Foto që shfaq Volvo 940 Sedan.

Volvo 940 Sedan. Prezantimi i rripave të sigurimit me tre pika standard dhe mbështetëseve të kokës prapa me regullim.

Gama e automjeteve Volvo 940/960 u prezantua në vjeshtën e vitit 1990. Automjeti i ri 940 zëvendësoi modelin 740 i cili, sidoqoftë, vazhdoi të mbetet në prodhim si model bazë i 740 GL. Volvo 940, që ngjante me modelin 960, kishte një motor benzine me 4 cilindra ose motor me naftë turbo me 6 cilindra.

Volvo 940 prezantoi gjithashtu një sërë veçorish të reja sigurie. Bashkë me simotrën e vet luksoze 960, rripi i sigurisë tre pikësh që mblidhet me inerci u vendos si standard bashkë me me mbështetësen e kokës me rregullim në mesin e ulëses së pasme, duke prezentuar një inovacion mbarëbotëror për këto veçori. Përveç kësaj, një ulëse e integruar për fëmijë e montuar në mbështetësen e krahut në mes të ulëses së pasme mund të specifikohej si opsion.

Këto dhe zhvillime të tjera të sigurisë i dhanë modelit shumë vlerësime ndërkombëtare, ndër to "Çmimin e Sigurisë Rrugore të Princit Michael" dhe çmimin "Autocar & Motor" për veçoritë më të mira të sigurisë.

** Specifikimet teknike **
Modeli: 940 Sedan
Prodhuar: 1990 - 1998
Volumi: 246704
Trupi: Sedan me 4 dyer
Motori: OHC me 4 cilindra në linjë, 1986 cc, 88,9 x 80 mm; OHC me 4 cilindra në linjë 2316 cc me/pa turbo dhe OHC me 6 cilindra në linjë 2383 cc turbo me naftë
Transmisioni: Manual me 4 marshe me overdrive, manual me 5 marshe ose automatik me 4 marshe
Frenat: Frena hidraulike me disk për të gjitha
Përmasat: Gjatësia totale 487 cm, interaksi 277 cm.