Jeta juaj në harmoni me karikimin e automjetit tuaj elektrik

Në shtëpi, në punë, aty ku bëni fitnes ose në supermarketin tuaj të preferuar. Bëhuni gati për të revolucionarizuar mënyrën se si vozitni dhe posedoni një automjet. Me avancime të konsiderueshme në teknologjinë e karikimit elektrik, kalimi nga automjetet me benzinë në automjetet elektrike nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

Krijoni një rutinë karikimi për makinën elektrike

Është e lehtë të krijoni rutina karikimi që pasqyrojnë stilin tuaj të jetesës dhe rrethanat, pavarësisht se ku ju çon dita apo nata dhe si jetoni. Në shtëpi, shumica e njerëzve lidhin automjetet e tyre gjatë natës në orët jashtë pikut për të përfituar nga tarifat më të ulëta të energjisë elektrike dhe zgjohen çdo mëngjes me një bateri plotësisht të karikuar. Me aplikacionin Volvo Cars, do të gjeni lehtësisht pikat e karikimit pranë jush nëse ju duhet të karikoni baterinë gjatë ditës.

Sa kushton të karikoni një automjeti elektrik në shtëpi

Kostoja e karikimi të një automjeti elektrik, është për shumë njerëz, një zgjidhje më e zgjuar afatgjatë se sa derivatet alternative si benzina dhe nafta.

Kostot e përllogaritura të karikimit*
0/muaj
Kilometra vjetore

10 000km

Kostoja e energjisë në shtëpi

0,11€/kwh

Imazhi i një gruaje duke karikuar një Volvo XC40

Kalkulatori jonë mund t'ju ndihmojë të llogaritni kostot e përafërta të karikimit për një automjet elektrik Volvo. Thjesht përdorni rrëshqitësit për të caktuar kilometrat tuaja vjetore dhe koston e energjisë elektrike për njësi.

* Kostoja e karikimit është një përllogaritje e bazuar në teste dhe llogaritje nga Volvo Cars për XC40 Recharge Twin dhe XC60 Recharge. Konsumi i energjisë varet nga shumë faktorë të tillë si kushtet e vozitjes, stili i vozitjes, klima etj. Nuk është e mundur që të garantohet një shifër e saktë.

Për sa kohë karikohet një automjet elektrik?

Koha e karikimit për një automjet Volvo tërësisht elektrik ose Plug-In hibrid mund të ndryshojnë varësisht faktorëve të ndryshëm siç është temperatura e jashtme, mënyra e karikimit dhe madhësia e baterisë së automjetit. Sigurohuni që të optimizoni efikasitetin e automjetit tuaj elektrik Volvo me përgatitje paraprake të baterisë. Kjo veçori e çon baterinë në temperaturën perfekte përpara karikimit, duke reduktuar kohën e karikimit dhe duke ju kthyer në rrugë më shpejt.

Karikim i shpejtë

Karikimi me lidhjen DC në pika të caktuara publike të karikimit

Tërësisht elektrik

27-28

min

Koha e zakonshme për të karikuar nga 10 për qind në 80 për qind (150 kW)

Plug-in hybrid

n/a

Karikues për shtëpi

Karikimi me lidhjen AC në shumicën e pikave publike të karikimit dhe kutive të murit të shtëpisë.

Karikim i zakonshëm

6-8

h

Koha e zakonshme për të karikuar nga 20-90% (11 kW-22 kW)

Plug-in hybrid

3-4

h

Koha e zakonshme për të karikuar nga 5-100% (11kW-22kW)

Karikim i shpejtë

Karikimi me lidhjen DC në pika të caktuara publike të karikimit

Tërësisht elektrik

27-28

min

Koha e zakonshme për të karikuar nga 10 për qind në 80 për qind (150 kW)

Plug-in hybrid

n/a

Karikues për shtëpi

Karikimi me lidhjen AC në shumicën e pikave publike të karikimit dhe kutive të murit të shtëpisë.

Karikim i zakonshëm

6-8

h

Koha e zakonshme për të karikuar nga 20-90% (11 kW-22 kW)

Plug-in hybrid

3-4

h

Koha e zakonshme për të karikuar nga 5-100% (11kW-22kW)

Koha e karikimit dallon dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e automjetit.

Karikimi i një Volvo plotësisht elektrike

Shfrytëzoni sa më mirë jetgjatësinë e baterisë të një automjet tërësisht elektrik, ne rekomandojmë karikimin e baterisë me lidhjen AC deri në 90 përqind të kapacitetit për udhëtimet e zakonshme të përditshme, dhe preferohet të mos e lini baterinë të bie nën 20 përqind.

