Zgjedhja e furnizuesit: Qëndrueshmëria po aq e rëndësishme sa kostoja dhe cilësia

Ne i bëjmë thirrje furnitorëve tanë të na ndihmojnë që të përmbushim synimin tonë neutral ndaj klimës deri në vitin 2040 – tashmë qëndrueshmëria është po aq e rëndësishme sa kostoja dhe cilësia.

Makina elektrike hibride Volvo XC60 SUV e futur në prizë për karikim në oborrin e një banese.

Gjurma jonë e CO2 përfshin emetimet nga furnitorët tanë, kështu që ne po nxisim novacionin dhe bashkëpunimin.

“Ne gjithmonë fokusohemi te kostoja dhe cilësia. Tashmë, po përfshijmë qëndrueshmërinë edhe në negociata”, thotë Kerstin Enochsson, drejtuesja jonë e re e Prokurimeve. “Nuk do të mjaftojë që një furnizues të jetë vërtet i aftë në vetëm njërën prej këtyre tre fushave. Për të qenë partneri ynë, ata duhet t'i përmbushin të gjitha kërkesat."

Përmirësimet në kuadër të zinxhirit të furnizimit mund të përbëjnë një të katërtën e synimit tonë të përgjithshëm për të reduktuar gjurmën e CO2 për makinë me 40 përqind midis viteve 2018 dhe 2025.

Javier Varela, Drejtori ynë i Operacioneve Industriale dhe Cilësisë, thotë: "Emetimet nga baza jonë e furnizimit përfshihen në gjurmën tonë. Kjo është një fushë ku ne duhet të bëjmë përparim të konsiderueshëm në mënyrë që të arrijmë objektivat tona të emetimit të CO2 dhe të bëhemi një kompani neutrale ndaj klimës deri në vitin 2040."

Për shfrytëzuar momentin, ne kemi nisur negociatat për CO2 me rreth 20 furnizues strategjikë. Negociatat synojnë që t'i angazhojnë furnitorët që të reduktojnë emetimet e tyre të CO2 në mënyrë që të jenë në përputhje me objektivat tanë. Për më tepër, ne u kemi bërë thirrje furnitorëve që të na paraqesin ide dhe të propozojnë iniciativa të përbashkëta për qëndrueshmërinë.

“Ne gjithmonë fokusohemi te kostoja dhe cilësia. Tashmë, pjesë e negociatave është edhe qëndrueshmëria”

Kerstin Enochsson shpjegon: "Krahas integrimit të objektivave tona të qëndrueshmërisë në procesin e burimeve dhe vendimmarrjes, ne gjithashtu mbështesim furnitorët me trajnime përkatëse për t'i ndihmuar ata të rrisin kompetencën e tyre të qëndrueshmërisë."

Ne i dërguam këto mesazhe te rreth 2,000 pjesëmarrës nga furnitorë në mbarë botën në Dialogun tonë të Qëndrueshmërisë të vitit 2021 "E ardhmja e Zinxhirit të Furnizimit" – një seancë virtuale me pjesëmarrjen e Håkan Samuelsson, Javier Varela, Kerstin Enochsson dhe anëtarë të tjerë kyç të ekipit të Prokurimit.

"Përshtypjet nga furnitorët kanë qenë vërtet pozitive," thotë Kerstin. "Ne mendojmë se ka një nxitje të fortë për novacion dhe bashkëpunim."

Shpërndaje