Njoftimi ligjor
“Volvo Cars” kur përdoret më poshtë, përfaqëson ose Volvo Car Corporation, një prej disa subjekteve brenda grupit Volvo Car ose të gjithë grupin Volvo Car, sipas rastit.
Nuk ka garanci etj.
Edhe pse janë marrë të gjitha masat për të siguruar vërtetësinë e informacionit në këtë faqe interneti ("Faqja"),ai ofrohet "ashtu siç është". Në asnjë rast Volvo Cars nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e palëve të treta në mënyrë të drejtpërdrejtë, të tërthortë, ose si pasojë e çdo përdorimi të faqes, apo ndonjë hiperlidhje të ndonjë faqeje interneti, duke përfshirë, pa limitime, çdo fitim të humbur, ndërprerjeje të biznesit, humbje të programeve, humbje të dhënash ose ndonjë tjetër, edhe nëse Volvo Cars është këshilluar shprehimisht për mundësinë e dëmeve të tilla.
Çdo garanci dhe përfaqësim në faqen e internetit për produktet dhe shërbimet e Volvo Cars që ju blini ose përdorni do t'i nënshtrohen kushteve të rëna dakord në kontratën e atyre produkteve apo shërbimeve.
Informacioni në faqen e internetit mund të përmbajë pasaktësi teknike ose gabime tipografike. Informacioni në faqen e internetit mund të ndryshohet në çdo kohë pa lajmërim të mëparshëm. Për me tepër, ju lutemi të mbani mend se Volvo Cars ruan të drejtën të bëjë çdo lloj ndryshimi në produktet e tij, duke përfshirë çmimet.
Informacioni në faqen e internetit mund të përmbajë referenca për produktet dhe shërbimet e Volvo Cars që nuk janë publikuar ose të disponueshme në vendin tuaj. Këto referenca nuk nënkuptojnë që Volvo Cars synon të publikojë ose të bëjë të disponueshëm produkte dhe shërbime të tilla në vendin tuaj. Ju lutemi të mbani mend se disa produkte dhe shërbime mund të jenë të disponueshme vetëm me çmim ekstra dhe se disa nga informacionet në faqen e internetit mund të mos jenë të sakta për shkak të ndryshimeve në produkt që kanë ndodhur pas publikimit ose përditësimit të fundit në faqen e internetit. Ju lutemi të kontaktoni tregtuesin tuaj të Volvo Cars për detaje mbi disponueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve për ju.
Softuer specifik i disponueshëm në faqen e internetit
Për çdo softuer që mund të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar nga faqja e internetit ("Softueri") ka të drejtë autorësie Volvo Cars dhe/ose licencuesit e saj.
Përdorimi i Softuerit rregullohet nga kushtet e marrëveshjes së licencës së përdoruesit fundit, nëse ka, e që shoqëron ose përfshihet me Softuerin ("Marrëveshja e Licencës"). Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga Marrëveshja e Licencës, Softueri bëhet disponueshëm për shkarkim vetëm për përdorim nga përdoruesi fundit. Për më tepër, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga Marrëveshja e Licencës, Softueri mund të përdoret vetëm për qëllimin për të cilin është bërë i disponueshëm. Çdo riprodhim ose rishpërndarje e Softuerit në shpërputhje me Marrëveshjen e Licencës është e ndaluar shprehimisht dhe mund të rezultojë në dënime civile ose penale.
Nëse rastet që po, Softueri ka garanci vetëm në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së Licencës. Me përjashtim të rasteve kur mund të garantohet në Marrëveshjen e Licencës, Volvo Cars hedh poshtë të gjitha garancitë në lidhje me Softuerin, duke përfshirë të gjitha garancitë e nënkuptuara dhe kushtet e tregtueshmërisë, përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, titullin dhe mos-shkeljen.