Imazhi i një pamje të pjesshme të një Volvo të lidhur me një pikë karikimi.

Karikimi i rregullt i baterisë në 100 përqind është një mënyrë e shkëlqyer për të shfrytëzuar sa më shumë gamën elektrike të automjeteve plug-in hibrid. Duke pasur në dispozicion edhe një motor me derivate, mund të lejoni që karikimi të bie pa u shqetësuar.

Karikoni pa telashe përgjatë rrugës.

Imazhi i një makine Volvo të bardhë të lidhur me një pikë karikimi.

Në rrugë? Përdorni një pikë karikimi për automjete elektrike.

Do të keni qasje në shumë pika publike të karikimit kur vozitni një automjet elektrik Volvo. Kjo do të thotë se mund të shijoni eksperiencën e vozitjes pa u shqetësuar që do të harxhohet bateria. Dhe duke përdorur aplikacionin Volvo Cars app, mund të pranoni alarme rikujtuese karikimi dhe të keni qasje në navigim me udhëzime drejt pikës më të afërt të karikimit. Këto pika karikimi ju mundësojnë që të karikoni lehtësisht baterinë tuaj në lëvizje – e përsosur për ato udhëtimet e gjata ose ditët kur ju duhet më shumë fuqi se sa ofron një karikim i plotë.

Imazh që tregon pjesën e përparme të një EX90 ndërsa është e lidhur me një pikë karikimi.

Karikimi i EX90

EX90 është kompatibile me teknologjinë Plug & Charge. Kjo ju ofron një përfitim të vlefshëm, mundësinë për të karikuar automjetin tuaj në çdo pikë publike të karikimit që mbështet këtë opsion. Gjithçka që duhet të bëni është të lidhni kabollon e karikimit të EX90-ës me pikën e karikimit, dhe procesi i karikimit do të fillojë automatikisht. Gjithashtu, kjo teknologji kujdeset për pagesën, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni enkas për pagesën e shërbimit.

Eksploro elektrifikimin

Eksploroni modelet tona të gjeneratës së ardhshme dhe zbuloni përfitimet e përditshme që vijnë me vozitjen e një automjeti elektrik Volvo.

Automjetet tërësisht elektrike

Automjetet tona tërësisht elektrike ofrojnë vozitje pa emetime pa kompromentuar distancën e përshkuar dhe energjinë.

Automjetet tërësisht elektrike
Një Volvo XC40 Recharge plotësisht elektrike ngjyrë jeshile sherebele duke qëndruar pa lëvizur

Automjetet Plug-in hibrid

Hibridët me karikim kombinojnë një motor elektrik dhe një motor me djegie për një vozitje pa shqetësime.

Automjetet hibride plug-in
Një Volvo XC60 Recharge hibride me karikim ngjyrë argjendtë e çelur duke qëndruar pa lëvizur

Çfarë doni të dini në lidhje me karikimin e një makine elektrike?

Çfarë lloj baterie përdoret në automjetet plug-in hibrid?

Automjetet plug-in hibrid mund të përdorin një bateri me jone litiumi, të ngjashme por më të vogla se ato që përdoren në automjetet tërësisht elektrike.

Sa është distanca e udhëtimit në vozitjen tërësisht elektrike në një automjeti plug-in hibrid?

Varësisht prej modelit, një automjet Volvo Plug-In Hibrid mund të përballojë pjesën më të madhe të vozitjes të përditshëme në modalitetin tërësisht elektrik, me zero emetime nga tubi shkarkues. Nëse arrini t'i koordinoni mundësinë për karikim në punë ose në destinacione të tjera, ka mundësi që të arrini t'i bëni shumicën e udhëtimeve të shkurtra tërësisht në modalitetin elektrik.

Çfarë lloje të kabllove për karikim mund të përdoret për një automjet plug-in hybrid?

Automjetet tona plug-in hibrid vijnë me një kabllo karikimi që mund ta përdorni për ta kyçur në rrjetin elektrik të shtëpisë për një karikim të lehtë. Automjeti mund të lidhet edhe me kabllot e karikimit që gjenden në pikat e karikimit AC dhe në stacionet e karikimit. Për pikat e karikimit AC pa kabllo karikimi, mund të plotësoni ato me një kabllo të veçantë për atë qëllim.