Automjetet Plug-in hibrid
Automjetet elektrike me një plan rezervë.
Futeni në prizë për performancë të pa shoq.
Automjetet hibride me karikim Volvo ofrojnë vozitje më të rafinuar pa kompromise. Ne kemi kombinuar një motor të përmirësuar elektrik për vozitje të përditshme në qytet dhe një motor me djegie të brendshme me performancë të lartë për udhëtime më të gjata kur të keni nevojë.
Distancë e gjatë elektrike
Ne duam të krijojmë një kalim të besueshëm dhe pa probleme në të ardhmen tërësisht elektrike të vozitjes. Kështu që ne kemi projektuar automjetet tona hibride me karikim për të ofruar distance përshkuese elektrike të mjaftueshme për të fuqizuar udhëtimet e përditshme dhe vozitjen në qytet.
Fuqia në komandën tuaj
Sistemet tona shtytëse të gjeneratës së ardhshme ofrojnë vozitje të fuqishme dhe reaguese me përshpejtim të butë dhe të qetë. Kapaciteti i shtuar i një motori me benzinë me performancë të lartë ju jep përshpejtim të shpejtë dhe të fortë kur ju nevojitet.
Vozitje e vërtet me një pedal
Navigoni me lehtësi gjatë trafikut të rënduar me vozitjen me një pedal. Kjo ju lejon të përshpejtoni dhe të frenoni thjesht duke aplikuar dhe lëshuar presionin mbi pedalin e gazit. Më pas, automjeti juaj do të konvertojë energjinë kinetike të gjeneruar nga frenimi në energjinë e baterisë.
Pesë modele për t’ju përshtatur vozitjes tuaj.
Kaloni midis mënyrave të ndryshme të vozitjes me prekjen e një butoni. Motori elektrik dhe motori me karburant janë projektuar për të funksionuar së bashku në harmoni të përkryer për performancë hibride pa probleme.
E pastër
Bëjeni më emocionues udhëtimin tuaj të përditshëm duke vozitur në mënyrën Pure. Do të keni një vozitje më të butë dhe më të qetë pa emetime nga tubi shkarkues.
Hibrid
Zgjidhni mënyren Hybrid dhe automjeti juaj do të përdorë si motorin elektrik ashtu dhe motorin me djegie të brendshme. Merrni performancën më të mirë, distancën përshkuese elektrike, efikasitetin e derivateve dhe rehatinë pa u menduar dy herë.
Fuqia
Kaloni në mënyrën Power për vozitje sportive me një reagim më të shpejtë të përshpejtimit. Motori elektrik dhe motori me karburant punojnë së bashku për një performancë maksimale dhe stabilitet gjatë vozitjes.
AWD
Aktivizoni mënyrën AWD kur vozitni në rrugë të rrëshqitshme ose kur tërhiqni një ngarkesë të madhe për të fituar forcë tërheqëse shtesë dhe stabilitet. Ne kemi zhvilluar një motor elektrik të pasmë më të fuqishëm dhe kemi përmirësuar karakteristikat AWD të projektuara për t'ju dhënë më shumë besim në rrugë.
Off Road
Aktivizoni mënyrën Off Road në kushte sfiduese rruge nën 40 km/h. Kjo ju ndihmon të qëndroni në kontroll duke optimizuar përshpejtimin, drejtimin e timonit dhe transmisionin me AWD të kyçur dhe Hill Descent Control. Kjo zbatohet vetëm për modelet XC.
Planifikoni karikimin e automjetit tuaj Plug-in Hybrid gjatë natës në mënyrë që të jetë gati në mëngjes. Bateritë tona të gjeneratës së ardhshme mund të rimbushin energjinë e tyre në 100 përqind në vetëm 3 orë me karikuesin tonë të ri 2-fazor 6,4 kW në automjet.*
Zgjidhni klimën e brendshme të kabinës ndërsa bateria karikohet dhe automjeti juaj do të përshtatet me atë temperaturë deri në momentin që të jeni gati për t'u nisur. Caktimi i klimës paraprakisht gjatë karikimit gjithashtu përmirëson performancën e baterisë në rrugë.
Rrisni distancën përshkuese të baterisë dhe përdorni karburantin në mënyrë më ekonomike me frenimin rigjenerues. Ne i kemi krijuar motorët tanë elektrikë dhe bateritë me shumë dendësi në mënyrë që të merrni karikim më tepër nga energjia e krijuar dhe e ruajtur kur frenoni.
Karikim më inteligjent. Përditshmëri me energjike.
Ne duam që automjeti juaj hibrid të përshtatet pa probleme me rutinën tuaj të përditshme, kështu që ne kemi evoluar gamën tonë të veçorive të baterisë për ta bërë karikimin më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të lehtë.
* Për të përfituar nga koha më e shkurtër e karikimit që mund të ofrojë karikuesi ynë i ri në bord, ju duhet të karikoni me një karikues 3-fazor. Koha e karikimit është paraprake dhe vjen nga vlerësimet dhe llogaritjet e kryera nga Volvo Cars dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Kini parasysh se koha e karikimit mund të ndryshojë dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e automjetit. Certifikimi i automjeteve në pritje.
* Për të përfituar nga koha më e shkurtër e karikimit që mund të ofrojë karikuesi ynë i ri në bord, ju duhet të karikoni me një karikues 3-fazor. Koha e karikimit është paraprake dhe vjen nga vlerësimet dhe llogaritjet e kryera nga Volvo Cars dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Kini parasysh se koha e karikimit mund të ndryshojë dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e automjetit. Certifikimi i automjeteve në pritje.
