Volvo 850 Estate. Automjeti i parë në botë që ofronte airbag për mbrojtje anësore.
Më pak se dy vjet pas prezantimit të modelit 850 GLT në formë të sedanit me 4 dyer, në shkurt 1993 u prezantua versioni i automjetit me 5 dyer karavan.
Dizajni i modelit 850 karavan kishte pjesën e pasmë me një profil tipik të Volvo-s, d.m.th. një derë bagazhi thuajse vertikale - një veçori praktike që maksimizon hapësirën e brendshme.
Volvo 850 GLT u prit me shumë bujë; rrallëherë një automjet i re ka siguruar kaq shumë çmime sa modeli 850. Versioni i automjet karavan u vlerësua me çmimin prestigjioz japonez "1994 Good Design Grand Prize".
Gjatë ndërhyrjeve ndër vite, seria 850 është zgjeruar më shumë sesa vetëm versioni karavan. Gama përfshinte zgjedhje të shumta të motorëve, duke përfshirë motorët benzinë me turbo dhe një motor turbo me naftë me injeksion direkt.
Kur Volvo vendosi të kthehej në pistat e garave në vitin 1994, ajo e bëri këtë nën flamurin e BTCC, Kampionatit Britanik të Automjeteve të Udhëtimit. Volvo-ja e parë që u përball me garat ishte një automjet tërheqës Volvo 850 karavan, trasnportues ngarkesash dhe flakëvënës i rrugës të gjitha në një.
Volvo 850 ishte automjeti i parë në botë që ofronte aitbag për mbrojtje anësore, të cilët u inkoroporuan si pajisje serike në vjeshtën e vitit 1994.
Një prurje spektakolare në gamën 850/V70 ishte gjenerata e parë e modeleve AWD (të katër rrotat aktive) dhe XC (Cross-Country).
Në vitin 1997, modeli V70 zëvendësoi versionin 850 karavan.
** Specifikimet teknike **
Modeli: 850 Karavan
Variantet: AWD, XC, R
Prodhim: 1993 - 1996 Vëllimi: 326068
Trupi: Karavan me 5 dyer
Motori: DOHC me 5 cilindra në linjë, 1984 cc deri në 2383 cc ose SOHC me 5 cilindra në linjë 2461 cc turbo me naftë
Transmisioni: Manual me 5 marshe ose automatik me 4 marshe, FWD ose AWD.
Frenat: Frena hidraulike me disk për të gjitha
Përmasat: Gjatësia totale 472 cm, interaksi 267 cm
Volvo Cars ka një histori të gjatë për t'i dhënë përparësi makinave të sigurta familjare. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, ne gjithashtu kemi synime ambicioze për t'u bërë një kompani plotësisht e makinave elektrike. Ju lutemi, bashkohuni me ne në këtë udhëtim dhe zbuloni gamën tonë të makinave plotësisht elektrike, hibrideve plug-in dhe makinave familjare më poshtë.
Zbuloni makinat tona plotësisht elektrike
Eksploroni makina plotësisht elektrikeZbuloni hibridet tona Plug-in
Eksploroni makinat hibride me prizëZbuloni makinat tona familjare
Eksploroni makinat e familjes