Politika e privatësisë së klientit

Fushëveprimi dhe qëllimi

Kjo politikë është e aplikueshme në Përpunimin e të Dhënave Personale të klientit në të gjitha kompanitë përfshirë në  Volvo Car Group ("Volvo Cars", “jonë”, “ne” ose "neve"). Qëllimi i kësaj politike është t'u ofrojë klientëve tanë aktual, ish klientëve dhe atyre potencial (referuar bashkarish t si "klientët" ose "ju") një kuptim të përgjithshëm të:

  • Rrethanave nën të cilat ne mbledhim dhe përpunojmë të Dhënat tuaja Personale
  • Llojet e të Dhënave Personale që mbledhim
  • Arsyen pse ne mbledhim të Dhënat Personale
  • Si i përdorim të Dhënat tuaja Personale
  • Shpërndarjen e përgjegjësisë për Përpunimin të Dhënave Personale midis disa subjekteve juridike në Volvo Cars, dhe
  • Të dhënat tona të kontaktit që të mund të merrni informacion dhe të kërkoni të drejtat tuaja në lidhje përpunimin e të Dhënave tuaja Personale.

Kjo politikë përditësohet në mënyrë të vazhdueshme për të reflektuar masat e marra nga Volvo Cars në lidhje me të Dhënat tuaja Personale.

Kontrolluesi

Volvo Car Corporation (një subjekt juridik suedez me numër regjistrimi të shoqërisë 556074-3089) është Kontrolluesi në lidhje me Përpunimin e të Dhënave tuaja Personale për kërkimin dhe zhvillimin e modeleve aktuale të automjeteve, si edhe për shërbime të caktuara globale që i ofrohen klientin. Për më tepër Volvo Car Corporation është Kontrolluesi për çdo Përpunim të Dhënash Personale në lidhje me monitorimin e cilësisë së automjeteve dhe çdo kujtesë sigurie potenciale si edhe përmbushjen e kërkesave rregulluese.

Çdo kompani kombëtare shitjesh brenda Volvo Cars është në mënyrë të përgjithshme përgjegjëse për reklamimin, shitjet dhe marrëdhëniet me klientin si edhe shërbimet specifike në treg në tregun e tij. Kompania kombëtare e shitjeve është Kontrolluesi për Përpunimin e të Dhënave Personale për këto qëllime. Në tregjet pa kompani shitjesh kombëtare, importuesi ka të njëjtat përgjegjësi si kompania kombëtare e shitjeve. Për këtë arsye, importuesi është Kontrolluesi në këto raste. Volvo Cars kërkon me anë të kontratës që tregtarët dhe riparuesit e saj të bien dakord me rregullat që lidhen me mbrojtjen e të dhënave. Theksojmë se tregtuesit dhe riparuesit e Volvo Cars janë subjekte juridike të veçanta, dhe se ne përgjithësisht nuk jemi përgjegjës nëse këto tregtarë dhe riparues nuk ndjekin ligjet e zbatueshme. Nëse keni pyetje në lidhje me përdorimin e të Dhënave tuaja Personale nga ana e tregtuesit ose riparuesit, ju lutemi të kontaktoni drejtpërdrejt me këto të fundit.

Parimet e Përpunimit të të dhënave

Përpunimi i të dhënave tuaja personale përbën një pjesë të rëndësishme të ofrimit tonë të produkteve dhe shërbimeve tek ju. Ne e vlerësojmë besimin që na jepni kur na lejoni qasje në të dhënat tuaja personale, dhe e konsiderojmë privatësinë tuaj pjesë thelbësore të shërbimeve që ne ofrojmë. Në mënyrë që të ruajmë të Dhënat tuaja Personale ndërsa rrisim vlerën e klientit dhe ofrojmë eksperienca të përmirësuara dhe të sigurta të drejtimit të automjetit, ne i përmbahemi pesë parimeve të përgjithshme të mëposhtme.

Lirinë e zgjedhjes

Të Dhënat tuaja Personale ju përkasin ju. Ne përpiqemi të mos bëjmë hamendësime në lidhje me preferencat tuaja të privatësisë dhe synojmë të projektojmë shërbimet tona në mënyrë që ju të mund të zgjidhni nëse doni t'i ndani të Dhënat Personale me ne.

