Përballë një bote që ndryshon vazhdimisht, është thelbësore të sigurohemi se strategjitë tona të mbeten të qarta dhe bashkëkohore. Për këtë arsye, ne po përditësojmë strategjinë tonë të qëndrueshmërisë me qëllime të reja dhe ambicioze për vitin 2030 dhe 2040, teksa rrisim edhe përqendrimin tonë në biodiversitet.
Ne po përditësojmë strategjinë tonë të qëndrueshmërisë
"Ndërmarrja e veprimeve për të luftuar ndryshimin e klimës është e panegociueshme dhe të qenit plotësisht elektrik është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë pioner," thotë Jim Rowan, CEO i Volvo Cars. "Teksa veprojmë për të ulur më tej emetimet në të gjithë zinxhirin e vlerave, kemi përgjegjësinë të bëjmë më shumë dhe të adresojmë gjurmën tonë të biodiversitetit, si edhe të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së njerëzve. Dhe strategjia jonë e përditësuar është projektuar për të na ndihmuar të bëjmë pikërisht këtë gjë."
Më poshtë gjenden shkurtimisht planet tona ambicioze të reja të qëndrueshmërisë për vitin 2030:
Që kur publikuam strategjinë tonë të qëndrueshmërisë në vitin 2019, kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona për veprimet për klimën. Për shembull, 69 për qind e operacioneve tona, tanimë funksionojnë me energji të padëmshme për klimën, në krahasim me 55 për qind në vitin 2019. Dhe tani, ne përdorim 100 për qind energji elektrike të padëmshme për klimën në të gjitha fabrikat tona të prodhimit në botë, në krahasim me 80 për qind në vitin 2019. Ne gjithashtu, kemi ulur emetimet tona të CO2 për makinë me 19 për qind, që në vitin 2018.
"Ndërmarrja e veprimeve për të luftuar ndryshimin e klimës është e panegociueshme dhe të qenit plotësisht elektrik është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë pioner," thotë Jim Rowan, CEO i Volvo Cars. "Teksa veprojmë për të ulur më tej emetimet në të gjithë zinxhirin e vlerave, kemi përgjegjësinë të bëjmë më shumë dhe të adresojmë gjurmën tonë të biodiversitetit, si edhe të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së njerëzve. Dhe strategjia jonë e përditësuar është projektuar për të na ndihmuar të bëjmë pikërisht këtë gjë."
Zero emetime të gazeve serë deri në vitin 2040
Tani, qëllimi ynë është të arrijmë zero emetime të gazeve serë deri në vitin 2040. Kjo zgjeron më tej ambiciet tona për të mos dëmtuar klimën deri në vitin 2040 dhe qartëson synimin tonë për të përdorur vetëm pastrues karboni, në mënyrë të kompensuar çdo emetim të pashmangshëm. Prioriteti ynë mbetet ulja e emetimeve të vërteta para se t'i kthehemi pastruesve të karbonit dhe nxisim furnizuesit tanë të bëjnë të njëjtën gjë.
Duke ditur se financat luajnë një rol thelbësor në përparimin e zhvillimit të qëndrueshëm, ne gjithashtu synojmë të arrijmë 100 për qind kosto të gjelbër ose financim të aseteve në lidhje me qëndrueshmërinë deri në vitin 2025.
2030 është një vit i arritjeve të mëdha për ne. Deri atëherë, ne planifikojmë të jemi plotësisht elektrik, teksa synojmë gjithashtu të ulim emetimet e CO2 për makinën mesatare me 75 për qind, në krahasim me nivelet e vitit 2018. Ne besojmë se nëpërmjet një kombinimi të shitjes vetëm të makinave plotësisht elektrike dhe të uljes së emetimeve me 30 për qind, si nga zinxhirët tanë të furnizimit, edhe nga operimet për makinë mesatare, ne do të jemi në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet tona të uljes së emetimeve të CO2.
Puna për t'u bërë një biznes qarkor deri n vitin 2040
Që prej vitit 2019, ne gjithashtu jemi përqendruar në përqafimin e ekonomisë qarkore. Volvo Cars ka tashmë një përqindje më të lartë se kurrë më parë të materialeve të ricikluara. Për shembull, afro 25 për qind e të gjithë aluminit në SUV tonë të vogël EX30 të ri është i ricikluar, ndërkohë rreth 17 për qind e të gjithë çelikut dhe plastikës në makinë vjen nga burime të ricikluara.
Deri në vitin 2030, ne synojmë të përdorim 30 për qind përmbajtje mesatare të ricikluar në flotën tonë 1 dhe për modelet e reja të makinave nga viti 2030, të përmbajnë të paktën 35 për qind përmbajtje të ricikluar. Gjithashtu, deri në vitin 2030, ne duam që 99 për qind e të gjithë mbetjeve tona të ripërdoren ose të riciklohen, në krahasim me riciklimin e 94 për qind të mbetjeve botërore të prodhimit në vitin 2022.
