Automjetet elektrike Volvo
Kenaqesine qe ju perjetoni nga vozitja. Pa emetime nga tubi shkarkues.
Të dizajnuara tërërisht elektrike. Gati për vozitjen e të së ardhmës
Drejtim i përmirësuar i makinës elektrike
Ne kemi planifikuar që së shpejti të zhvillojmë një flotë automjetesh që përmirësojnë elektrifikimin. Në vend që thjeshtë të përshtatim ato të mëparshmet, ne kemi projektuar dhe krijuar automjete elektrike që ofrojnë një mënyrë të re për të shijuar jetën në lëvizje.
Pjesë të jashtme të veçanta elektrike
Pjesët e jashtme të automjetit elektrik Volvo e çojnë stilin tonë të veçantë skandinav të projektimit në një drejtim mbresëlënës. Pjesët e jashtme janë të guximshme dhe bashkëkohore me mburoja elegante të kombinuara me ngjyra dhe me rrota të përshtatura ne mënyre aerodinamike dhe pasqyra anësore për efikasitet të përmirësuar.
Materiale të rinovueshme dhe të riciklueshme
Tapiceritë dhe dekori që kanë ambientet e brendshme të automjeteve tona elektrike aplikojnë materialet e rinovueshme dhe të riciklueshme në mënyra të reja elegante. Të transformuara në materiale premium, ato pasurojnë arkitekturën minimaliste të ambienteve të brendshme të kabinave tona luksoze.
Sistemet tona të shtytjes të gjeneratës së re dhe karikuesi i shpejtë i integruar janë projektuar për të ofruar më shumë distancë përshkuese me një karikim të vetëm dhe e bën çdo karikim më efikas.
Pranoni përkujtime automatike për karikimin gjatë udhëtimit kur bateria bie në 20 përqind. Ju gjithashtu mund të përkujtoheni kur nuk kyçeni në vendndodhjet e ruajtura të karikimit përmes Volvo Cars App.
Zgjidhni një stacion karikimi dhe automjeti juaj do të ngroh ose ftoh baterinë në një temperaturë optimale për karikim të shpejtë. Ju nuk keni nevoj të bëni asgjë. Rregullimi paraprak i baterisë është automatik kur automjeti juaj ka 20 përqind ose më shumë bateri.
Krijuar për vozitje elektrike më të sigurt.
Integroni lehtësisht karikimin në rutinën tuaj të përditshme me pak ndihmë nga automjeti juaj Volvo tërësisht elektrik.
Bateri inovative. Me teknologjinë më të fundit të energjisë
Bateri me siguri të avancuar
Përkushtimi ynë për sigurinë shtrihet edhe te bateritë e automjeteve elektrike. Kjo është arsyeja përse ne zhvillojmë dhe prodhojmë pakot e baterive dhe sistemet që përdorim në flotën tonë të automjeteve tërësisht elektrike. Duke përdorur Sistemet e Menaxhimit të Baterisë, ne gjithashtu monitorojmë dhe rregullojmë mënyrën se si bateritë funksionojnë gjatë përdorimit normal.
Prodhimi dhe riciklimi i baterisë
Bateritë janë pjesa përbërëse e automjeteve tona elektrike që ndotin me shumë me karbon. Duke menaxhuar të gjithë zinxhirin e vlerës së prodhimit dhe riciklimin, ne sigurohemi që prodhimi i baterive të jetë sa më i riciklueshëm të jetë e mundur dhe të shmangim që bateritë të përfundojnë në një vendgrumbullim në fund të jetës së tyre.
Garanci 8 vjeçare e baterisë
Automjetet e reja elektrike Volvo kanë një garanci të zgjatur të baterisë të vlefshme për 8 vite ose 160,000 km (cilado të ndodh më parë). Gjatë periudhës së garancisë, ne garantojmë 70 përqind gjendje të mirë, një tregues i kapacitetit të ruajtjes së energjisë nga bateria. Kjo nënkupton performance të garantuar të nivelt të lartë.
Veçori të përparuara sigurie
Vozitni lirshëm duke e ditur që automjeti juaj elektrik është pajisur me të rejat e avancuara të dedikuara për t'ju mbajtur ju dhe njerëzit tuaj të dashur të sigurt gjatë udhëtimieve.
Mos hamendësoni më në lidhje me karikimin
Mos u stresoni shumë për karikimin me Volvo Cars app. Ekranet dhe komandat e thjeshta ju ndihmojnë që të gjeni karikues publik, të kontrolloni statusin e karikimit, të planifikoni karikimin dhe jo vetëm. Mësoni më shumë rreth veçorive të aplikacionit që kursen kohën.
Çka dini për automjetet Volvo tërësisht elektrike?
Si funksionojnë automjetet elektrike?
