Foto që shfaq Volvo 164

Volvo 164. Kapak i motorit i përmirësuar dhe dizajn prestigjioz i përparmë.

Në vjeshtën e vitit 1968 Volvo prezantoi Volvo 164. Ajo ishte zhvilluar nga modeli Volvo 144, por kishte një objektiv më të orientuar si më prestigjioze.

Diferenca kryesore në aspektin teknik ishte se Volvo 164 kishte një motor 3-litërsh me 6 cilindra në linjë nën kapak të motorit. Ky motor ishte zhvilluar nga motori 2-litërsh me 4 cilindra që u prezantua për serinë 140 në të njëjtën kohë, në vitin 1968. Që në fillim, modeli 164 kishte dy karburatorë dhe më vonë ishte i disponueshëm edhe me injeksion të derivatit.

Kjo ishte hera e parë në 10 vjet që Volvo ishte në gjendje të ofronte automjet me 6 cilindra. Hera e fundit kishte qenë kur u ndërtuan taksitë e serisë 830.

Megjithatë, kur bëhej fjalë për automjetet që kishin si destinacion blerësit privatë, Volvo nuk kishte një automjet me 6 cilindra për thuajse 20 vjet, që nga viti 1950 kur u ndërpre prodhimi i modelit PV60.

Për sa i përket pamjes së jashtme të modelit 164, pjesa e përparme kishte stilin e vet. Kapaku i motorit ishte më i gjatë, për t'i lënë më shumë vend motorit më të madh. Forma e pjesës së përparme tregonte po ashtu më shumë prestigj për shkak të grilës së madhe.

Në pjesën e brendshme, ulëset ishin plotësisht ndryshe, materialet ishin më luksoze dhe mund të specifikoheshin veshje lëkure.

Modeli Volvo 164 u prodhua nga viti 1968 deri në 1975. Shumica e automjeteve të prodhuara gjatë vitit të fundit u dërguan në Shtetet e Bashkuara.

** Specifikimet teknike **
Modeli: 164
Prodhuar: 1968 - 1975
Volumi: 146008
Karroceria: Sedan me 4 dyer
Motori: Me 6 cilindra në linjë, me valvula sipër, 2978 cc, 88,9 x 80 mm, 135-175 bhp.
Transmisioni: Manual me 4 marshe, manual me 4 marshe me overdrive elektrik ose automatik me 3 marshe.
Frenat: Frena hidraulike me disk në të gjitha rrotat.
Përmasat: Gjatësia totale 470 cm, interaksi 270 cm.