Merrni gjërat kryesore menjëherë.
Shtoni komoditetin me një prekje.
Thjeshtoni çdo karikim.
Klikoni për të ndarë makinën tuaj.
Kurseni kohë me ekrane dhe komanda intuitive.
Të dini sa larg mund të shkoni
Kontrolloni nivelin e baterisë dhe sa larg mund të shkoni me atë nivel.
Kontrolloni karikimin
Shihni kur po karikoni makinën dhe sa kohë duhet deri sa të karikohet.
Gjeni destinacionet me Google Maps
Kërkoni për një destinacion dhe dërgojeni atë në makinë për navigim kthesë pas kthese.
Gjeni makinën tuaj lehtësisht
Gjeni makinën tuaj duke pulsuar dritat e fenerëve ose duke i rënë borisë.
Largoni mbingarkesën e baterisë gjatë karikimit me disa prekje.
Gjeni stacione karikimi në afërsi
Vazhdoni udhëtimin tuaj duke gjetur stacionet më të mira të karikimit brenda perimetrit tuaj.Përdorni filtrat për të ndarë stacionet në afërsi sipas shpejtësisë, disponueshmërisë dhe çmimit.
Kontrolloni nivelin e karikimit dhe autonominë
Afërsisht të dini sa milje mund të bëni me nivelin aktual të karikimit.Është përllogaritur në sjelljen e fundit të drejtimit të makinës, jo në të dhënat e përgjithshme të testit.
Programoni planifikimet e karikimit
Bëjeni karikimin në shtëpi më me kosto efektive duke e karikuar kur kostot e energjisë elektrike janë më të ulëta. Me planifikimet e karikimit dhe vendndodhjet e ruajtura të karikimit është e thjeshtë.
Konfirmoni statusin e karikimit
Shihni me lehtësi kur e keni futur në prizë dhe kur po karikohet.Gjithashtu, mund të shihni me lehtësi kur bateria do të jetë karikuar dhe të mund të drejtoni sërish makinën.
Bëjeni udhëtimin tuaj më komod para se ta nisni atë.
Krijoni kushte ideale
Ngrohni ose ftohni kabinën në një temperaturë të përshtatshme para se të futeni në kabinën EX30.
Përmirësoni cilësinë e ajrit të kabinës
Përpara se të hyni, ekzekutoni një cikël pesë minutësh të pastrimit të ajrit për të rifreskuar ajrin e kabinës.
Krijoni çelësa dixhitalë për të hapur makinën tuaj EX30 me anë të smartfonit tuaj dhe ndani makinën me shoferë të cilëve u besoni.
Rrëshqitni për akses
Konfiguroni në aplikacion një çelës dixhital dhe përdoreni për të aksesuar në makinë me një rrëshqitje të smartfonit tuaj.
Jepuni akses të tjerëve
Zgjidhni familjarë dhe miq të besuar nga kontaktet e ruajtura dhe dërgojuni një çelës dixhital që ata të mund ta rrëshqasin për të aksesuar në makinën tuaj.
Mbani në kontroll
Vendosni data dhe kohë skadimi për çelësat dixhitalë dhe rishikoni të dhënat e udhëtimit për shoferët e tjerë.
Përditësoni softuerin pa probleme.
Sistemohuni para se të niseni.
Aplikacioni Volvo EX30 është një aplikacion falas i cili ndihmon shoferët e makinës Volvo të përfitojnë më shumë nga makina EX30, SUV-ja jonë më e vogël ndonjëherë plotësisht elektrik.
Aplikacioni Volvo EX30 ju ofron veçori praktike dhe intuitive të dizajnuara për t'ju ndihmuar të përfitoni më shumë nga makina juaj EX30.Kjo përfshin komanda nga distanca për të siguruar makinën tuaj dhe për të krijuar një klimë komode në kabinë.Cilësimet dhe ekranet e bëjnë karikimin e SUV-së suaj plotësisht elektrike më efikase dhe me kosto efektive.
Aplikacioni Volvo EX30 ju lejon të komandoni nga distanca disa funksione të makinës.Kjo përfshin mënyrat për të gjetur vendndodhjen dhe për të siguruar makinën tuaj, për të përshtatur kushtet e kabinës dhe më shumë.
Volvo Cars app është një zgjidhje me të gjitha veçoritë për shoferët e të gjitha modeleve të makinës Volvo, përveç modelit EX30. Për të përfituar sa më shumë nga modeli EX30, shkarkoni aplikacionin Volvo EX30.
Aplikacioni Volvo EX30 është falas.Shkarkojeni atë aty ku aplikacionet disponohen për smartfonin tuaj.Disa shërbime dixhitale kanë një kosto shtesë.
Kontrolloni në aplikacion për një skedë të mbështetjes për aplikacionin. Aty do të gjeni kontakte dhe zgjidhje të ndryshme të mbështetjes për aplikacionit.
Krijoni një Volvo ID për të aksesuar llogarinë tuaj të veçantë në Volvo Cars.Do ju japë akses në produkte dhe shërbime dhe ju ofron një mënyrë për t'ju identifikuar si një klient dhe si një përdorues të aplikacionit.Merrni Volvo ID tuaj kur konfiguroni aplikacionin për herë të parë.
Keni harruar fjalëkalimin? Për të rivendosur fjalëkalimin, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Nëpërmjet faqes së internetit Volvo Cars:
1. Mund ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj drejtpërdrejt në faqen e internetit të Volvo Cars 2. Mund të gjeni opsione për të menaxhuar Volvo ID tuaj në menynë lart djathtas 3. Plotësoni emrin e përdoruesit për Volvo ID tuaj (adresa e email-it/numri celular).
Do të merrni një mesazh me një lidhje të cilën mund ta përdorni për të vendosur një fjalëkalim të ri.
Në Volvo Cars app:
1. Hapni Volvo Cars app 2. Zgjidhni "Identifikohuni" 3. Shtypni "Keni harruar fjalëkalimin?" dhe ndiqni udhëzimet.
Për më shumë ndihmë për identifikimin, kontaktoni me shitësin tuaj lokal me pakicë të Volvo ose me shërbimin e klientit të Volvo Cars.
Veçoritë e aplikacionit Volvo EX30 mund të mos ofrohen në të gjitha tregjet dhe nuk do të jenë standarde në të gjitha dyqanet ose për të gjitha modelet. Teknologjia e së ardhmes e treguar dhe e përshkruar, dizajni përfundimtar dhe aftësitë mund të variojnë.Google Maps është një markë tregtare e Google LLC.