Çmimi “Top Safety Pick Plus” lë gjurmë në histori

Në muajin prill, Volvo Cars u kthye në pikë referimi në industri si marka e vetme që fitoi çmimin “Top Safety Pick Plus” nga IIHS për vitin 2021 në SHBA, për të gjithë linjën e saj të automjeteve.

Volvo C40 Recharge plotësisht elektrik i futur në prizë për t'u karikuar në një pikë publike të karikimit të makinave elektrike.

Secila makinë e të gjithë linjës sonë në SHBA ka marrë çmime TSP+.

Linja jonë e vitit 2021 ka bërë progres gjatë vitit të kaluar, duke marrë jo një, jo dy, por 15 çmime “Top Safety Pick Plus” (TSP+). Ky vlerësim nga Instituti i Sigurimeve për Sigurinë Rrugore (IIHS) është një çmim tejet i lakmuar, i cili i jepet automjeteve që ofrojnë nivelin më të lartë të sigurisë.

Çfarë e bën këtë gjë akoma më të vlefshme? Automjeti që bëri të mundur që portofoli ynë të mbërrinte në “vijën e finishit” është XC40 Recharge jonë – makina jonë e parë plotësisht elektrike.

XC40 Recharge është SUV ynë i parë i vogël dhe plotësisht elektrik në qarkullim që merr një çmim TSP+. Kjo gje i tregon klientëve tanë se, ndërsa Volvo po kalon drejt një të ardhmeje si prodhues elektrik, angazhimi ynë për sigurinë është më i fortë se kurrë.

Standardi ynë i fundit lidhur me TSP+ bëhet pjesë e rekordit që vendosëm muajin e kaluar për marrjen e më shumë çmimeve TSP+ në një vit të vetëm, në krahasim me çdo markë tjetër, që nga krijimi i programit në vitin 2013.

Ne jemi krenarë që makinat tona janë më të mirat në kategorinë e tyre kur bëhet fjalë për sigurinë, por çfarë meritash marrim saktësisht neve – ose çdo prodhues tjetër, për këtë aspekt – për sa i përket këtij çmimi të lakmuar?

Siç mund ta merrni me mend, kualifikimet janë të shteruese.

Në vitin 2021, çmimi TSP fitohet vetëm nëse merren vlerësime “të mira” në të gjashta testet e rezistencës ndaj përplasjeve, të kryera nga IIHS. Kjo gjë përfshin një përplasje të vogël frontale nga ana e shoferit dhe e pasagjerit, një përplasje të moderuar frontale, anësore, si dhe rezistencën e çatisë dhe mbështetësit e kokës. Fituesit duhet të jenë gjithashtu të pajisur me fenerë “të mirë” ose “të pranueshëm” dhe një sistem parandalimi të përplasjeve në pjesën e përparme që merr vlerësime “të avancuara” ose “superiore”, si në shqyrtimet automjet-automjet ashtu edhe në ato automjet-këmbësorë.

Duke avancuar një hap më tej, për t'u kualifikuar për “Plus”, automjetet duhet të jenë të pajisura edhe me fenerë “të mirë” ose “të pranueshëm” në të gjitha nivelet dhe paketat e modeleve.

“Ne jemi krenarë që IIHS e ka vlerësuar këtë gjë me çmimin “Top Safety Pick Plus” për çdo automjet që prodhojmë në ditët e sotme”

“Pavarësisht stilit të trupit, motorit apo modelit, çdo Volvo ofron mbrojtje novatore në raste aksidentesh”, tha Anders Gustafsson, Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Volvo Cars USA. “Ne jemi krenarë që Instituti i Sigurimeve për Sigurinë Rrugore (IIHS ) e ka vlerësuar këtë gjë me çmimin “Opsioni Më i Mirë i Sigurisë Plus” (Top Safety Pick Plus) për çdo automjet që prodhojmë në ditët e sotme. Ky çmim nuk është dhënë për asnjë kompani tjetër automjetesh në vitin 2021 .”

Që nga sot, këto makina – të cilat përbëjnë të gjithë linjën tonë amerikane – janë fitueset tona krenare të TSP+:

Volvo XC40 P8 Recharge

Volvo S90

Volvo S90 Recharge

Volvo V90

Volvo V90 Cross Country

Volvo V60 Cross Country

Volvo S60

Volvo S60 Recharge

Volvo V60

Volvo V60 Recharge

Volvo XC40

Volvo XC60

Volvo XC60 Recharge

Volvo XC90

Volvo XC90 Recharge

Shpërndaje