Baraspeshimi i interesave

Kur Përpunimi i të Dhënave tuaja Personale është i nevojshëm për ndjekjen e një interesi legjitim, dhe kur ky interes kundër peshon nevojën për të mbrojtur privatësinë tuaj, ne mund të përpunojmë disa të Dhëna Personale të caktuara pa marrë pëlqimin tuaj, në rastet kur kjo lejohet nga ligji. Në disa situata të tjera të caktuara, ne mund të përpunojmë të Dhënat tuaja Personale pa pëlqimin tuaj nëse kjo është në përputhje me ligjin në fuqi. Për më shumë informacion, shihni seksionin e "Pëlqimit" më poshtë.

Proporcionaliteti

Ne në Volvo Cars do të përpunomë të Dhënat Personale të klientëve tanë vetëm nëse është e përshtatshme, relevante dhe e nevojshme në funksion të qëllimit për të cilin është mbledhur. Ne synojmë t'i bëjmë të Dhënat tuaja Personale anonime kur një funksion ose shërbim mund të arrihet me të dhëna anonime. Nëse ne kombinojmë të Dhëna jo Personale anonime me të Dhënat tuaja Personale, ato do të trajtohen si të Dhëna Personale për sa kohë mbeten të kombinuara.

Transparenca dhe siguria

Volvo Cars beson në të qenit transparent në lidhje me çfarë të Dhënash Personale përpunojmë dhe me çfarë qëllime. Për ne është gjithashtu jetësore të mbrojmë të Dhënat tuaja Personale përderisa një nga vlerat thelbësore të Volvo Cars është që të mbrojmë atë që është e rëndësishme për ju. Me kërkesë të përdoruesit ,Volvo Cars ju siguron informacion të mëtejshëm lidhur me Përpunimin dhe mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pajtueshmëria ligjore

Politika e Volvo Cars është të jetë në përputhje me ligjin në fuqi, rregullat dhe rregulloret që rregullojnë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në cilindo prej shteteve ku ne operojmë. Kur të jetë e nevojshme, ne ndryshojmë Përpunimin e të Dhënave tuaja Personale siç përshkruhet në këtë politikë për të siguruar përputhshmërinë ligjore.

Të Dhënat Personale që Volvo Cars mbledh për ju dhe automjetin mund të përdoren për:

  • t'ju ofruar produkte dhe shërbime, duke përfshirë verifikimin e përshtatshmërisë suaj për blerje dhe shërbime të caktuara, si dhe për t'ju ofruar oferta dhe përvoja të përmirësuara;
  • t'ju informuar gjithashtu për përditësime, ose ndryshime në produktet dhe shërbimet tona duke përfshirë por duke mos u limituar në ndryshimet në kushtet dhe politikat;
  • t'ju informuar në produkte të reja, shërbime dhe organizime;
  • t'ju ofruar mbështetje automjeti dhe shërbime (shërbim garancie, informacion mbi recall, etj.);
  • qëllime të zhvillimi të produktit, për shembull për të përmirësuar performancën e automjetit, cilësinë dhe sigurinë;
  • të vlerësuar dhe përmirësuar komunikim atë që i ofrojmë klientit;
  • të rënë dakord me kërkesat ligjore ose kërkesat e autoriteteve ligjore;
  • t'ju informuar në lidhje me produktet dhe shërbimet tona dhe për të identifikuar ato që mund t'ju interesojnë ju;
  • të bërë kërkime të tregut; dhe
  • analiza me qëllim profilizimin e klientit (përfshirë ato online dhe sociale) të bëra nga ne dhe furnizuesit tanë të zgjedhur.