Përpjekja për të dhënë më shumë dhe për të kontribuar për një të ardhme pozitive të natyrës
Ne besojmë në arritjen e një qasjeje të plotë të zinxhirit të vlerës ndaj ndikimit që kemi në biodiversitet. Për të zbuluar se si veprimet tona ndikojnë në biodiversitet, ne kryem një vlerësim të ndikimit duke përdorur të dhënat e prodhimit dhe të shitjeve nga viti 2021, për të përllogaritur gjurmën tonë vjetore të biodiversitetit me anë të modelit ReCiPe. Me këto të dhëna si pikënisje, tashmë ne po vendosim një plan ambicioz afatgjatë për t'u përpjekur të japim më shumë në zinxhirin tonë të vlerave2 dhe të kontribuojmë për një të ardhme pozitive të natyrës3.
Me pak fjalë, kjo nënkupton se ne do të ndërmarrim veprime për të shmangur dhe për të ulur ndikimet tona, si edhe do të angazhohemi në restaurimin dhe rigjenerimin e natyrës derisa të balancojë në mënyrë pozitive ndikimet tona negative.
Kjo do të kërkojë një përzierje të masave afatshkurtra dhe afatgjata të cilat jemi duke i zhvilluar aktualisht. Për shembull, shmangia dhe ulja e ndikimeve të zinxhirit tonë të vlerës, projektimi i një programi për aktivitetet e restaurimit dhe të ruajtjes brenda ekosistemeve ku ne veprojmë ose nga ku marrim burimin dhe duke punuar së bashku me partnerët e zinxhirit të furnizimit për të krijuar ndërgjegjësim mbi çështjet e biodiversitetit.
Ndihma për të mbrojtur jetët e njerëzve brenda dhe jashtë zinxhirit tonë të vlerës
Si një kompani që kujdeset për njerëzit, ne duam të kemi një ndikim pozitiv në shoqëri. Një nga mënyrat se si po përpiqemi të ndihmojmë në mbrojtjen e njerëzve është duke u përqendruar në shkallën tonë të lëndimeve (LTCR)4. Shkalla aktuale e lëndimeve është 0,07, çka është në nivelet kryesore të industrisë, por qëllimi ynë është të ulim më tej shkallën e lëndimeve në vendin e punës në 0,02 deri në vitin 2030. Në zinxhirin tonë të vlerës, ne gjithashtu po punojmë fort për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes proceseve të kujdesit të duhur të bazuar në rrezik5 për të gjurmuar, identifikuar, vlerësuar dhe adresuar rreziqet e të drejtave të njeriut.
Së bashku me partnerë të interesave të njëjta, ne presim të zbulojmë iniciativa të reja sociale dhe mjedisore në vitet në vijim, me synimin për të ndihmuar mbrotjen e njerëzve dhe të planetit. Shembuj të kohëve të fundit përfshijnë mbështetjen tonë financiare dhe humane drejt "Save the Children (Të mbrojmë fëmijët)" dhe reagimit të UNICEF-it për Ukraninën, dhe bashkëpunimin tonë me "Girls Who Code (Vajzat që programojnë)".
1 Kjo i referohet të gjitha modeleve që prodhoheshin në atë kohë.
2 Kjo do të thotë se ne do të veprojmë për të shmangur dhe ulur ndikimin tonë, si edhe për t'u angazhuar në restaurimin dhe rigjenerimin e natyrës, deri sa të balancojë në mënyrë pozitive ndikimin tonë negativ.
3 Synimi ynë për të kontribuar në mënyrë pozitive ndaj natyrës, do të thotë se ne jo vetëm do të synojmë të japim më shumë, por do të synojmë gjithashtu në uljen e vazhdueshme të ndikimit tonë negativ, në krahasim me një pikënisje të vitit 2021.
4 Shkalla e lëndimeve (LTCR) përkufizohet si numri i aksidenteve në punë dhe gjatë punës të raportuara me të paktën një ditë pushimi për arsye shëndetësore, pjesëtuar me orët e punuara dhe shumëzuar me 200 000.
5 Proceset e kujdesit të duhur të bazuar në rrezik të zbatuara në të gjithë botën për të vlerësuar ndikimin negativ të mundshëm ose aktual dhe t'i japë përparësi veprimeve për të ndaluar, parandaluar, zbutur dhe korrigjuar shkeljet e identifikuara të të drejtave të njeriut. Proceset duhet të përmbushin direktivën e ardhshme të BE-së për kujdesin e duhur që duhet të tregojnë korporatat në fushën e qëndrueshmërisë (SCDDD) dhe programin tonë që përputhet me të drejtat e njeriut. Kjo përfshin një sistem të përgjegjshëm të menaxhimit të burimeve që synon të prezantojë një proces të formalizuar dhe të qëndrueshëm, për të menaxhuar në mënyrë proaktive rreziqet në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mjedisin në zinxhirët e furnizimit të Volvo Cars për të gjitha materialet tona të lëndës së parë të identifikuara si shqetësuese (RMOC).