Automjetet elektrike funksionojnë duke përdorur një bateri për të ruajtur energjinë elektrike që furnizon motorin elektrik. Motori e konverton energjinë për të vënë në lëvizje rrotat e automjetit. Automjetet elektrike nuk mbështeten në djegien e derivateve për të gjeneruar energji. Në vend të kësaj, marrin dhe ruajnë energjinë përmes karikimit dhe frenimit rigjenerues.
Si mund ta karikoj automjetin tim elektrik në shtëpi?
Ne rekomandojmë kutinë e murit të Volvo Cars. Ajo ofron karikim më të shpejtë dhe më efikas se sa një prizë e zakonshme muri.
Kutitë në mur kanë një mbajtës kablloje të integruar dhe një kabllo karikimi prej 5 metrash me një prizë të llojit 2 (IEC 62196), duke e bërë atë të përputhshme me të gjitha automjetet Volvo tërësisht elektrike.
Instalojeni kutinë tuaj të murit në ambiente të brendshme ose të jashtme. Ajo është rezistente ndaj ujit dhe ju mund të blini një bazament për të instaluar kutinë e murit aty ku nuk keni murë.
Lidhuni me kutinë e murit përmes Wi-Fi për të parë statusin e karikimit, planifikimin e karikimit dhe më shumë duke përdorur telefonin e mençur, kompjuterin ose tabletin tuaj.
Ndriçimi dinamik LED në pjesën e përparme të kutisë së murit përdor ngjyra të ndryshme për t'ju ndihmuar që të kontrolloni statusin tuaj të karikimit me një shikim të shpejtë.
Sa kohë duhet për t'u karikuar në shtëpi?
Kohët e karikimit varen nga disa faktorë, duke përfshirë pajisjen e karikimit që përdorni, nivelin fillestar të karikimit të baterisë dhe nivelin që kërkoni.
Ne rekomandojmë që ta mbani baterinë të karikuar mbi 20 përqind dhe ta karikoni deri në 90 përqind. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e kohës së karikimit (0 deri në 10 përqind dhe 90 deri 100 përqind kërkojnë më shumë kohë) dhe ndihmon në ruajtjen e gjendjes së baterisë.
Shijoni karikim të shpejtë dhe efikas në shtëpi me një kuti muri Volvo Cars. Insaloni tuajën në ambiente të brendshme ose të jashtme dhe përdorni Volvo Cars app për të programuar karikimin jashtë pikut kur tarifat e energjisë mund të jenë më të ulëta.
Sa kushton të karikosh një makinë plotësisht elektrike në shtëpi?
Kostot e karikimit të automjeteve elektrike ndryshojnë varësisht vendit ku jetoni dhe kohën kur karikoni. Sidoqoftë, vozitja e një automjeti tërësisht elektrik mund të sjellë kursime të konsiderueshme sepse karikimi elektrik zakonisht kushton më lirë se benzina ose nafta.
Ulni edhe më shume shpenzimet duke planifikuar karikmin në shtëpi kur tarifat e energjisë janë më të ulëta.
Në disa tregje, shoferët e automjeteve Volvo mund të përfitojnë nga zbritjet ekskluzive të karikimit në stacione publike. Mësoni më shumë rreth automjetit tuaj Volvo.
A ka ndonjë zbritje në pikat publike të karikimit për shoferët e Volvo?
Në shumë tregje, shoferët e automjeteve Volvo marrin zbritje për karikimin publik brenda rrjeteve partnere. Mësoni më shumë rreth zbritjeve për karikimin publik.
A ka Volvo Cars stacionet e veta të karikimit?
Disa diler tani kanë stacione të shpejta karikimi. Shijoni tarifa karikimi me zbritje kur zgjidhni një stacion karikimi Volvo.
Si më ndihmon automjeti të gjej pikën më të afërt të karikimit?
Përdorni konsolën qendrore të Volvo Cars app për të kërkuar në Google Maps për stacione karikimi në afërsi. Filtroni sipas disponueshmërisë, shpejtësisë së karikimit, rrjetit të karikimit dhe çmimit. Kur të keni zgjedhur një destinacion, do të drejtoheni hap pas hapi.
Në disa modele automjetesh, ju do të shihni nivelin e pritshëm të karikimit pas mbërritjes dhe bateria e automjetit tuaj do të rregullohet automatikisht paraprakisht. Kjo siguron që bateria të jetë në temperaturë optimale për karikim efikas.
Mundësohet aty ku ofrohen shërbimet e Google.
Cili automjet Volvo elektrik përshkon distancë më të gjatë?
EX90, automjeti jonë SUV tërësisht elektrik me 7 ulëse, ka distancën përshkuese më të gjatë elektrike deri në 600 km.*
*Shifrat janë paraprake dhe vijnë nga vlerësimet dhe llogaritjet e kryera nga Volvo Cars për Volvo EX90 dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Distanca e udhëtimit dhe konsumi i energjisë në kushte reale ndryshon varësisht mënyrës së vozitjes dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Koha e karikimit dallon dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e automjetit. Çertifikimi i automjeteve në pritje.