Përkufizime që mund t'ju shërbejnë

Volvo Cars përdor përkufizimet e mëposhtme në këtë politikë:

  • "Kontrollues" është një person juridik ose fizik, autoritet publik, agjenci ose organ tjetër i cili, i vetëm ose në bashkëpunim me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mjetet e Përpunimit të të Dhënave      Personale;
  • "Përpunues" është një person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose organ tjetër i cili përpunon të dhëna personale për llogari të kontrolluesit;
  • "Të Dhëna Personale" janë çdo informacion i lidhur me çdo person fizik të identifikuar ose jo (subjekt të dhënash); një person fizik i identifikueshëm është një person i cili mund të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, në veçanti duke ju referuar një identifikuesi si një emër, numër identifikimi, të dhënave të vendndodhjes, një identifikuesi online apo një ose më shumë faktorëve specifik fizik, fiziologjik, gjenetik, psikologjik, ekonomik ose identitet social të atij personi fizik;
  • "Përpunim" është çdo operim ose seri operacionesh që kryhet mbi të Dhëna Personale ose një sërë të Dhënash Personale me anë të mjeteve të autorizuara ose jo, si mbledhja, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja dhe ndryshimi, marrja, konsultimi, përdorimi, përhapja me anë të transmisionit, shpërndarja ose bërja e disponueshme e tyre në ndonjë mënyrë tjetër, lidhja ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi;
  • "Të Dhënat Personale Sensitive" janë të Dhëna Personale që përmbajnë informacion për racën ose etnitetin, mendimet politike, besimet fetare ose filozofike, ose anëtarësinë në sindikata, dhe Përpunimin e të dhënave gjenetike, biometrike me qëllim identifikimin unik të një personi fizik, të dhëna që lidhen me shëndetin ose jetën seksuale të një personi ose orientimin seksual.

Mbledhja e të dhënave

Ju mund të na ofroni informacion për ju ose automjetin tuaj gjatë përdorimit të shërbimeve të Volvo Cars brenda ose jashtë mjetit ose në kontaktet e tjera me Volvo Cars, për shembull përmes faqes tonë të internetit ose qendrat e klientëve (në këtë kontekst, ju lutemi mbani mend se telefonatat mund të regjistrohen, me pëlqimin tuaj, për qëllime të garantimit të cilësisë). Ne mund t'i marrim këto të dhëna gjithashtu nga tregtues të autorizuar dhe palë të treta të tjera. Këto të dhëna mund të përfshijnë:

  • informacionin tuaj të kontaktit (emrin, adresën, numrin e telefonit, adresën e emalit, etj.);
  • informacionin demografik (moshën, statusin civil, përbërjen familjare, etj.);
  • informacion për automjetin (numrin e identifikimit të automjetit (VIN), modeli, data e blerjes, historia e shërbimit, etj.);
  • të dhënat e vendndodhjes të gjeneruar nga aktivitetet tuaja (distanca e navigatorit, pyetjet e kërkuara, ndarja e vendndodhjes, etj.); dhe
  • të dhënat që kanë të bëjnë me blerjen dhe përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona (preferencat dhe cilësimet e klientit, historikun e blerjeve, Volvo ID, etj.).

Automjeti juaj gjithashtu do të mbledhë automatikisht të dhëna në lidhje me automjetin dhe rrethanat e tij, kryesisht të natyrës teknike dhe që nuk lidhen drejtpërdrejt me ju si person. Të dhëna të tilla ("Të dhëna të regjistruara nga automjeti") janë të lidhura zakonisht me numrin e identifikimit të mjetit (VIN) dhe mund të gjurmohen tek ju. Të dhënat e regjistruara nga automjeti mund të përfshijnë:

  • informacion për sigurinë (nëse airbagët ose tensionuesit e rripit janë aktivizuar, nëse dyert dhe dritaret janë të kyçura ose të hapura, etj.);
  • statusi i funksionalitetit të sistemit (motori, valvula, timoni dhe frenat, etj.);
  • të dhënat e drejtimit të automjetit (shpejtësia e automjetit, përdorimi i pedales së frenave dhe gazit, lëvizja e timonit, etj.);
  • të dhënat e vendndodhjes (pozicioni i automjetit në rast aksidenti, etj.); dhe
  • të dhënat e rrethanave (temperatura jashtë automjetit, fotot, etj.).

