Siguria

Siguria është shumë më shumë se sa të ngjisësh një etiketë në një produkt. Kultura jonë në Volvo Cars synon të sigurojë që çdo individ dhe çdo ekip në kompani të jetë i vendosur me bindje që siguria të jetë përparësia e tyre më e lartë.

Një fotografi e vjetër të dy zotërinjve që qëndrojnë pranë një tabele VOLVO.

“Makinat drejtohen nga njerëz. Parimi udhëzues pas çdo gjëje që bëjmë është dhe duhet të mbetet siguria”

Gustaf Larson, bashkëthemelues i Volvo

Një grua duke i vendosur rripin e sigurimit një fëmije në ndenjësen e makinës.

Siguria është në ADN-në tonë

Si lider në këtë fushë për dekada, siguria është pjesë e trashëgimisë sonë dhe shtylla kryesore e kompanisë tonë. Ne kemi qenë gjithmonë një markë e përqendruar te njerëzit që kujdeset për njerëzit që kemi pranë.

E ardhmja e lidershipit të sigurisë

Për të mbrojtur çfarë është e rëndësishme për njerëzit, ne synojmë gjithmonë të pajisim makinat tona me teknologji të sigurt dhe inteligjente. Duke u mbështetur në trashëgiminë tonë, ne tani po synojmë për një epokë të re për sigurinë.

Paraqitje dixhitale të dy makinave në një rrugë.
Zero përplasje

Në vitin 2007, në patëm një vizion i cili ishte që askush nuk duhet të lëndohet rëndë apo të vritet në një makinë të re Volvo. Ky angazhim na ndihmoi të merrnim disa vendime të guximshme. Sot, ne shkojmë një hap më tej, duke synuar të mos kemi fare përplasje.

Një burrë duke kontrolluar një manekin të testit të përplasjes bashkë me një grua që vëzhgon.
Një botë me të dhëna

Që prej themelimit të ekipit tonë Volvo të kërkimit të aksidenteve në vitin 1970, ne kemi studiuar më shumë se 43,000 makina në aksidente reale që kanë përfshirë përafërsisht 72,000 njerëz. Ky kërkim ka ndihmuar në gjenerimin e disa prej sistemeve dhe funksioneve më të rëndësishme në historinë e sigurisë së makinave.

Risi pioniere

Një rrip sigurie ngjyrë blu me mbishkrimin "SINCE 1959" (PREJ 1959) në kokë.

Idetë që ndryshojnë botën janë shpesh më të diskutueshmet. Kur prezantuar rripin e sigurisë me 3 pika, u përballëm me kritika dhe rezistencë. Shumë njerëz menduan se shpikja e re kufizonte lirinë e tyre. Deri më sot, ajo ka shpëtuar më shumë se një milion jetë.

Një paraqitje dixhitale e një personi në ndenjësen e shoferit të një makine.

Mbështetje atëherë kur ju duhet më shumë

Të gjithëve na pëlqen të mendojmë se jemi shoferë të mirë, por gjithashtu dimë se edhe më të mirët bëjnë gabime. Për këtë arsye, hapi ynë i radhës është prezantimi i zbulimit të brendshëm si standarde në makinën e ardhshme Volvo EX90 – për të ndërhyrë dhe për t'ju ndihmuar kur nuk jeni në gjendjen tuaj më të mirë.

Portofoli ynë

Karakteristikat e sigurisë së Volvo Cars plotësojnë praktikat e sigurta të drejtimit dhe nuk kanë për qëllim të lejojnë ose inkurajojnë drejtimin e shpërqendruar, agresiv ose ndryshe
të pasigurt ose të paligjshëm. Në fund të fundit, shoferi është përgjegjës për funksionimin e sigurt të automjetit gjatë gjithë kohës. Veçoritë e përshkruara mund të jenë opsionale dhe
disponueshmëria mund të ndryshojë nga një shtet në një tjetër.