Shitjet e gushtit: më të lartat e të gjitha kohërave për makinat tona Recharge

Mungesa e materialit vazhdon të paraqesë vështirësi për industrinë e automjeteve dhe ne nuk bëjmë përjashtim. Duke lënë mënjanë problemet, ne po raportojmë nivelin më të lartë ndonjëherë – dhe kjo falë makinave tona Recharge!

Volvo XC40 Recharge plotësisht elektrik duke ecur përgjatë një ure në Suedi.

Shitjet e linjës sonë Recharge të makinave të karikueshme arritën rekordin në gusht.

Ndoshta të gjithë ishim gati për të mos e thënë më shprehjen "një vit i pazakontë" pas vitit 2020, por mesa duket do ta themi ende. Në fillim të këtij viti, ne ishim në aktivitet të plotë, duke raportuar rritje të shitjeve dhe duke vendosur rekorde të reja, muaj pas muaji. Këtë muaj, shifrat e përgjithshme nuk janë aq pozitive sa në gjysmën e parë të vitit, por ne kemi një rekord historik për ju – kështu që le të shohim shitjet tona të Recharge.


Ato kanë ecur fuqishëm këtë vit dhe vazhdojnë të rriten: në gusht, ato përbënin 24,2 përqind të të gjitha makinave të shitura gjatë muajit. Dhe në Evropë, 47 përqind e të gjitha makinave të shitura në rajon ishin nga linja Recharge, që është përqindja më e madhe që kemi raportuar deri më tani. Modelet tona të karikueshme patën popullaritet veçanërisht në Holandë, Mbretëri të Bashkuar (MB) dhe Belgjikë këtë muaj, pasi ato ishin kontribuueset kryesore në rritjen e shitjeve tona të Recharge në Evropë.


Për sa i përket, shitjeve tona globale, arritëm të shesim 45 786 makina në gusht, një rënie prej 10,6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së interesit – ne vijojmë ta shohim se kërkesa e përgjithshme bazë në industrinë e automjeteve dhe për makinat tona, mbetet shumë e fortë.


Arsyeja kryesore e rënies ka të bëjë me mungesën e materialeve: që nga mesi i korrikut, mbylljet e bizneseve të furnizuesve për shkak të Covid-19 në Azinë Juglindore, veçanërisht në Malajzi, ka përkeqësuar akoma më shumë një situatë tashmë të tensionuar të furnizimit. Këto mungesa materiale kanë çuar në ndalimin e përkohshëm të prodhimit në strukturat tona në Suedi, Belgjikë, Kinë dhe SHBA, dhe si pasojë, duke prodhuar sasi të reduktuara.

"Kërkesa e përgjithshme bazë për makinat tona mbetet shumë e fortë"

Pritshmëria jonë aktuale është që, për gjysmën e dytë të vitit 2021, do të hasim sfida në harmonizimin me nivelet e volumit që kemi arritur gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2020. Kjo sigurisht që do të ketë një ndikim në të ardhurat dhe fitimet tona, por por perspektiva jonë për vitin e plotë 2021 mbetet ende e vlefshme.


Kur bëhet fjalë për tre rajonet tona kryesore, SHBA-ja është e vetmja me një rritje muajin e kaluar. Atje, klientët e pëlqyen veçanërisht XC90, i cili kryesoi tabelat e shitjeve të këtij muaji, i ndjekur nga XC60. Pavarësisht një kërkesave dhe porosive të shumta, Kina raportoi një rënie dyshifrore në gusht, ashtu si edhe Evropa – arsyet kryesore ishin shpërthimet e lartpërmendura të Covid-19 në Azinë Juglindore, mungesa e materialeve dhe ulja e volumeve të prodhimit.


E gjithë kjo do të thotë se për tetë muajt e parë të vitit, ne aktualisht kemi 483 426 makina të shitura në të gjithë globin – një rritje me 26,1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Shikoni një ndarje të detajuar të shitjeve rajonale më poshtë:


+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| |Gusht | | |Janar- | | |

| | | | |Gusht | | |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| | 2020 | 2021 | Ndryshimi | 2020 | 2021 | Ndryshimi |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| Evropë | 17,493 | 13,052 | -25.4% | 169,427 | 202,282 | 19.4% |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| Kinë | 15,835 | 13,112 | -17.2% | 95,986 | 122,914 | 28.1% |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| SHBA | 10,378 | 10,686 | 3.0% | 63,330 | 86,015 | 35.8% |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| Tjetër | 7,533 | 8,936 | 18.6% | 54,749 | 72,215 | 31.9% |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

| Totali | 51,239 | 45,786 | -10.6% | 383,492 | 483,426 | 26.1% |

+----------+----------+----------+----------+------------+------------+----------+

Shpërndaje