Informacion për disa të dhëna të caktuara të regjistruara nga automjeti përfshihet gjithashtu në Manualin e Pronarit.

Ne jemi veçanërisht të kujdesshëm dhe zbatojmë masa shtesë nëse dhe kur mbledhim dhe përpunojmë të Dhëna Personale Sensitive, siç kërkohet nga ligji në fuqi. Për shmangien e dyshimit, nënvizohet se ligji në fuqi mund të kërkojë që të dhëna të tjera të trajtohen gjithashtu si të Dhëna Personale Sensitive.

Vini re

Aty ku është praktike në mënyrë të arsyeshme ose kërkohet nga ligji në fuqi, ne, në lidhje me mbledhjen ose regjistrimin e të dhënave tuaja Personale, do t'ju ofrojmë (i) informacion specifik në lidhje me qëllimet e përpunimit të të Dhënave tuaja Personale, (ii) identitetin e Kontrolluesit, (iii) identitetet e palëve të treta me të cilat mund të ndahen të dhënat (iv) informacione të tjera që mund të jenë të nevojshme për të siguruar që ju jeni në gjendje të mbroni të drejtat tuaja. Informacioni i mësipërm mund të jepet, për shembull, kur blini një automjet, në sistemin e informacionit dhe argëtimit të automjetit, në aplikacionet celulare të zhvilluara nga Volvo Cars, në www.volvocars.com ose ndryshe në një marrëveshje që lidhni me Volvo Cars.

Pëlqimi

Aty ku është praktike në mënyrë të arsyeshme ose kërkohet nga ligji në fuqi, ne do të marrim pëlqimin tuaj para se të mbledhim ose përdorim të Dhënat tuaja Personale. Kërkesa për pëlqimin tuaj do të jetë e qartë dhe specifike dhe do t'ju sigurojë një bazë të arsyeshme mbi të cilën të merrni një vendim. Ne nuk do ta marrim asnjëherë për të mirëqenë pëlqimin tuaj. Por, do të sigurohemi që ju të mund të jepni pëlqimin tuaj në mënyrë të qartë dhe transparente. Pëlqimi juaj është vullnetar dhe gjithmonë mund të tërhiqet, për shembull duke përfunduar një shërbim ose duke kontaktuar Volvo Cars në adresën e dhënë në seksionin e mëposhtëm për "Informacionin dhe qasjen". Nëse nuk jepni pëlqimin tuaj, mund të mos jetë e mundur që të përdorni shërbime ose pjesë të tyre.

Mbledhja dhe Përpunimi i të Dhënave Personale pa pëlqim

Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave të regjistruara nga automjeti mund të jetë e nevojshme për (i) teknikët që të diagnostikojnë dhe korrigjojnë defektet në automjete gjatë shërbimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve, (ii) për zhvillimin e produktit të Volvo Cars, për shembull përmirësimet e cilësisë së automjeteve dhe veçoritë e sigurisë, (iii) për administrimin e ndërmarrjeve të garancisë së Volvo Cars dhe (iv) përmbushjen e kërkesave ligjore. Për mbledhjen ose përdorimin e të dhënave të regjistruara nga automjeti për këto qëllime, dhe për interesa legjitim të ngjashëm të ndjekur nga Volvo Cars, ne përgjithësisht nuk do të kërkojmë pëlqimin tuaj, përveç rasteve kur kërkohet në rastin specifik ose kërkohet nga ligji në fuqi.

Aplikimet e palëve të treta

Ju mund të keni qasje në aplikime dhe shërbime të tjera të lidhura me automjetin por të ofruara nga një palë e tretë, e cila mundet, për shembull, të kërkojë transmisionin e të dhënave të vendndodhjes dhe të dhëna të tjera të regjistruara nga automjeti drejt kësaj pale të tretë. Volvo Cars nuk mban përgjegjësi për mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave Personale në aplikacionet e ofruara nga një palë e tretë, dhe ju rekomandon që të rishikoni termat e zbatimit për (dhe çdo politikë integriteti që lidhet me) aplikime ose shërbime të tilla përpara se t'i përdorni. Nëse keni pyetje në lidhje me përdorimin e të Dhënave tuaja Personale nga një palë e tretë, ju lutemi të kontaktoni drejtpërdrejt me palën e tretë.