E projektuar për efikasitet pa u munduar.
Emetime të reduktuara të gazrave të shkarkimit
Përjetoni një udhëtim më të kujdesshëm me kombinimin e baterisë elektrike me distancë të gjatë përshkuese dhe motorit me benzinë me efikasitet të lartë, që ofron emetime të reduktuara të CO₂ krahasuar me ekuivalentët me benzinë.
Përgatituni për udhëtimin që ju pret
Caktoni destinacionin në sistemin e navigimit për udhëtime më të gjata në mënyrën e vozitjes Hybrid dhe automjeti do të përdorë si motorin elektrik ashtu edhe atë me derivate në mënyrën më efikase të energjisë për rrugën tuaj të zgjedhur.
Karikim me kosto efektive
Futeni në prizë dhe planifikoni karikim gjatë gjithë natës në shtëpi përmes Volvo Cars app për të përfituar nga tarifat më të ulëta të energjisë dhe për të ndihmuar në reduktimin e kostove të përdorimit.
Lidhuni me të ardhmen e vozitjes
Hiqni dorë plotësisht nga lëndët djegëse fosile për të zbuluar një vozitje me të përmirësuar tërësisht elektrike. Eksploroni përfitimet e automjeteve Volvo tërësisht elektrike.
E projektuar për siguri
Automjetet Volvo janë të pajisura me inovacionet e sigurisë më të mira në industri, duke ju lejuar që të jeni më të qetë në lëvizje. Eksploroni teknologjinë që ne zhvillojmë për t'ju ndihmuar të mbani veten dhe njerëzit tuaj të dashur të sigurt dhe të ndihmoni në mbajtjen e sigurt të personave të tjerë në rrugë.
Thjeshtoni udhëtimin tuaj
Përdorni potencialin e plotë të automjetit tuaj me ekrane dhe kontrolle intuitive që ju ndihmojnë të gjeni karikues publikë, të planifikoni karikimin, të caktoni paraprakisht klimën në kabinë dhe më shumë. Mësoni se si Volvo Cars app mund të thjeshtojë jetën në rrugë.
Çfarë dëshironi të dini për automjetet plug-in hybrid Volvo?
A kanë automjetet hibride kapacitet të lartë tërheqës?
Automjetet Volvo hibride me karikim ofrojnë kapacitet të madh të tërheqjes, veçanërisht falë AWD efikase. Kapaciteti maksimal i tërheqjes varet nga marka dhe modeli i automjeteti tuaj Volvo.
A duhet të karikohen automjetet hibride?
Po, të gjitha automjetet hibride duhet të karikohen, por vetëm hibridet me karikim mund të karikohen në pikat elektrike të karikimit në shtëpi dhe në rrugë. Bateritë në automjetet hibride pa karikim dhe ato plotësisht hibride mbështeten në karikimin e brendshëm përmes frenimit rigjenerues. Mësoni më shumë rreth karikimit.
A janë automjetet hibride të përshtatshme për distanca të gjata?
Automjtet hibride me karikim Volvo janë të projektuara për të udhëtuar distanca të gjata pa u shqetësuar për distancën përshkuese të baterisë. Fuqia e dyfishtë e motorit me djegie të brendshme dhe motorit elektrik siguron rritje të efikasitetit dhe performancës në distanca të gjata.
A janë të gjitha automjetet hibride automatike?
E gjithë flota jonë e automjeteve hibride me karikim ka ndërrues automatik.
Cili është ndryshimi midis automjeteve hibride pa karikim, hibride të plota dhe hibride me karikim?
Automjetet hibride pa karikim kanë një motor startues dhe gjenerator elektrik të kombinuar që mbështetin butësisht motorin me djegie të brendshme për të përdorur karburantin në mënyrë më efikase, por ato nuk mund të punojnë vetëm me energji elektrike. Ato përdorin startuesin dhe gjeneratorin të kombinuar për nisje të qeta dhe frenime ose ngadalësime të automjtetit, ndërsa rikuperojnë energjinë e frenimit për t'u ruajtur në një bateri të vogël 48 volt. Automjetet plotësisht hibride gjithashtu gjenerojnë fuqi baterie përmes frenimit rigjenerues, por ato kanë një bateri më të fuqishme. Kështu që ato mund të punojnë vetëm me energji elektrike për distanca të shkurtra ose në të njëjtën kohë me motorin me benzinë. Automjetet tona hibride me karikim janë projektuar me një bateri shumë më të madhe prej 400 voltësh dhe performancë më të mirë me opsionin e shtuar të modaliteteve të ndryshme të vozitjes. Kjo do të thotë se distanca tërësisht elektrike është akoma më e madhe dhe shumë shoferë mund ta përdorin automjetin e tyre vetëm me motorin elektrik. Bateria hibride me karikim karikohet kryesisht duke e vendosur në karikim në një kuti muri në shtëpi ose në një pikë karikimi publike. Por ajo mund të karikohet gjithashtu gjatë vozitjes përmes rigjenerimit të energjisë së frenimit.
Eksploroni kategoritë e tjera
Makinat SUV
Luks me hapësirën dhe performancën e një makine SUV premium, pa bërë kompromise.
Vetura
Stili dhe performanca përputhen me komoditetin luksoz dhe teknologjinë inteligjente.
Makinat SUV
Luks me hapësirën dhe performancën e një makine SUV premium, pa bërë kompromise.
Vetura
Stili dhe performanca përputhen me komoditetin luksoz dhe teknologjinë inteligjente.