Volvo 145. Karavan me 5 dyer që prapa kishte një derë praktikisht vertikale.
Në fund të nëntorit 1967, Volvo prezantoi versionin e tretë Volvo 145, në atë që tani po krijohej si një familje e plotë automjetesh të njohur si seria 140.
Volvo 145 ishte një automet me 5 dyer karavan, prapa që kishte një derë praktikisht vertikale. Të gjithë e pranuan se ishte nje automjet i sigurt, komod, me hapërsirë të bollshme dhe jashtëzakonisht praktik. Vëllimi i bagazhit ishte më shumë se 2 metra kub dhe dyshemeja e bagazhit ishte plotësisht e sheshtë.
Që në atë kohë, ky dizajn i pjesës së pasme është bërë një karakteristikë e njohur për të gjitha automjetet Volvo karavan.
Volvo 145 u bë shumë shpejt një karavan jashtëzakonisht i njohur dhe luajti një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në serinë 140.
Ndryshimet e këtij viti ishin kryesisht të njëjta me ato që u prezantuan paralelisht në versionet me 2 dhe 4 dyer. Një ndryshim i dukshëm ndodhi në vitin 1970, kur dritarja anësore e pasme u zhduk në favor të një dritareje unike më të gjatë prapa dyerve të pasme.
** Specifikimet teknike **
Modeli: 145
Variantet: Express, me tavan të ngritur
Prodhuar: 1967 - 1974
Volumi: 268317
Karroceria: Karavan me 5 dyer
Motori: me 4 cilindra, në linjë, valvula sipër, 1778 cc, 84,14 x 80 mm, dhe 1986 cc, 88,9 x 80 mm, në disa versione fuqie.
Transmisioni: Manual me 4 marshe, manual me 4 marshe me overdrive elektrik ose automatik me 3 marshe.
Frenat: Frena hidraulike me disk në të katër rrotat.
Përmasat: Gjatësia totale 464 cm, interaksi 260 cm
Volvo Cars ka një histori të gjatë për t'i dhënë përparësi makinave të sigurta familjare. Ju lutemi, bashkohuni me ne në këtë udhëtim dhe zbuloni gamën tonë të makinave plotësisht elektrike, hibrideve plug-in dhe makinave familjare më poshtë.
Zbuloni makinat tona plotësisht elektrike
Eksploroni makina plotësisht elektrikeZbuloni hibridet tona Plug-in
Eksploroni makinat hibride me prizëZbuloni makinat tona familjare
Eksploroni makinat e familjes