Transfertat ndërkombëtare

Volvo Cars mund të transferojë të Dhënat tuaja Personale drejt marrësve jashtë Zonës Ekonomike Evropiane që mund të kenë ligje të ndryshme për mbrojtjen e të dhënave. Këtu përfshihen shtete të cilat Komisioni i Bashkimit Evropian nuk i konsiderohen të kenë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të Dhënave Personale. Nëse kjo ndodh, Volvo Cars do të sigurojë që të ketë një bazë ligjore për transfertën në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Ju do të informoheni gjithashtu për atë bazë ligjore, çfarë masash janë zbatuar, dhe ku mund të merrni një kopje të informacionit për këto masa.

Përdorimi i të dhënave

Për shumicën e veprimeve të Përpunimit, ju mund të na ndaloni të përdorim të Dhënat tuaja Personale duke përditësuar preferencat tuaja, duke përfunduar një shërbim të caktuar, duke tërhequr pëlqimin e Përpunimit duke kontaktuar Volvo Cars në adresën e dhënë në seksionin e mëposhtëm "Informacioni dhe qasja" ose siç mund të udhëzoheni ndryshe nga ne. Megjithatë, përveç rasteve që kërkohet ndryshe nga ligji në fuqi, përgjithësisht nuk mund të tërhiqeni nga Përpunimi i të Dhënave tuaja Personale:

  • në lidhje me disa veprime mbledhje dhe Përpunimi të mëtejshëm të dhënave të regjistruara nga automjeti që kanë të bëjnë me sigurinë, cilësinë dhe përmirësimin e produktit;
  • që ne e bëjmë në mënyrë që t'ju dërgojmë njoftime të rëndësishme, si ndryshime në kushtet dhe politikat tona ose në rastin e tërheqjeve të produktit nga tregu; dhe
  • ato që kryejmë për të përmbushur detyrimet tona ligjore.

Ruajta

Ne do t'i ruajmë të Dhënat tuaja Personale për sa kohë do të jetë e nevojshme për të përmbushur qëllimet e theksuara në këtë politikë ose për qëllime për të cilat ju jeni informuar. Kjo do të thotë se kur ju të keni dhënë pëlqimin tuaj për Përpunimin e të Dhënave tuaja Personale nga ana jonë, ne do t'i ruajmë këto të dhëna për sa kohë zgjat marrëdhënia me klientin (dhe, ku është e mundur, deri në skadimin e periudhës së garancisë) ose derisa ju të tërhiqni pëlqimin tuaj. Pavarësisht se ju e keni tërhequr pëlqimin tuaj, ne mund të ruajmë të Dhëna Personale të caktuara për periudhën e kërkuar në mënyrë që të përmbushim detyrimet tona ligjore dhe të mbrohemi në mosmarrëveshje ligjore. Nëse ne nuk marrim pëlqimin tuaj për Përpunim, të Dhënat Personale do të ruhen vetëm për periudhën që lejohet nga ligji.

Cilësia e të dhënave

Kur ne përpunojmë të Dhënat tuaja Personale, ne synojmë që të sigurojmë se ato janë të sakta dhe të përditësuara. Ne përpiqemi të fshijmë ose korrigjojmë të Dhënat Personale që janë jo të sakta ose jo të plota. Për më shumë informacion në lidhje me të drejtën tuaj për të siguruar saktësi në të Dhënat tuaja Personale të ruajtura nga ne, ju lutemi të shihni seksionin e mëposhtëm për "Informacionin dhe qasjen".

