Rregullat e Mediave Sociale
Komentet nga komuniteti nuk reflektojnë domosdoshmërish opinionin për Volvo Cars, dhe as Volvo Cars nuk konfirmon vërtetësinë e tyre.
Në përputhje me Kushtet e platformës, kodet e industrisë së praktikës dhe angazhimit tonë ndaj komunitetit të Volvo Cars, ne gjithmonë rezervojmë të drejtën për të fshirë komentet dhe ngarkimet negative, profane dhe jo të përgjegjshme nga ana shoqërore dhe të bllokojmë përdoruesit që janë vazhdimisht negativë.
Konkretisht, ne nuk tolerojmë komente të tilla:
- Abuzive, ngacmuese, përndjekëse, kërcënuese ose që sulmojnë të tjerët
- Shpifëse, fyese, të turpshme, vulgare ose që përshkruajnë dhunë
- Me gjuhë urrejtje drejtuar racës/etnitetit, fesë, gjinisë, kombësisë ose besimit politik
- Mashtruese, hileqare, keq informuese ose të jashtëligjshme
- Tallëse ose që pengojnë qëllimisht diskutimin
- Që dhunojnë të drejtat e pronësisë intelektuale
- Me natyrë bezdisëse
- Ngarkimin e dosjeve që mund të përmbajnë viruse ose programe që mund të dëmtojnë funksionimin e kompjuterëve të personave të tjerë
- Kërkesat tregtare ose kërkesat për dhurime
- Mashtrimin me anë të linkut (ndërthurjen e një linku në postimin tuaj për të tërhequr trafik në sajtin tuaj)