Me shikimin drejt së ardhmes
Hapi tjetër në udhëtimin tonë fillon me makinat tona konceptuale.
![Makina 360c e parkuar prapa një shtëpie me derën e pasagjerit të hapur.](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/concepts_hero_2560x1096.jpg?h=1096&iar=0&w=2560)
Gjenerata e ardhshme
Në kompaninë Volvo, makinat tona konceptuale janë si një dritare drejt së ardhmes, që tregojnë drejtimin e mendimit tonë dhe se ku do të shkojmë më pas.
![Imazhi në studio i pamjes anësore të një makine Volvo 360c](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/360c_itemlist.jpg?h=1000&iar=0&w=1333)
360c
Eksploroni të ardhmen e udhëtimeve me makinën 360c, një zgjidhje e lëvizjes elektrike dhe autonome, e projektuar duke pasur parasysh nevojat tuaja personale, sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
![Pjesa e brendshme e makinës sonë konceptuale për eksperiecën për të gjitha shqisat në makinë, me një pamje panoramike të qiellit të pyllit në tavanin e makinës](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/ambience_itemlist.jpg?h=1000&iar=0&w=1333)
Ambienti i Brendshëm
Një eksperiencë për të gjitha shqisat në makinë, si askund tjetër. Duke u mbështetur në trashëgiminë tonë skandinave dhe duke përdorur teknologjinë e përparuar, ne kemi krijuar gjeneratën e ardhshme të luksit suedez.
![Makina Volvo Concept XC duke lëvizur përgjatë një autostrade me malet prapa saj.](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/concept_xc_itemlist.jpg?h=1000&iar=0&w=1333)
Concept XC Coupe
Aftësi të sofistikuara për një gjeneratë të re aventurash. Frymëzuar nga pajisjet moderne sportive të teknologjisë së lartë, me një dizajn progresiv dhe pjesë të brendshme të larmishme.
![Makina Volvo Concept Estate duke lëvizur përgjatë një rruge me pemë](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/concept_estate_itemlist.jpg?h=1000&iar=0&w=1333)
Concept Estate
Koncepti që e ripërkufizon makinën me portobagazh për gjeneratën e re, duke ndërthurur detajet klasike të Volvo-s me linjat moderne e të guximshme dhe thjeshtësinë e dizajnit skandinav.
![Makina Volvo Concept Coupe duke zbritur në një rrugë qyteti](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/concenpt_coupe_itemlist.jpg?h=1000&iar=0&w=1333)
Concept Coupe
Shprehia e gjuhës së dizajnit të ri plot vetëbesim të Volvo Cars. Një ndërthurje e bukur e minimalizmit dhe vëmendjes ndaj detajeve, e frymëzuar nga trashëgimia jonë, por duke shikuar drejt së ardhmes.
![Makinat konceptuale të vogla urbane Concept 40.1 dhe 40.2 nga Volvo](https://www.volvocars.com/images/v/-/media/project/contentplatform/data/media/concept-models/concept_40_1_2_itemlist.jpg?h=1000&iar=0&w=1333)
Concept 40.1 dhe 40.2
Vizioni ynë për makina më të vogla, me dizajnin energjik, karakterin urban dhe një element rinor që i bën ato të dallohen nga të tjerat, pa pasur nevojë të bëjnë zhurmë.