Informacioni dhe qasja

Siç thuhet në seksionin e mësipërm "Vini re", ne mund t'ju japin informacion specifik në lidhje me Përpunimin e të Dhënave tuaja Personale kur mbledhim ose regjistrojmë këto të dhëna. Ju keni të drejtë të kërkoni (i) një kopje të të Dhënave Personale që ne ruajmë në lidhje me ju, (ii) që ne të korrigjojmë ose fshijmë të Dhëna Personale që ju i mendoni jo të sakta, dhe (iii) që të Dhënat tuaja Personale të fshihen dhe përpunimi i të Dhënave tuaja Personale nga ana jonë të kufizohet në disa rrethana të caktuara. Përveç kësaj, ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin tonë të të Dhënave tuaja Personale, si dhe të merrni të Dhënat tuaja Personale, të cilat ju na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makineri dhe t'i transmetoni ato te një Kontrollues tjetër .

Kërkesat duhen dërguar në subjektet juridike të përmendur në fund të këtij dokumenti. Kërkesat tuaja do të trajtohen në mënyrë të shpejtë dhe të përshtatshme. Në rastet kur ligji në fuqi parashikon një tarifë administrative për trajtimin e kërkesës(ve), kjo tarifë mund të kërkohet nga Volvo Cars. Për më tepër, ju mund të keni një qasje të drejtpërdrejtë në të Dhënat Personale që keni ofruar dhe që mbahen nga Volvo Cars, si edhe të korrigjoni ose përditësoni informacionin tuaj, duke hyrë në portalin e klientit të Volvo Cars, ose në një shërbim të ngjashëm që mund të ofrohet në tregun tuaj. Për më shumë informacion mbi të drejtat tuaja ju lutemi të kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju lutemi të shikoni detajet për Zyrtarin e Mbrojtjes së të Dhënave në fund të këtij dokumenti.

Siguria

Volvo Cars ka marrë masa teknike dhe organizatore në mënyrë që të mbrojë të Dhënat tuaja Personale kundrejt shkatërrimit aksidental ose të jashtëligjshëm, ndryshimit ose humbjes aksidentale, përhapjes ose qasjes së pa autorizuar ose ndonjë lloj tjetër Përpunimi të jashtëligjshëm.

Përhapja tek palët e treta

Volvo Cars mund të ndajë të Dhënat tuaja Personale:

  • me njësitë e Volvo Cars;
  • me tregtuesit dhe riparuesit e autorizuar të Volvo Cars, me qëllim shpërndarjen e ofertave për produkte dhe shërbime si edhe komunikimeve tek ju; me partnerë të tjerë të biznesit me qëllim shpërndarjen e ofertave për produkte dhe shërbime si edhe komunikimeve tek ju për qëllime kërkimi dhe zhvillimi;
  • në lidhje me shitjen ose transferimin subjektit Volvo Cars ose aseteve të tij;
  • nëse kërkohet nga ligji, për shembull në lidhje me një kërkesë të qeverisë, mosmarrëveshje ose tjetër proces ligjor apo kërkesë;
  • kur ne, me mirëbesim, besojmë se përhapja është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona, për shembull për të hetuar shkeljet e mundshme të kushteve tona ose për të gjetur, parandaluar ose zbuluar mashtrimet ose çështje të tjera të sigurisë
  • me partnerë të tjerë biznesi ose palë të treta prej të cilëve ju keni zgjedhur të merrni një shërbim dhe i keni autorizuar që të kërkojnë të dhëna nga Volvo Cars, (për shembull, për Volvo In-car Delivery);
  • me ofruesit tanë të produktit dhe shërbimeve të cilët punojnë për ne në lidhje me përdorimet e mësipërme, si ofruesit e shërbimit wireless, kompanitë që mbajnë dhe operojnë faqen tonë të internetit, dërgojnë komunikime, kryejnë analizimin e të dhënave, proceduesit e kartave të kreditit, ose ofruesit e sistemit të nevojshëm për përpunimin, ruajtjen, ose menaxhimin e informacionit financiar ose të kartave të kreditit; dhe
  • me ofruesit e shërbimeve të emergjencës, si autoritetet ligjzbatuese, ofruesit e ndihmës në rrugë, dhe ofruesit e shërbimit të ambulancës, në mënyrë që të kryhen shërbimet e duhura (për shembull Mbështetjen e Urgjencës Volvo On Call).

