonë e makinave plotësisht elektrike po shkon drejt 16 për qind, duke treguar qartësisht që ne jemi në rrugën e duhur. Ne inkurajohemi nga kjo tendencë, të cilën presim që ta vazhdojmë në vitet e ardhshme ndërsa lançojmë më shumë makina të reja dhe vazhdojmë të ecim drejt ambicies tonë për të shitur vetëm makina plotësisht elektrike deri në vitin 2023.

Modelet tona të reja plotësisht elektrike përfaqësojnë investime të ndjeshme, por ne investojmë në të ardhmen tonë në një sërë mënyrash të tjera. Për shembull, të gjitha këto makina të reja kërkojnë infrastrukturë për t'i sjell në treg, kështu që ne po themelojmë një fabrikë të re prodhimi në Sllovaki. Ne gjithashtu kemi filluar ndërtimin e një fabrike të re baterish në Suedi si pjesë e sipërmarrjes sonë të përbashkët të teknologjisë së baterive me Northvolt.


Hapëm një qendër të re të nivelit të lartë për testimin e softuerëve të qytetin tonë të krijimit, ndërsa i shtuam rrjetit tonë global të qendrave të teknologjisë dy qendra të reja teknologjie në Krakov dhe Singapor të fokusuara në zhvillimin e softuerëve. Po investojmë në zhvillimin e softuerit të brendshëm sepse kontrolli i softuerit brenda makinave tona është thelbësor për të arritur ambiciet tona për të krijuar një përvojë më të mirë për klientët tanë.


Pika të tjera kryesore të vitit të përfshira në transformimin tonë të vazhdueshëm komercial i cili rikoncepton mënyrën se si ne i dërgojmë makinat tona në treg dhe lançimin e njësisë sonë të re të biznesit të quajtur Volvo Cars Energy Solutions. Të gjitha këto lëvizje strategjike janë thelbësore për të ardhmen tonë dhe viti 2024 do të jetë një vit tjetër vendimtar për transformimin tonë të vazhdueshëm strategjik.


Në vitin 2024, për herë të parë në historinë e kompanisë sonë, ne do të nxjerrin në treg tre nga makinat tona më të reja plotësisht elektrike me teknologjitë më të fundit. EX30 dhe EM90, si dhe SUV-i ynë kryesor EX90, jo vetëm që janë shembull i të ardhmes së kompanisë sonë por gjithashtu na ndihmojnë të zgjerojmë bazën tonë të klientëve duke prezantuar tre segmente të reja tërësisht të reja.


Ato janë gjithashtu një pjesë kyç e reagimit tonë ndaj ndryshimit të klimës. Duke u përfshirë tërësisht në makinat elektrike dhe të përcaktuara nga softueri, ne investojmë në teknologjisë e së ardhmes dhe i japim lamtumirën atyre të së shkuarës. EX30 është projektuar për të pasur gjurmën më të vogël të CO2 të çdo makine Volvo dhe përfaqëson drejtimin tonë të udhëtimit për sa i përket planit tonë për mbrojtjen e klimës.


Ka gjasa që të vazhdojmë të shohim trazira makroekonomike dhe pasiguri në vitin 2024. Megjithatë, ne jemi gati të përballemi me këto sfida dhe do të vazhdojmë me rrugën tonë. Duke u mbështetur në qëllimin, kulturën dhe vlerat tona unike të Volvo-s, ne do të sigurohemi që çdokush brenda kompanisë sonë të bashkohen në të njëjtin drejtim strategjik. Në një botë komplekse dhe që lëviz me shpejtësi, qëllimi dhe kultura jonë e përbashkët na japin lirinë që të jemi krijues, të përqafojmë fuqinë e bashkëpunimit, t'i bëjmë gjërat ndryshe dhe mbi të gjitha, më mirë.


Pra, ndërsa viti 2023 ishte vit i rëndësishëm, jemi më se gati për t'u karikuar për vitin 2024. Faleminderit të gjithë kolegëve tanë për gjithë punën e palodhur këtë vit dhe gëzuar festat nga të gjithë ne në Volvo Cars.

Shpërndaje