A kanë garanci bateritë e automjeteve tërësisht elektrike Volvo?
Kur blini një automjet të ri Volvo tërësisht elektrik, bateria juaj mbulohet nga një garancion 8 vjeçar ose 160,000 km, cilado të ndodh e para, kur automjeti dhe bateria mirëmbahen dhe përdoren sipas rekomandimeve të Volvo Cars.
A mund të zëvendësohet bateria?
Bateria dhe modulet e baterisë mund të zëvendësohen si çdo pjesë tjetër teknike e automjetit.
Cili është ndikimi i baterisë te siguria në rast aksidentit?
Bateria shton peshën e automjeteve tona elektrike me rreth 500 kg. Kjo ndryshon mënyrën se si një akisdent do të ndikonte te pasagjerët në automjet dhe tek automjetet e tjera të përfshira. Gjithashtu është e nevojshme që të mbrohen bateritë për të shmangur rrjedhjet e dëmshme pas një aksident. Duke shfrytëzuar një mori zgjidhjesh novatore të sigurisë, inxhinierët e Volvo Cars kanë projektuar automjete tërësisht elektrike që i dalin ballë këtyre sfidave.
Sa mirëmbajtje dhe shërbim nevojitet për një automjet Volvo tërësisht elektrik?
Motorët elektrik në automjetet tona tërësisht elektrike janë të izoluar përgjithmonë. Pa asnjë pjesë lëvizëse ose lëngje që duhet të rimbushen, ata nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Kjo do të thotë se nëse krahasohet me një automjet që ka motor me djegie të brendshme, automjetet Volvo tërësisht elektrik kanë nevojë për më pak mirëmbajtje.
A është gjurma e dioksid karbonit e ciklit të jetëgjatësisë së një automjeti Volvo tërësiht elektrike më e vogël se e një automjeti të ngjashëm me motor me djegie të brendshme?
Gjatë ciklit mesatar të jetëgjatësisë së një automjeti, gjurma e dioksid karbonit të një automjeti tërësisht elektrik (BEV) është më e vogël se sa ajo e një automjeti tradicional me motor me djegie të brendshme (ICE). Megjithatë, distanca që duhet përshkuar derisa një BEV të bëhet më pak ndotëse sesa një automjet ICE varet më së shumti nga mënyra se si gjenerohet elektriciteti që ushqen automjetin.
Nëse BEV-in tuaj e karikoni me energji të rinovueshme, do të duhet ta ngisni më pak për ta arritur atë pikë, krahasuar me atë nëse përdorni energji elektrike të gjeneruar nga lëndët djegëse. Ne ju inkurajojmë që ta furnizoni automjetin tuaj elektrike me energji elektrike nga burime të rinovueshme.
Ne jemi të përkushtuar për transparencë të plotë për sa i përket ndikimit të plotë të karbonit të automjeteve tona elektrike. Për disa nga automjetet tona tërësisht elektrike, disponohet një analizë e ciklit të jetëgjatësisë (LCA). Shikoni faqen e përshkrimit të produktit për automjetin Volvo tërësisht elektrik për të cilën jeni të interesuar për të mësuar më shumë.
Si mund ta di nëse bateria e autojetit është prodhuar në mënyrë të përgjegjshme për mjedisin dhe shoqërinë?
Volvo Cars është shumë i fokusuar në zinxhirin e furnizimit të lëndëve të para të baterive për të mundësuar burime të përgjegjshme. Në vitin 2019, ne nxorëm në treg blockchain për të mundësuar gjurmimin e kobaltit të përdorur në bateritë tona nga miniera në automjet. Që atëherë, fushëveprimi është zgjeruar për të përfshirë nikel, litium dhe gjurmimin e emetimeve të karbonit.
Ne gjithashtu kemi një program auditimi që mbulon furnizuesit e zinxhirit të furnizimit të baterive. Auditimet kryhen duke u mbështetur në Udhëzimin e Kujdesit të duhur të OECD-së për zinxhirët e furnizimit të përgjegjshëm të mineraleve nga zonat e prekura nga konflikti dhe me rrezik të lartë dhe standardit IRMA për kërkesat thelbësore të punimit me përgjegjësi në miniera ose skemave ekuivalente për miniera.
Rendimenti i qëndrueshmërisë është një faktor kryesor kur vlerësojmë dhe zgjedhim furnizuesit tanë. Ne monitorojmë vazhdimisht performancën e furnizuesve tanë ekzistues dhe punojmë me ta për të përmirësuar performancën e qëndrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve tona.
Lexoni më shumë në Volvo Car Group Code of Conduct for Business Partners dhe Volvo Car Group Annual and Sustainability Report (faqet 172 deri në 17).
Rruga alternative
Zgjidhni një hibrid me karikim për të kaluar në vozitje elektrike me një motor me djegie të brendshme si rezervë kur të keni nevojë.