Një subjekt Volvo Cars që është kontrolluesi i të Dhënave tuaja Personale, si rregull i përgjithshëm, do t'i ndajë të Dhënat tuaja Personale me një palë të tretë vetëm nëse ka marrë pëlqimin tuaj për ta bërë këtë. Megjithatë, nëse lejohet nga ligji ne mund t'i ndajmë të Dhënat tuaja Personale pa pëlqimin tuaj, përveç rastit kur ne e konsiderojmë pëlqimin tuaj të nevojshëm në rastin specifik ose kur pëlqimi juaj kërkohet me ligj, në situatat e mëposhtme:

  • kur shpërndarja kërkohet me ligj; dhe
  • kur shpërndarja është e nevojshme me qëllimin ndjekjen e një interesi legjitim nga Volvo Cars (si për shembull, për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, siç përshkruhet më lart).

Përpunimi i të dhënave nga ana jonë

Ne e kufizojmë qasjen në të Dhënat tuaja Personale në Volvo Cars tek punonjësit dhe ofruesit që kanë nevojë të përdorin informacionin tuaj për ta përpunuar për ne, të cilët kërkohen vazhdimisht të mbajnë të Dhënat tuaja Personale të sigurta dhe konfidenciale. Ne synojmë të zgjedhim opsionin e shërbimeve të Përpunimit që do të ruajë me së miri integritetin e të Dhënave tuaja Personale kundrejt çdo pale të tretë. Disa nga këto aktivitete përpunimi do të kryhen jashtë ZEE-së nën një bazë ligjore specifike të kërkuar nga ligji kombëtarë.

Reklamimi

Ne nuk do të shesim ose këmbejmë të Dhënat tuaja Personale me palë të treta, përveç rastit kur kemi pëlqimin tuaj për ta bërë këtë. Ne nuk do të ndajmë të Dhënat tuaja Personale me palë të treta për qëllime reklamimi, përveç rastit kur ne kemi marrë pëlqimin tuaj për të bërë diçka të tillë. Nëse ju e keni dhënë pëlqimin, por dëshironi të ndaloni marrjen e materialeve reklamuese nga një palë e tretë, ju lutemi të kontaktoni drejtpërdrejt me palën e tretë në fjalë. Ne mund t'ju japim informacion mbi produkte të reja, shërbime, ngjarje ose aktivitete të ngjashme reklamuese. Nëse dëshiroi të anuloni pajtimin për një lajmërim të caktuar me email ose një komunikim të ngjashëm, ju lutemi të ndiqni udhëzimet në komunikimin përkatës. Ju gjithashtu mund të përdorni llogarinë në portalin Volvo Cars, ose një shërbim të ngjashëm të ofruar në tregun tuaj vendas, për t'u tërhequr nga disa lloje specifike komunikimi nga Volvo Cars dhe të ndryshoni preferencat e pranuara më parë.

Faqet e internetit dhe "cookies"

Zakonisht, ju mund të vizitoni faqet e internetit të Volvo Cars pa na treguar se kush jeni ose pa dhënë asnjë informacion për veten tuaj. Megjithatë, që ne të mund t'ju ofrojmë disa shërbime ose oferta të caktuara, shpesh herë na duhet të regjistrojmë disa përbërës të caktuar të të Dhënave Personale si emrin tuaj dhe adresën e emalit. Ne gjithashtu mund të mbledhim (me anë të "cookies") informacion anonim për mënyrën se si i keni përdorur faqet tona të internetit para regjistrimit. Ky informacion do të na ndihmojë ne të përmirësojmë faqet tona të internetit ose reklamimin. Të gjitha faqet e internetit të Volvo Cars të hapura për klientët tanë, përfshijnë informacion në lidhje me përdorimin e "cookies". Për disa shtete ekziston edhe një procedurë online për pranimin ose refuzimin e "cookies". Për më shumë informacion në lidhje me përdorimin e "cookies", ju lutemi të konsultoni informacionin vendas në lidhje me "cookies" të publikuara për vendin tuaj në  www.volvocars.com.

