Është SUV-i jonë më e vogël ndonjëherë, por Volvo EX30 e ardhshme tërësisht elektrike i kushton rëndësi të madhe sigurisë, falë 96 viteve në udhëheqje dhe novacion që kemi në këtë fushë.
Volvo EX30 është po aq e sigurt sa mund të pritet nga një Volvo.
Ne jemi, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë kryesues për sigurinë dhe nuk do t'i ulim standardet tona për sigurinë për EX30. Ajo kujdeset për ty dhe për të tjerët në mjedise urbane të tensionuara.
Për shembull, në një rrugë të ngarkuar qyteti, hapja e derës së makinës aksidentalisht në rrugën për biçikletat është përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm aksidentesh të përplasjeve me biçikletë. Të ashtuquajturat aksidentet e dyerve përbëjnë një të pestën e aksidenteve me biçikletë në disa qytete dhe sipas Cycling UK, mesatarisht 60 persona vriten ose plagosen rëndë nga dyert e makinave çdo vit në MB.
Për të ndihmuar në reduktimin e aksidenteve të tilla, Volvo EX30 jonë e ardhshme është e pajisur me një sinjalizues për hapjen e derës, i cili mund t'ju paralajmërojë përmes sinjaleve vizuale dhe audio sa herë që jeni gati të hapni derën përpara një çiklisti ose dikujt tjetër që është duke kaluar në trafik.
Sinjalizimi për hapjen e derës është një nga disa veçoritë e Safe Space Technology në Volvo EX30 plotësisht elektrike që tregojnë se si ne i kemi zbatuar standardet tona të larta për sigurinë në SUV-në tonë të vogël. Ajo është projektuar për të qenë e sigurt për qytetin me teknologji që synon posaçërisht mbrojtjen e personave në mjediset e ngarkuara urbane.
Prej kohësh kemi qenë të fokusuar në sigurinë në mjediset e qytetit ku makinat e ndajnë hapësirën me këmbësorët dhe çiklistët”, tha Åsa Haglund, kreu i Qendrës sonë të sigurisë. “Me Volvo EX30, ne po e çojmë sigurinë në qytet në tjetër nivel, duke krijuar një SUV të vogël që është shoqëruesja e përkryer për një përvojë të rehatshme të drejtimit të makinës, ndërsa kujdeset për ju dhe personat e tjerë në rrugët e ngarkuara të qyteteve moderne.
Siguria mbrojtëse më e fundit
Si SUV-ja më e vogël ndonjëherë nga Volvo Cars, EX30 e re është po aq e sigurt sa mund të presësh nga një makinë Volvo. E krijuar me njohurinë dhe kërkimin tonë unik mbi sigurinë nga aksidentet reale, EX30 është projektuar për të ndihmuar në mbrojtjen e shoferit dhe pasagjerëve në rast përplasjeje. Ajo e bënë këtë me anë të teknologjisë më të fundit të kufizimit, si dhe dizajnit strukturor të nivelit më të lartë që përmbush kërkesat tona ambicioze për sigurinë e brendshme – e projektuar për të përgatitur makinat tona për skenarë të ndryshëm real.
Mbrojtja e njerëzve brenda në makinë në rast përplasjeje ka qenë gjithmonë një prioritet kryesor për ne. Meqenëse është një makinë elektrike, natyrisht që u fokusuam shumë në integritetin e baterisë. Shasia dhe kafazi i sigurisë janë ndërtuar me forma të ndryshme të çelikut me rezistencë të lartë që kompensojnë ndikimin nga një përplasje e mundshme në një mënyrë efikase.
Shtyllat A dhe C, si dhe tavani gjithashtu janë forcuar për një dizajn strukturor optimal për të ndihmuar më tej në mbrojtjen e personave brenda në makinë. EX30 përfshin gjithashtu një airbag të largët brenda vendit të shoferit i projektuar për të ndihmuar në reduktimin e dëmtimeve të kokës dhe kraharorit në rast të një përplasjeje anësore.
Megjithatë, përveç standardeve tona kryesore të sigurisë pasive, Volvo EX30 ofron gjithashtu një grup të avancuar të veçorive të reja të sigurisë aktive të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e personave brenda dhe jashtë makinës.
Një makinë që të mbështet kur ke nevojë
Brenda EX30, një sistem i ri i avancuar i alarmit të shoferit vjen si standard dhe kujdeset për ju kur nuk jeni në gjendjen tuaj më të mirë. Përveç zbulimit praktik në timon, makina ka edhe një sensor të veçantë, i cili funksionon sipas algoritmeve të fuqishme dhe gjendet pas timonit, i cili zbulon lëvizjet e fytyrës rreth 13 herë në sekondë.
Në këtë mënyrë, EX30 mund të përpiqet të kuptojë nëse jeni të shpërqendruar, të përgjumur ose thjesht të pavëmendshëm, edhe nëse mund të mos e keni kuptuar vetë.
Në qytet, funksioni ynë i ri i frenave automatike të kryqëzimeve është projektuar për t'ju ndihmuar të shmangni aksidentet në kryqëzime. Në rast se një makinë tjetër ju del përpara papritur, veçoria e ndërhyrjes së frenave automatike është projektuar për ta tërhequr makinën në një ndalesë dhe për të ndihmuar në zbutjen ose shmangien e një përplasjeje.
Me pak fjalë, si me çdo makinë Volvo, EX30 i ri është i pajisur me një grup të gjerë sistemesh sigurie aktive për sigurinë dhe mbështetjen e shoferit. Do të ndajmë më shumë detaje mbi të gjithë teknologjinë e sigurisë dhe mbështetjes së shoferit brenda EX30 në zbulim.
SUV-ja e re Volvo EX30 plotësisht elektrike do të bëjë debutimin global më 7 qershor. Në të njëjtën datë, ajo do të bëhet e disponueshme për ta porositur ose porositur paraprakisht në tregje të caktuara.