Foto që shfaq Volvo Caravan/Trailer

Volvo Caravan / Trailer. Me mundesi konvertimi nga karavani ne rimorkio te zakonshme.

"Udhëtoni me hotelin tuaj" ishte titulli kryesor i broshurës për rimorkion e kampimit në vitin 1957. Në vitet '50, udhëtimi me automjet ishte një ide e re që u bë e njohur nga një fenomen i ri gjithmonë e më i preferuar - pushimet vjetore. Nëse, përveç të tjerave, pjesa e brendshme e automjetit të transformohej në një krevat për dy persona, automjeti me një fjalë shitej vetë. Kompania Volvo Cars ka një traditë të gjatë në ofrimin e automjeteve që kombinojnë fleksibilitetin me llojllojshmërinë.Sot, për shembull, ne mund të ofrojmë një tavolinë kampimi si aksesor për modelet V70, XC70 dhe XC90. Sidoqoftë, që në vitin 1957, ne treguam kujdesin tonë për jetën në familje.

Për ta vënë theksin tek elasticiteti, ishte e mundur të konvertohej nga një kamper në rimorkio të zakonshme. Etiketa e çmimit tregonte 2700 SEK në vitin 1957. Për fat të keq, asnjë kamper nuk duket se ka mbijetuar!

** Specifikimet teknike **
Modeli: KAMPER / RIMORKIO
Prodhuar: 1957 - 1957
Volumi: 53
Karroceria: Mure dyshe prej kompensate të palosshme; çatia dhe pjesa e poshtme nga alumini ose shtofi të veshur me PVC; pjesa e poshtme prej llamarine.
Motori: N/A
Transmisioni: N/A
Frenat: Jo
Përmasat: Lartësia e plotë: 180 cm, Lartësia e lëvizjes: 103 cm Gjerësia: 180 cm Gjatësia e përgjithshme, duke përfshirë kanxhën e
tërheqjes: 310 cm Gjatësia e përgjithshme, trupi: 225 cm, pesha 320 kg. Të ndryshme: Linells Vagn AB është në pronësi të AB Volvo që nga viti 1974 dhe sot njihet si VAH, Volvo Articulated Haulers AB.