Aplikacionet

Kur ju shkarkoni ose regjistroheni për të përdorur një nga aplikacionet tona, ju mund jepni të Dhëna Personale si emrin tuaj, adresën e emalit, numrin e telefonit dhe informacione të tjera regjistrimi. Gjithashtu, kur përdorni aplikacionet tona, ne mund të mbledhim disa informacione të caktuara automatikisht, duke përfshirë informacionin teknik lidhur me telefonin tuaj celularë, dhe informacionin për mënyrën se si përdorni aplikacionin. Në varësi të aplikacionit që përdorni dhe vetëm pasi të kemi marrë pëlqimin tuaj, ne mund të mbledhim gjithashtu informacion të ruajtur në pajisjen tuaj, duke përfshirë informacionin e kontaktit, informacionin e vendndodhjes ose përmbajtje të tjera digjitale. Detaje të mëtejshme për llojin e informacionit që ne mbledhim mund të gjendet në njoftimin për informacionin dhe/ose në njoftimin e veçantë për secilin aplikacion.

Shërbimet dhe aplikacionet e palëve të treta

Disa aplikacione të palëve të treta të cilat ju i shkarkoni, janë të para-instaluara ose në të cilat mund të regjistroheni mund të kenë kushte të veçanta dhe politika privatësie që zbatohen pavarësisht politikës tonë të privatësisë. Volvo Cars nuk është përgjegjës për përdorimin e të Dhënave Personale në aplikacione apo shërbime nga një palë e tretë. Ne ju rekomandojmë të lexoni me kujdes kushtet e përdoruesit dhe politikën e privatësisë të secilit shërbim nga një palë e tretë ose aplikacion para se të regjistroheni në to, t'i shkarkoni, ose t'i përdorni. Ne gjithashtu ju rekomandojmë të shikoni për zgjedhjet dhe kontrollet e privatësisë në aplikacionet e palëve të treta pasi t'i keni shkarkuar.

Fëmijët

Shërbimet tona nuk janë të synuara për përdorim nga fëmijë. Ne nuk kërkojmë ose mbledhim me dijeninë tonë të Dhëna Personale për fëmijë nën moshën 13 vjeç dhe nuk u tregtojmë atyre produktet ose shërbimet tona. Nëse një fëmijë na jep ne të Dhëna Personale, një prind ose kujdestar i atij fëmije mund të na kontaktojë që ne të fshijmë atë informacion nga regjistrat tanë. Nëse besoni se ne kemi informacion të një fëmije nën moshën 13 vjeç, ju lutemi të na kontaktoni. Nëse mësojmë se në mënyrë të paqëllimshme kemi mbledhur informacion personal për një fëmijë nën moshën 13 vjeç, ose moshën ekuivalente minimale në varësi të juridiksionit, ne do të ndërmarrim hapa për ta fshirë atë informacion sa më shpejt që të jetë e mundur.

Monitorimi

Si pasojë e kërkesave ligjore, ne na duhet të monitorojmë se si funksionon sistemi ynë, duke përfshirë automjetet që kemi prodhuar. Kjo do të thotë se ne mbledhim mostra të dhënash nga këto automjete.

Paraqitja e ankesës tek autoriteti mbikëqyrës

Paraqitja e ankesës tek autoriteti mbikëqyrës Nëse keni mendimin se ne po i përpunojmë të dhënat tuaja personale në dhunim të ligjeve dhe rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit tuaj mbikëqyrës.

Detajet e kontaktit

Për të ushtruar të drejtën tuaj për të pasur informacion ose për t'u qasur në të dhënat tuaja , ju lutemi të përdorni detajet e mëposhtme të kontaktit. Volvo Car Corporation, Për: Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave, SE-405 31 Gothenburg, Suedi.

Përfaqësuesi i mbrojtjes së të dhënave

Volvo Cars ka përcaktuar një Oficer për Mbrojtjen e të Dhënave për Grupin i cili mund të kontaktohet me anë të emalit ose me postë në adresat e mëposhtme:

Adresa e emalit: globdpo@volvocars.com.

Adresa postare: Adresa postare: Volvo Car Corporation, Kujdes: The Data Protection Officer, avd 50092, VAK, 405 31 Göteborg, Sweden.