Si është tingulli i Volvo Cars?

Makinat tona mund të njihen për kabinat e tyre të qeta, por si tingëllon kompania Volvo Cars? Ne punuam së bashku me dizajnuesin suedez të tingullit Martin Åberg për të kapur tingujt e përditshëm të Volvo Cars.

Shijoni tingullin e Volvo Cars

Tingulli është një gjë e fuqishme. Jo vetëm që mund të sjellë kujtime të qarta dhe qetësi, por gjithashtu mund të ndikojë thellë në emocionet tona. Me tinguj, ne mund të krijojmë dhe të mbajmë ato marrëdhënie të forta emocionale që duam – si me punonjësit tanë të dedikuar, edhe me klientët tanë të çmuar. Me pak fjalë, tingulli mund të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjen tonë për të krijuar lidhje të forta.


Duke bashkuar forcat me dizajnuesin suedez të tingullit, Martin Åberg, ne vendosëm të dokumentojmë të gjithë llojet e tingujve të përditshëm që përkufizojnë zyrat qendrore të Volvo Cars në Gotenburg. Që nga tingujt e sinjaleve, borive dhe të fiksimit të rripit të sigurimit në makinat tona, e deri te tingujt e ambientit, si biseda në restorant, zhurmat e makinerive të fabrikës dhe kumbimin në sallat e mbledhjeve.


"Isha i emocionuar nga mendimi i bashkëpunimit në një projekt me Volvo Cars, me në fokus audion," thotë Martin Åberg. "Si një person me një interes të theksuar në krijimin e tingujve të ambientit, vizita në ambientet e Volvo-s në Torslanda dhe përfshirja e vetes sime në peisazhin e tyre të tingujve ishte një privilegj i vërtetë."

"Te zyrat qendrore të Volvo Cars në Gotenburg është një influencë e dukshme ndërkombëtare," thotë Martin. "Njerëzit flasin anglisht me thekse të ndryshme dhe gjuha suedeze flitet në shumë mënyra. Është një ambient pune dinamik, si në kuptimin e njerëzve dhe të makinerive. Në këtë gjë kontribuon edhe prania e detit dhe e natyrës. Ky vend pune ofron një ndjesi qetësie për ata që janë të ndjeshëm ndaj tingullit."

Muzikë për veshët tuaj

Ky projekt është në mundësi për klientët, si edhe për punonjësit aktualë dhe të ardhshëm, për të pasur një ide përmes audios se si mund të jetë jeta te Volvo Cars dhe ndoshta, të na shohin si më shumë sesa thjesht një prodhues makinash. Por gjithashtu, ne shpresojmë të nxisim ndërgjegjësimin e markës mes një audience të re krijuesish.


Kështu, ne po ofrojmë të gjithë tingujt si pjesë e rikumbuesit pa pagesë të krijuar nga kompania e softuerit të muzikës, Klevgränd. Të gjithë tingujt mund të shkarkohen dhe të përdoren nga kushdo që dëshiron të krijojë muzikën, podkastet dhe videot e tyre.


"Ne duam të shihemi si një punëdhënës i zgjedhur duke përfshirë qasje novatore dhe dalluese," thotë Lela Amparo, e cila ka drejtuar projektin nga ana e Volvo Cars. "Është vërtetë një zgjatim i asaj që jemi, një pasqyrim i ADN-së sonë, thuajse shekullore, në tingull."


Por, përpara se t'ju mundësojmë të gjitha detajet rreth rikumbuesit, le t'i hedhim një sy më nga afër procesit të mbledhjes së gjithë tingujve të Volvo Cars.


Mbledhja e tingujve të Volvo-s

Në një ditë vjeshte me diell, Martin Åberg, i cili zakonisht ja kushton kohën e tij kompozimit të muzikës dhe punës në dizajnimin e tingullit për reklama, filma dhe video lojëra, bëri një shëtitje me mikrofon dhe kufje rreth zonës së Torslanda-s.


Pas një vizite te një zyrë dhe te një kafene të zhurmshme, ku punonjësit nga e gjithë bota konsumonin drekën e tyre, ai shkoi te Muzeu i Volvo-s, ku vizitorët mund të udhëtojnë nëpër historinë dhe trashëgiminë tonë. Ndër të gjitha makinat që pa Martin-i, një në veçanti i ra në sy: një Volvo e kuqe 242DL e vitit 1973.


"Kjo makinë ka shumicën e gjërave që më duken mahnitëse kur bëhet fjalë për tingullin: antena, kasetofon, ndenjëse me jastëk dhe koka marshi me një tingull specifik, që makinat moderne nuk e kanë," thotë Martin. "Gjithashtu, një tingull dallues i frenave të dorës të tërhequra fort në një Volvo të vjetër lidhet gjerësisht me parkimin e sigurt të makinës. Është një kontrast i këndshëm me tingullin futuristik të Volvo EX30 të re, ku dëgjon vetëm një ton të butë hidraulik.”


Në fund të ditës së punës, Martin-i është më se i sigurt se ka mundur të kapë tingujt e Volvo Cars."Te zyrat qendrore të Volvo Cars në Gotenburg është një influencë e dukshme ndërkombëtare," thotë ai. "Njerëzit flasin anglisht me thekse të ndryshme dhe gjuha suedeze flitet në shumë mënyra. Është një ambient pune dinamik, si në kuptimin e njerëzve dhe të makinerive. Në këtë gjë kontribuon edhe prania e detit dhe e natyrës. Ky vend pune ofron një ndjesi qetësie për ata që janë të ndjeshëm ndaj tingullit."Dëgjoni muzikë dhe ngrini volumin

Rikumbuesi përmban 146 tinguj të ndryshëm me të cilët mund të luani dhe sigurisht, është 100 për qind falas.


Për përvojën më të mirë të rikumbuesit, përdorni kompjuterin tuaj me altoparlantë ose kufje.


Mund ta gjeni rikumbuesin këtu. Shijoni tingujt e Volvo Cars!

Shpërndaje